Parimet e aktivistes publike dhe feministes së vetëshpallur:
1. Deklarata kontradiktore për burrat
Para disa muajsh deklaroi se “një botë e mirë është një botë pa burra”. Një qëndrim i skajshëm dhe përjashtues. Sot ka reaguar për vrasjen e pesë burrave në Kosovë brenda një jave.
2. Standard i dyfishtë ndaj shokëve
Zana ka qenë shumë e zëshme për një çikë me dimija dhe për çështje të tjera që i përshtaten kauzës së saj. Por, nuk ka thënë asnjë fjalë për mikun e saj, Blerim Latifin, i cili është dënuar për kanosje ndaj dy grave dhe disa fëmijëve në një shkollë. Pse ky standard i dyfishtë? A vlejnë parimet vetëm kur nuk prekin rrethin e saj të afërt?
3. Reagim i vonuar për rastin Valon Syla
Për rastin e Valon Sylës, Zana heshti për një kohë të gjatë, duke mos marrë qëndrim deri sa presioni publik e detyroi të fliste. Një aktiviste e sinqertë reagon pa u shtyrë nga rrjeti, nëse hesht kur duhet të flasësh, e bën për interesa, jo për parime.
Zana Avdiu nuk është aktiviste. Ajo është një produkt i rrjeteve sociale. E zhurmshme kur i leverdis, e heshtur kur cenohet rrethi i saj. Nuk është zë i grave, as i burrave, as i askujt. Është thjesht zë i vetes. I etjes për vëmendje.