Errët
Ndritshëm

Dukagjini mposhtet thellë nga Oboloni ukrainas

25.01.2024
Uk1706193281

Dukagjini i elitës së futbollit të Kosovës ka pësuar disfatë të thellë në miqësoren e tretë në Antalia të Turqisë, të zhvilluar të enjten gjatë ditës.

Dukagjini pësoi disfatë 4:1 nga skuadra Obolon Kiev, që bën gara në Premier Ligën e Ukrainës.

Në pjesën e parë për skuadrën ukrainase shënuan Maksyn Hrysio dhe Oleg Vishnevskyi.

Për 2:1 në pjesën e dytë nga penalltia për skuadrën e Dukagjinit realizoi Bujar Shabani.

Dy golat tjerë për ukrainasit u shënuan Rostyslav Taranukha dhe Serhiy Sukhanov.

Errët
Ndritshëm