Errët
Ndritshëm

“Gjumi s’ka me iu marrë” – protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës

28.10.2026

Me pankartat “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, është protestuar në Prishtinë në reagim kundër vrasjes së grave. Protesta u zhvillua pas vrasjes së fundit të një gruaje – Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Te Ministria e Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ata kanë kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat dhe dënime për kryesit e dhunës.

“Më shumë dënohesh nëse e vjedh një çokollatë në market se sa kur dhunon një grua”, ka thënë një prej organizatoreve të protestës.

Errët
Ndritshëm