Real Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Arsenalit, Riccardo Calafiori.
Sipas mediumit Caught Offside, klubi spanjoll po vazhdon të shqyrtojë mundësitë për përforcimin afatgjatë të mbrojtjes, e cila ka shfaqur probleme edhe pas transferimeve të realizuara gjatë verës.
Arsenali nuk ka ndërmend ta shesë 24-vjeçarin italian dhe do të shqyrtojë negociatat vetëm në rast të ofertave që nisin nga 100 milionë euro. Klubi londinez e konsideron Calafiorin pjesë të rëndësishme të projektit të trajnerit Mikel Arteta.
Mbrojtësi ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asistime.
Kontrata aktuale e Calafiorit me Arsenalin është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në tregun e transferimeve është 65 milionë euro.