Errët
Ndritshëm

Mosmarrëveshjet për nënkryetarët ndërpresin sërish seancën konstituive

11.09.2026

Për të dytën herë të premten është ndërprerë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Vazhdimi i saj është caktuar për të dielën në orën 10:00.

Herën e dytë seanca është ndërprerë pasi që LDK-ja e ka lëshuar sallën pasi ka vlerësuar se s’mund të vazhdohet seanca pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së, që është partia e dytë.

Ndërkohë që ndërprerja e parë është bërë pasi që PDK-ja e lëshoi sallën pasi VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, pavarësisht se PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se nuk do të marrin pjesë më në punimet e Kuvendit.

Errët
Ndritshëm