Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ibrahim Mazreku” të dielën në Malishevë.
Sipas Policisë së Kosovës, zyrtari ishte duke rregulluar trafikun kur është goditur nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Vetura më pas ka goditur edhe katër automjete të tjera, ndërsa përveç policit janë lënduar edhe pesë persona.
Drejtuesi i veturës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.