Errët
Ndritshëm

Ekzekutohen 100 Eurot për sektorin privat

15.06.2026

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Sipas tij, pagesat për përfituesit që i kanë plotësuar kriteret në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 janë realizuar tashmë, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.

Ndërkohë, Murati ka bërë të ditur se komisioni vlerësues po vazhdon punën për masën e mbështetjes prej 100 euro për studentët, dhe se ekzekutimi do të bëhet pasi të finalizohen listat e përfituesve.

Errët
Ndritshëm