Errët
Ndritshëm

Xhaferi, nga kryekuvendar në Kryeministër të Maqedonisë së Veriut

26.01.2024
Talati Kryeminister

Ani pse gazetarët e bën shumë nervoz me pozicionimin e tyre kjo nuk ndikoi fare që Xhaferi të ia uroj postin kryetarit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut,Jovan Mitreskit.

Talat Xhaferi i uroj fat e suksese ne postin e ri Jovan Mitreksit duke iu drejtuar madje me këto fjalë:

” I dashur Jovan suksese, shëndet dhe mbarësi në të gjitha aspektet personale, familjare, politike, partiake institucionale”.

Pas lëshimit të postit si i pari i Kuvendit, Xhaferi tashmë ka njoftuar se e ka pranuar mandatin për tu emëruar Kryeministër i Maqedonisë Veriore.

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.

Errët
Ndritshëm