Albin Kurti ka shkuar në punë sot si zakonisht, me X5, valë brenda, i përcjellë nga dy a tri kerre tjera dhe rreth 10 truprojë. Të ftohtin e pritjes së taksive apo ecjen në këmbë nuk e ka shijuar as Përparim Rama. Edhe ky si zotni, pasi ua rrëmbeu besimin pa bo kurgjo për të dytën herë prishtinasve, ka shkuar sot me mjet të ngjashëm në punë. Nuk ka pasë telashe me transport kryetari kryeqytetas.
Vjosa Osmani, po ashtu, nuk e di çka është me prit autobusë. Qe 5 vjet të paktën nuk ka ecë në këmbë. Lagjja ku jeton bile nuk ka as linjë të autobusit. Sepse aty jetojnë veç të pasurit. Ata që nuk kanë haber as ku pritet 7-shi a 10-shi. Ata që kanë kerre, jo çfarëdo bile. As çikat e saj nuk kanë provu kurgjo nga këto hjeka, sepse na i çojmë në shkollë me veturë. Tash në shkollë private, se këtyre publikeve, që këta erdhën me i ndreq me 2021, po u vjen era stërvin, qysh thojke presidentja. Fëmijët tonë, të fukarave, bënë me mësu në to. Jena msu. Të hekun, por me dinjitet.
As Lumir Abdixhiku, as Bedri Hamza dhe familjet e tyre nuk e kanë pasë këtë dert sot, ndryshe prej fëmijëve tanë që kanë ardhë prej Batllavës në Prishtinë, e prej këtu nuk e dinë qysh me mërri në Emshir në shkollë. Sepse autobusë nuk ka. 1 euro e bukës nuk mundet me mbulu taksin.
Të paktën 60 mijë qytetarë të Prishtinës, që si kryeqytet pretendohet të jetë më i pasur se komunat e tjera, jetojnë ndryshe prej kësaj klase politike. Janë merdhi sot, s’kanë pasë transport publik. S’kanë pasë për shkak të inateve të politikanëve që me 28 dhjetor ua lypin votën prapë, ani pse luajnë me paratë e tyre. Ata po nxehen me para tona, ne po merdhihemi. Çfarë paradoksi.
Sidoqoftë, jam shumë i lumtur për këtë situatë. S’ka autobusë, s’ka rroga për shoferë e kondukterë. E meritoni, bile sikurse ju edhe krejt sektorët tjerë të ndërlidhur me shtetin. Dilni prapë e votoni në zgjedhje më 28 dhjetor. Mobilizohuni me autobusë. Rrokuni për parti në kafe.
Shpresoj që veç diçka të merrni vesh:
PDK, VV, LDK, AAK janë të njëjta. Nuk u shërbejnë juve, qytetarëve, por grupeve të interesit. Kjo klasë politike nuk sjell hair. Politika kërkon dinjitet, jo nënshtrim ndaj klaneve biznesore. Këta punojnë për milionat, për kapitalin e tyre. Jo për neve.
Unë nuk i VOTOJ.