Errët
Ndritshëm

Dy zyrtare policore dyshohen se u sulmuan fizikisht brenda stacionit policor në Mitrovicë të Jugut

25.01.2024
Policia E Kosoves 720x405

Dy gra përderisa kanë qenë në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut, dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku”, më 24 janar rreth orës 07:40.

Policia ka njoftuar se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse të dyshuarat janë intervistuar.

Pas intervistimit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, kurse e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

Rasti është trajtuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Errët
Ndritshëm