Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka dhënë vendimin e saj në kërkesën e Afrikës së Jugut për gjenocidin që Izraeli po e ushtron në Rripin e Gazës.
Gjykata tha, ndër të tjera, se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim. Raporton Al Jazera.
Duke folur në shkallët e selisë së GJND-së, Naledi Pandor, ministrja e marrëdhënieve ndërkombëtare të Afrikës së Jugut, u ka thënë gazetarëve se Izraelit do t’i duhet të ndalojë luftimet në Gaza nëse dëshiron t’u përmbahet urdhrave të gjykatës së lartë të OKB-së.
“Si mund të ofroni ndihmë e ujë pa armëpushim?” tha Pandor. “Nëse e lexoni urdhrin, është e nënkuptuar se duhet të ndodhë një armëpushim”, shtoi ajo.

Që nga 7 tetori, Izraeli ka vrarë të paktën 26,083 njerëz dhe ka plagosur 64,487 të tjerë, sipas zyrtarëve në Gaza. Mijëra të tjerë janë të zhdukur nën rrënoja, shumica prej tyre supozohet se kanë vdekur.