Errët
Ndritshëm

Tri raste të dhunës në familje të enjten në Kosovë

Dhuna në familje konsiderohet vepër penale. Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh për kryerësit e kësaj vepre dënim me gjobë dhe me burgim deri në tri vite.
26.01.2024
Auto Auto Dhuna148836998214953587721515231185

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Kaçanik dy burra, sipas policisë babë e bir, kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se janë përleshur mes vete.

Pas intervistimit, prokurori i rastit të kësaj ngjarje kishte vendosur për t’i liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Klinë, dyshohet se një burrë ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur gruan e tij. I dyshuari gjendet në arrati.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë, nën dyshimin se i dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Prokurori ka vendosur që të dyshuarin ta dërgojë në mbajtje.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës (KPRK) i cili ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2019, në kuadër të
kapitullit të veprave penale kundër martesës dhe familjes, e ka përcaktuar dhunën në familje si
vepër të veçantë penale në kuadër të nenit 248, duke paraparë dënim me gjobë dhe me burgim
deri në tri vite.

Errët
Ndritshëm