Sot do të luhet finalja e Champions League: INTER – PSG. Kush do ta fitojë duelin? Përgjigjja është e thjeshtë: Mirë që jo, Real Madridi, 15 herë kampion në këtë kompeticion. Ky është triumfi më i madh për futbollin. Meritat për këtë i takojnë Arsenalit, skuadrës së pafat, që eliminoi Mbretin, duke mos lejuar titullin e lakmuar të shkojë në Santiago Bernabéu. STOP PRIVATIZIMIT!
Finalja e sontme, Inter – PSG, është e hapur. Një arenë ku nuk mund të parashikosh fituesin. Inter me disiplinën italiane dhe një PSG me yjet dhe ambicien e paplotësuar kërkojnë kurorën. Parisienët kanë shansin e fundit për të shpërblyer epokën e Mbappé-s (tashmë te Reali) me një trofe të artë. Ndërkohë, ky është edicioni i dytë në tri vitet e fundit që Interi arrin në finale, duke dëshmuar konsistencën dhe fuqinë e skuadrës. Ekipi italian synon ta shpëtojë sezonin duke e përmbyllur me një trofe pas humbjes të titullit në Serie A.
Futbollistët e Parisit janë më të rinj në moshë se ata të Interit për rreth 3 vjet. Vlera e tyre në treg është 1 milion euro më e lartë. Megjithatë, finalet i fiton, karakteri dhe qetësia në momentet kyçe. Interi i ka këto karakteristika, ama edhe ky në letër si PSG, rininë dhe vlerën. Stili: Parisienët zhvillojnë lojën sulmuese, që mbështetet në posedim të lartë të topit. Interi shquhet për një mbrojtje të hekurt.
Palët janë përballur gjashtë herë mes vete, por kurrë në finale. Rezultatet:
3 fitore për Interin – 1 fitore për PSG-në – 2 barazime
Pavarësisht këtyre të dhënave, PSG-ja është e favorizuar nga disa analistë dhe superkompjuterë, me një mundësi fitoreje prej 53.6% kundrejt 46.4% për Interin.
Sido që të ketë kjo finale, një gjë është e sigurt: futbolli ka fituar. Sepse këtë herë nuk është një emër në skenë. Nuk është dikush që “thuajse gjithmonë fiton”.
REAL MADRIDI nuk është aty.
Kjo Champions League është viti që na kujton se edhe të pamposhturit ndalen. Se çdo dominim, sado i fortë, nuk është i përjetshëm. Kjo është bukuria e futbollit.
Ky është momenti që të tjerët të shkëlqejnë.
Forca INTER dhe PARIS! Le të triumfojë FUTBOLLI…