Errët
Ndritshëm

Punëtorja bie nga lartësia në vendin e punës në Viti, arrestohen dy persona

11.09.2026
Policia Prizren (2)

Një punëtore ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës në Viti, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke palosur mallra.

Rasti ka ndodhur të enjtën, rreth orës 07:35, ndërsa mësohet se gruaja punonte në një qendër tregtare.

Pas lëndimit, ajo është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar dy persona, të cilët janë dërguar në mbajtje nën dyshimin për veprën penale të asgjësimit, dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimit në vendin e punës.

Rasti është ende në proces të hetimit.

Errët
Ndritshëm