Errët
Ndritshëm

Courtois merr vendim për Belgjikën, nuk do të luajë në Ligën e Kombeve

19.09.2026

Thibaut Courtois ka marrë një vendim për të ardhmen e tij me Kombëtaren e Belgjikës.

“Kam vendosur të mos luaj për Kombëtaren e Belgjikës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Përjashtim do të bëja vetëm nëse trajneri i Kombëtares do të kishte probleme me lëndimet e portierëve dhe do të më thërriste si zgjidhje të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se nuk do të luaj as në fazën finale të Ligës së Kombeve, nëse Belgjika arrin deri atje.

Do të jem sërish i gatshëm për t’u grumbulluar me Belgjikën në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Trajneri është dakord me këtë, por më ka thënë se nuk mund të më garantojë një vend titullari. Nëse portieri që do të luajë në Ligën e Kombeve paraqitet mirë, trajneri mund të vazhdojë t’i besojë atij pozitën.

Megjithatë, unë dua të luftoj për vendin tim. Dua të dëshmoj sërish se jam portieri numër një.”

Errët
Ndritshëm