Nje grabitje nen kercenimin e armes ka ndodhur mbremjen e së hënës ne Rahovec.
Sipas raportit policor, nje person i panjohur dhe i maskuar ka hyre ne nje shtepi dhe ka grabitur stoli ari dhe para te gatshme.
Nga shtepia jane marre kater unaza ari, nje zinxhir qafe me pllake, nje pale vathe, dy byzylyke dore dhe 20 euro.
Pas grabitjes, i dyshuari eshte larguar ne drejtim te panjohur, ndersa rasti po hetohet nga Policia.