Errët
Ndritshëm

AGK prezanton tre raporte për gjendjen e gazetarëve në Kosovë

15.06.2026
Agk 2

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka prezantuar tre raporte që, sipas tyre, pasqyrojnë sfidat me të cilat përballen gazetarët në Kosovë gjatë ushtrimit të profesionit.

Raportet përfshijnë kushtet financiare, cenimin e lirive dhe të drejtave të gazetarëve, si dhe rritjen e sulmeve ndaj tyre në hapësirën digjitale.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se sulmet ndaj gazetarëve mbeten një nga shqetësimet kryesore, duke kërkuar nga politikanët dhe institucionet që të ndalin fushatat denigruese ndaj mediave.

Ai kritikoi edhe Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke thënë se nuk e konsiderojnë më një adresë të besueshme për ankesa, ndërsa kërkoi që institucionet të garantojnë pavarësi dhe trajtim institucional të rasteve.

Në prezantim mori pjesë edhe përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, i cili bëri thirrje për hetime më të shpejta të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mbrojtje më të madhe të lirisë së medias.

Raporti i parë trajton nivelin e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve për vitin 2025, i dyti monitoron gjuhën e urrejtjes në media, ndërsa i treti analizon situatën e gazetarëve në periudhën 2021–2026.

Errët
Ndritshëm