Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është njoftuar nga NATO-ja për largimin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura e Ibrit në Mitrovicë.
BE-ja ka bërë thirrje që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet dhe që çdo vendim për urën të marrë parasysh shqetësimet e tyre.
Sipas BE-së, pas ndryshimeve në komunat në veri, duhet të përmirësohet bashkëpunimi mes komunave dhe institucioneve qendrore.
EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të siguruar rend dhe siguri për të gjitha komunitetet.
KFOR-i më 10 gusht njoftoi se ka nisur tranzicionin gradual nga prania e përhershme në urën e Ibrit, duke e lidhur këtë me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.