Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit, pavarësisht protestave dhe kërkesave për dorëheqje.
Rama u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog, por deri më tani ata e kanë refuzuar këtë ofertë.
“Unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit”, ka deklaruar Rama, duke thënë se përfaqësuesit e protestave nuk kanë mandat të flasin në emër të popullit, pasi sipas tij, qytetarët shprehen përmes votës.
Gjatë ditës, Rama ka prezantuar edhe projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, që sipas mediave shqiptare është më i larti deri më tani.
Një nga ndryshimet e paralajmëruara është ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore bazë, nga 20 në 6 për qind.
Sipas Ramës, kjo masë pritet t’u lërë familjeve shqiptare rreth 150 milionë euro më shumë në vit.
Ndërkohë, kryeministri ka bërë të ditur se norma standarde e TVSH-së do të rritet për një pikë përqindjeje, ndërsa tatimi mbi fitimin e bizneseve do të mbetet 15 për qind.
Rama ka paralajmëruar gjithashtu rritjen e tatimit mbi dividendin, nga 8 në 15 për qind.