Errët
Ndritshëm

EKSKLUZIVE: Rrahen mes vete pleqtë te Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë

20.10.2024
Shpija E Pleqve

Një rrahje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Dy të moshuar janë përleshur fizikisht, kupton Shënjestër.net nga burime brenda hetuesisë. Njëri nga të lënduarit ka pranuar trajtim mjekësor brenda qendrës.

Nuk dihet motivi që çoi në përplasje, megjithatë thuhet se dy pleqtë kanë telashe me shëndetin mendor.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori kujdestar ka urdhëruar zyrtarët policorë të vazhdojnë vetëm me raportin e tyre.

Errët
Ndritshëm