# Shenjester ## Posts - [](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/16911/): Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të arrestuar në Ferizaj, të dyshuar për trafikim droge. Të dyshuarit janë ndaluar gjatë një operacioni policor ku janë sekuestruar rreth 17.9 kilogramë heroinë. Ata dyshohen për përfshirje në një grup të organizuar kriminal dhe për veprat penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së narkotikëve. Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pasi ekziston rreziku që të pandehurit të shmangen nga drejtësia. Paraburgimi do të zgjasë një muaj për secilin prej tyre. - [IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Mitrovicë dhe Gjilan](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/ipk-rekomandon-suspendimin-e-dy-policeve-ne-mitrovice-dhe-gjilan/): Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan, me gradat rreshter dhe toger. Në rastin e parë, IPK-ja dyshon se një rreshter, të mërkurën, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndaj tij është iniciuar rasti penal. Në rastin e dytë, këtë të enjte, një toger dyshohet se gjatë intervistimit në ambientet e IPK-së ka incizuar pa autorizim hetuesit dhe procesin e intervistimit. Për këtë rast, Prokuroria Themelore në - [Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/policia-sekuestron-arme-dhe-pajisje-ushtarake-ne-zubin-potok/): Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka njoftuar këtë të enjte se, gjatë kontrolleve në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut, konkretisht në fshatrat Banovë dhe Prevllak, janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale. Sipas policisë, kontrollet janë kryer në shtëpi të pabanuara dhe në një hambar, ku janë zbuluar pushkë të ndryshme, municion i llojeve të ndryshme, radiolidhje, kamera, uniforma ushtarake, pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një granatë dore dhe një thikë. Të gjitha veprimet janë realizuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve - [Kosova vazhdon serinë historike, Distria sjell të artën e radhës](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/kosova-vazhdon-serine-historike-distria-sjell-te-arten-e-radhes/): Distria Krasniqi ka konfirmuar dominimin në xhudo evropiane, duke u shpallur për herë të katërt kampione e Evropës, dhe për të tretin vit rresht. Xhudistja kosovare triumfoi në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mposhti francezen Amandine Buchard. Krasniqi siguroi epërsinë herët me një “Yuko”, për ta kontrolluar më pas luftën deri në fund. Me këtë sukses, Kosova vazhdon serinë mbresëlënëse prej 14 vitesh rresht me medalje në kampionate evropiane, duke arritur në total 26 medalje, prej tyre 10 të arta. E favorizuar si bartëse e parë, Krasniqi - [BE nis transferimin e 61.8 milionë eurove për Kosovën](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/be-nis-transferimin-e-61-8-milione-eurove-per-kosoven/): Bashkimi Evropian ka nisur transferimin e 61.8 milionë eurove për Kosovën si parafinancim në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike, pas ratifikimit të marrëveshjeve në Kuvend dhe dorëzimit të dokumentacionit nga Qeveria. Kjo shumë përfaqëson 7% të paketës totale prej 882.6 milionë eurosh, e cila pritet të shpërndahet deri në vitin 2027 përmes granteve dhe kredive të favorshme. Nga kjo shumë, 28.74 milionë euro tashmë janë derdhur në buxhetin e Kosovës si kredi, ndërsa pjesa tjetër do të kanalizohet përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Fondet janë të lidhura drejtpërdrejt me zbatimin e reformave. Kosova është zotuar për - [Ushtarët e akuzuar për abuzim seksual rikthehen në detyrë në Izrael](https://shenjester.net/index.php/2026/04/16/ushtaret-e-akuzuar-per-abuzim-seksual-rikthehen-ne-detyre-ne-izrael/): Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka autorizuar rikthimin në shërbim rezervë të pesë ushtarëve të akuzuar për abuzim seksual ndaj një të burgosuri palestinez në kampin e ndalimit Sde Teiman, pasi akuzat ndaj tyre u hodhën poshtë. Sipas mediave izraelite, disa prej tyre tashmë janë rikthyer edhe në role luftarake, ndonëse ndaj tyre vazhdon një hetim i brendshëm ushtarak. Rasti kishte shkaktuar reagime të forta, pasi pamjet e transmetuara në televizionet izraelite tregonin abuzimin e rëndë ndaj të burgosurit. Sipas aktakuzës fillestare, viktima kishte pësuar lëndime serioze, përfshirë brinjë të thyera dhe dëmtime të brendshme. Prokurori ushtarak, Itay Offir, - [Reali në heshtje totale pas eliminimit ne Champions League](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/reali-ne-heshtje-totale-pas-eliminimit-ne-champions-league/): Lojtarët e Real Madrid asesi nuk po e pranojnë humbjen ndaj Bayern Munich, në një fund ndeshjeje plot tension dhe polemika. Teksa Antonio Rüdiger po dilte nga fusha, i dukshëm i frustruar dhe i zhgënjyer me fundin e ndeshjes, ai u shpreh shkurt: “Sinqerisht, është më mirë të mos flas për këtë. A kam parë ndonjëherë diçka të tillë?” Sipas Marca, skuadra ka vendosur të mos japë deklarata tjera për media, për të shmangur çdo koment të nxituar apo përdorim të gjuhës që mund të sjellë sanksione nga UEFA Champions League. - [A e meritoi Barcelona kartonin e kuq?](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/a-e-meritoi-barcelona-kartonin-e-kuq/) - [Liverpooli ecën vetëm... drejt shtëpisë](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/liverpooli-ecen-vetem-drejt-shtepise/) - [Yamal vendos rekord historik në Champions League](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/yamal-vendos-rekord-historik-ne-champions-league/): Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, por kjo fitore nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 2:0 nga takimi i parë. Golin e parë për katalanasit e realizoi Lamine Yamal, i cili njëkohësisht vendosi edhe një rekord të veçantë në këtë kompeticion. Sipas “Squawka”, Yamal është bërë lojtari më i ri në histori që ka kontribuar drejtpërdrejt në 10 gola brenda një sezoni të vetëm në Ligën e Kampionëve. Talenti i Barcelonës është aktualisht 18 vjeç e 275 ditë. Këtë sezon në Champions League, ai ka realizuar 6 gola - [Ekitike pëson lëndim të rëndë, humb sezonin dhe Botërorin 2026](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/ekitike-peson-lendim-te-rende-humb-sezonin-dhe-boterorin-2026/): Sulmuesi i Liverpoolit dhe i përfaqësueses së Francës, Hugo Ekitike, do t’i humbasë ndeshjet vendimtare të sezonit, si dhe Kupën e Botës 2026. Sipas “Le Parisien”, futbollisti ka pësuar këputje të tendinit të Akilit, që konsiderohet si një nga lëndimet më serioze për një sportist. Asgjë nuk e pengoi lojtarin të hynte në fushë në minutën e 27-të të ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së (0:2). Megjithatë, gjatë një sprinti të zakonshëm në “Anfield”, Ekitike u rrëzua papritur duke kapur këmbën e djathtë, ndërsa më pas u largua nga fusha me barelë dhe mes lotësh. - [Dybala nuk largohet nga Roma, gati të ulë pagën për të qëndruar](https://shenjester.net/index.php/2026/04/15/dybala-nuk-largohet-nga-roma-gati-te-ule-pagen-per-te-qendruar/): Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, nuk ka ndërmend të largohet nga klubi italian, duke i mohuar zërat që kanë qarkulluar së fundmi në mediat argjentinase. 32-vjeçari synon të vazhdojë karrierën te “Giallorossët”, ndërsa sipas “Corriere dello Sport”, ai është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës bazë, në këmbim të bonuseve të lidhura me performancën individuale. Aktualisht, Dybala përfiton rreth 8 milionë euro neto në sezon, ndërsa me bonuse kjo shifër arrin në 8.5 milionë euro. Kostoja totale për Romën kap vlerën e 12.9 milionë eurove në vit, ose rreth 249 mijë euro në javë. Argjentinasi është pjesë e - [Gjykata në Paris shpall fajtor Lafarge për financim të terrorizmit në Siri](https://shenjester.net/index.php/2026/04/14/gjykata-ne-paris-shpall-fajtor-lafarge-per-financim-te-terrorizmit-ne-siri/): Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtore kompaninë Lafarge, ish-drejtorin e saj ekzekutiv, Bruno Lafont, si dhe disa drejtues të tjerë për financimin e terrorizmit gjatë luftës civile në Siri. Sipas vendimit, Lafarge ka paguar rreth 6.5 milionë dollarë grupeve terroriste në periudhën 2013–2014, me qëllim që të mbante funksionale fabrikën e çimentos në veri të Sirisë. Nga kjo shumë, rreth 1 milion dollarë dyshohet se kanë përfunduar drejtpërdrejt te organizatat terroriste si Daesh. Ish-CEO Bruno Lafont është dënuar me gjashtë vjet burgim, ndërsa dënime me burg kanë marrë edhe disa ekzekutivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë. - [Tragjedi në Mitrovicë, 48-vjeçari gjendet pa shenja jete](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/tragjedi-ne-mitrovice-48-vjecari-gjendet-pa-shenja-jete/): Një rast tragjik është raportuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person rreth 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për rastin reth orës 05:30, dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit kompetent. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë. - [Rrëmbim dhe dhunë për para në Shqipëri, arrestohen dy persona](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/rrembim-dhe-dhune-per-para-ne-shqiperi-arrestohen-dy-persona/): Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për rrëmbimin dhe sulmin fizik ndaj një 32-vjeçari, me qëllim përfitimin financiar. Rasti u zbulua pas kallëzimit të viktimës, e cila deklaroi se ishte marrë me forcë nga tre persona dhe ishte mbajtur për disa orë në një ambient privat në Xhafzotaj. Gjatë kësaj kohe, ndaj tij ishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosje. Operacioni policor i koduar “Hijet” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe njësinë “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë. Sipas Policisë, - [Dy persona në paraburgim pas përleshjes me armë në Ferizaj](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/dy-persona-ne-paraburgim-pas-perleshjes-me-arme-ne-ferizaj/): Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve për incidentin e dhunshëm në Ferizaj, ku u përdorën mjete të mprehta dhe armë zjarri. Njëri nga të përfshirët në këtë rast është reperi Betim Januzi, i njohur si “Buta”. Sipas njoftimit të Gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë dhe shqyrtimit të provave, ndërsa dyshimet për veprat penale konsiderohen të bazuara. Sipas dosjes së rastit, i dyshuari tjetër me inicialet E.H. ngarkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Dyshohet se pas një fjalosjeje të çastit në parkingun e një lokali, ai - [MINT nuk ndryshon çmimet e derivateve](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/mint-nuk-ndryshon-cmimet-e-derivateve/): Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet këtë të hënë. Sipas njoftimit, nafta (dizeli) mund të shitet deri në 1.84 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro, ndërsa gazi deri në 0.89 euro për litër. Këto çmime kanë mbetur të njëjta me ato të ditës së diel. Ndërkohë, të shtunën, dizeli ishte shitur deri në 1.86 euro, benzina 1.44 euro dhe gazi 0.85 euro për litër. Qytetarët mund t’i adresojnë ankesat e tyre në e-mail adresën konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000. Ndërkohë, opozita në Kuvend ka kërkuar heqjen - [Trump konfirmon ndalimin e hyrjes së anijeve në Iran](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/trump-konfirmon-ndalimin-e-hyrjes-se-anijeve-ne-iran/): Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një bllokadë që ua pamundëson anijeve hyrjen dhe daljen nga portet iraniane. Sipas tij, kjo masë do të hyjë në fuqi më 13 prill, në orën 10:00 sipas kohës lindore (EST). Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), përgjegjëse për operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur se bllokada do të aplikohet ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”. Kjo nënkupton ndalimin e qarkullimit detar drejt porteve iraniane dhe brigjeve në Gjirin Persik (të referuar nga SHBA edhe si “Gjiri Arab”), si dhe - [Afati kushtetues po afron, ende pa marrëveshje për presidentin](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/afati-kushtetues-po-afron-pa-marreveshje-per-presidentin/): Kanë mbetur edhe 15 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, por në skenën politike ende nuk ka asnjë sinjal konkret për një marrëveshje mes partive. Opozita ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është i interesuar për zgjidhje dhe se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, nga Qeveria është deklaruar në vazhdimësi se duhet të arrihet një dakordim politik për të shmangur një proces tjetër zgjedhor. Aktualisht, koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka 66 deputetë, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota - [FIFA përgatit plan emergjence në rast të tërheqjes së Iranit nga Botërori 2026](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/fifa-pergatit-plan-emergjence-ne-rast-te-terheqjes-se-iranit-nga-boterori-2026/): FIFA po përgatitet për mundësinë e tërheqjes së Iranit nga Kupa e Botës 2026, duke hartuar një plan emergjence. Pozicioni i kombëtares iraniane në turneun e verës së ardhshme mbetet i pasigurt, si pasojë e tensioneve të vazhdueshme nga konflikti Iran–SHBA. Kjo pasiguri vijon pavarësisht garancive të dhëna nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, se skuadra aziatike do të jetë pjesë e garës globale. Irani mund të detyrohet të tërhiqet nga Botërori, veçanërisht pasi FIFA refuzoi kërkesën për zhvendosjen e ndeshjeve të këtij ekipi jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Një vendim i tillë do ta vendoste organin drejtues të - [United kontakton Aston Villa për yllin anglez Morgan Rogers](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/united-kontakton-aston-villa-per-yllin-anglez-morgan-rogers/): Sipas gazetarit Sascha Tavolieri, Manchester United ka kontaktuar tashmë Aston Villën për të diskutuar një transferim të mundshëm të Morgan Rogers këtë verë. Raportohet se mesfushori është i hapur për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, por vetëm nëse ata sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ky kusht është element kyç në vendimin e tij, pasi lojtari synon ta dërgojë karrierën në një nivel tjetër. United aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Premier League me 55 pikë pas 31 ndeshjeve. Aston Villa ka pikë të barabarta me ta, por me një ndeshje më shumë të - [Juventusi aktivizon klauzolën për Opendën](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/16832/): Sipas gazetarit të Fabrizio Romano, Juventusi ka aktivizuar klauzolën e blerjes për sulmuesin e RB Leipzig, Lois Openda. Shuma totale e marrëveshjes me klubin gjerman është 46 milionë euro, e cila përfshin tarifën e huazimit, transferimin e përhershëm dhe pagën e lojtarit. Edhe pas përfundimit të transferimit, Juventusi nuk ka ndërmend ta mbajë yllin belg për sezonin e ardhshëm dhe po kërkon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar të verës. Openda ka luajtur 31 ndeshje për ekipin e Torinos në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar vetëm 2 gola. - [Vd:es punëtori, ra nga ndërtesa në Ferizaj](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/vdes-punetori-ra-nga-ndertesa-ne-ferizaj/) - [Ish-trajneri i Muriqit: Nuk e kam pritë që Vedati do ta prekte këtë kulm!](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/ish-trajneri-i-muriqit-nuk-e-kam-prite-qe-vedati-do-ta-prekte-kete-kulm/) - [Motoristi kosovar 'shkrin' asfaltin me bishën BMW](https://shenjester.net/index.php/2026/04/13/motoristi-kosovar-shkrin-asfaltin-me-bishen-bmw/) - [Muriqi në super formë, rikthimi te Fenerbahçe i mundshëm](https://shenjester.net/index.php/2026/04/11/muriqi-ne-super-forme-rikthimi-te-fenerbahce-i-mundshem/): Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës, duke u kthyer në një emër kyç në La Liga dhe tashmë duke tërhequr sërish interesimin e Fenerbahçe. Klubi turk ka rihapur bisedimet me Mallorcan për rikthimin e piratit në Stamboll, aty ku ai më parë kishte shkëlqyer. Marrëveshja mund të mbyllet për një shumë prej 5 deri në 6 milionë euro, ndërsa edhe vetë lojtari shihet i hapur për këtë rikthim. Ndërkohë, forma e tij në Spanjë është mbresëlënëse. Muriqi ka realizuar 19 gola këtë sezon në La Liga, duke u renditur në vendin e dyte në - [Skema që u mori mbi 3 mijë euro futbollistëve të rinj](https://shenjester.net/index.php/2026/04/11/skema-qe-u-mori-mbi-3-mije-euro-futbollisteve-te-rinj/): Mbi 3 mijë euro u ka kushtuar disa të rinjve “ëndrra” për t’u bërë futbollistë në Spanjë, duke rënë pre e një skeme mashtrimi që i la ata pa para dhe pa kontrata. Sipas Policise Spanjolle, të paktën gjashtë persona janë identifikuar si viktima të kësaj vjedhjeje, e cila bazohej në premtime të rreme për angazhim në klube profesioniste spanjolle. I dyshuari kontaktonte viktimat, duke pretenduar se kishte lidhje me klube në Spanjë dhe mund të siguronte kontrata dhe dokumente qëndrimi. Për këtë, ai kërkonte deri në 3 mijë euro, duke ofruar edhe dokumente të falsifikuara “ftese”, që gjoja garantonin - [Kosova në futsall mposht Austrinë dhe siguron “Main Round”](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/kosova-ne-futsall-mposht-austrine-dhe-siguron-main-round/): Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në parakualifikimet për Botërorin 2028, duke mposhtur Austrinë me rezultatin 6:3, në ndeshjen e zhvilluar në Igalo të Malit të Zi. “Dardanët” zhvilluan një lojë me ritëm të lartë, ku diferencën e bëri efikasiteti në momentet vendimtare. Për Kosovën shkëlqeu Ramadan Alaj, i cili shënoi katër gola (19’, 23’, 32’, 37’) dhe ishte figura kryesore e takimit. Një gol tjetër u realizua nga Shefki Kameri në minutën e 11-të, ndërsa Shqiprim Imeri shënoi në minutën e 28-të. Për Austrinë realizuan Gustavo (16’, 36’) dhe Alex Flögel (22’), por pa - [Inflacioni 6.7% në mars, rriten çmimet në gjithë sektorët](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/inflacioni-6-7-ne-mars-rriten-cmimet-ne-gjithe-sektoret/): Inflacioni në muajin mars ka shënuar rritje vjetore prej 6.7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Rritja e çmimeve ka prekur një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, me ndikim të veçantë në transportin personal, banimin, energjinë elektrike dhe karburantet. Sipas ASK-së, shërbimet që lidhen me pajisjet e transportit personal janë rritur me 42.5 për qind, duke u renditur ndër faktorët kryesorë të inflacionit. Ndërkohë, rritje janë regjistruar edhe te ushqimet bazë si mishi, qumështi, pemët dhe perimet. ASK-ja vlerëson se një kilogram mish në - [6 persona intervistohen nga Policia, sekuestrohen pamflete](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/6-persona-intervistohen-nga-policia-sekuestrohen-pamflete/): Gjashtë persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po transportonin pamflete në zonën e Jarinjës. Sipas Prokurorisë së Mitrovicës, rasti është hapur ndaj një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa bëhet e ditur se janë sekuestruar pamfletet dhe një sprej. “Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Nga ana tjetër, autoritetet nuk kanë dhënë ende sqarime se çfarë përmbanin materialet e sekuestruara, pavarësisht kërkesave për informata. - [Kuvendi miraton në parim ligjin për çmimet tavan](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/kuvendi-miraton-ne-parim-ligjin-per-cmimet-tavan/): Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet themelore, me 63 vota për, ndërsa opozita nuk e ka mbështetur. Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore synon të ndërhyjë në raste të destabilizimit të tregut, duke kufizuar rritjen e çmimeve për produkte bazë. Përfaqësuesit e pushtetit kanë theksuar se ligji nuk është kundër biznesit apo tregut të lirë, por synon të parandalojë abuzimet me çmimet. Megjithatë, opozita e ka kundërshtuar ashpër këtë nismë. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se ligji nuk synon uljen e çmimeve, por i jep Qeverisë kontroll - [Thaçi: Gjykata e ka parë dhe dëgjuar të vërtetën](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/thaci-gjykata-e-ka-pare-dhe-degjuar-te-verteten/): Ish-presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se është i bindur që gjyqtarët e Gjykatës Speciale “kanë parë dhe dëgjuar të vërtetën” lidhur me akuzat ndaj tij për krime lufte. Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Thaçi ka folur për procesin në Hagë, ku ai, së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, po presin vendimin pas një gjykimi rreth gjashtëvjeçar. Ai ka theksuar se ngjarjet e viteve ’90 janë të dokumentuara dhe nuk duhet të rishkruhen, duke kundërshtuar përdorimin e “provave të fabrikuara nga epoka e Millosheviqit”. “NATO-ja erdhi në ndihmën tonë sepse e kuptoi atë që po - [ZRRE: Nuk pritet rritje e çmimit të rrymës në 2026](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/zrre-nuk-pritet-rritje-e-cmimit-te-rrymes-ne-2026/): Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka propozuar që gjatë vitit 2026 të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike, pavarësisht presioneve në rritje në sektor. Sipas raportit konsultativ për të Hyrat Maksimale të Lejuara, sistemi energjetik i Kosovës pritet të përballet me mungesë të prodhimit vendor, si pasojë e remonteve dhe ndërprerjeve të planifikuara në termocentralet ekzistuese. Kjo situatë do ta detyrojë vendin të mbështetet më shumë në importin e energjisë – një alternativë dukshëm më e shtrenjtë dhe e varur nga tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, për të shmangur goditjen e menjëhershme në xhepat e qytetarëve, ZRRE ka propozuar - [Shembja e rrugës në Prishtinë, kërkohet gjobë 30 mijë € për kompaninë Klub Invest](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/shembja-e-rruges-ne-prishtine-kerkohet-gjobe-30-mije-e-per-kompanine-klub-invest/) - [Momente qesharake në Kuvend: Deputeti i VV-së e ngatërron Albulenën me Vjosën, opozita "kanë me të mbyt"](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/momente-qesharake-ne-kuvend-deputeti-i-vv-se-e-ngaterron-albulenen-me-vjosen-opozita-kane-me-te-mbyt/) - [Deputeti Besnik Tahiri vjen i përgatitur në Kuvend, merr edhe bukën me vete](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/deputeti-besnik-tahiri-vjen-i-pergatitur-ne-kuvend-merr-edhe-buken-me-vete/) - [Schlotterbeck rinovon me Dortmundin deri në 2031](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/schlotterbeck-rinovon-me-dortmundin-deri-ne-2031/): Borussia Dortmund dhe mbrojtësi qendror Nico Schlotterbeck kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës. Shërbimi për shtyp i klubit njofton se kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031. Futbollisti 26-vjeçar iu bashkua Borussia Dortmundit nga Freiburgu në vitin 2022 dhe që atëherë ka zhvilluar 155 ndeshje zyrtare për “verdhezinjtë”, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 18 asistime. Nico Schlotterbeck gjithashtu ka regjistruar 25 paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë që nga debutimi i tij në vitin 2022. - [Biletat e Kupës së Botës 2026 nën kritika: çmime të larta dhe ulëse të paqarta](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/biletat-e-kupes-se-botes-2026-nen-kritika-cmime-te-larta-dhe-ulese-te-paqarta/): FIFA ka futur një sistem të ri për shitjen e biletave të Kupës së Botës 2026, duke përfshirë “Kategorinë 1 Përpara”, e cila supozohet të përfshijë vendet më të mira në stadium. Megjithatë, shumë tifozë kanë reaguar negativisht, pasi çmimet janë të larta dhe vendet nuk janë gjithmonë në pozicionet e premtuara. Biletat e kësaj kategorie variojnë nga rreth 450 dollarë për ndeshjet e grupeve deri në mbi 10,000 dollarë për finalen. Një tifoz për The Athletic u shpreh se ndjehet i mashtruar, duke e cilësuar sistemin “të paqartë dhe konfuz”. “Shumë njerëz ndihen të mashtruar, të konfuzuar ose thjesht - [Faza vendimtare e Championsit, Opta nxjerr në pah favoritët dhe shanset](https://shenjester.net/index.php/2026/04/10/faza-vendimtare-e-championsit-opta-nxjerr-ne-pah-favoritet-dhe-shanset/): Me përfundimin e ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, futbolli evropian po hyn në javën më vendimtare të sezonit. Vëmendja, si zakonisht, është e përqendruar te dy gjigantët spanjollë: Barcelona dhe Real Madridi. Mirëpo, këtë herë situata për të dyja skuadrat është larg komodes, pasi kualifikimi në gjysmëfinale kërkon një përmbysje të vërtetë rezultati. Barcelona u befasua nga një humbje 0-2 ndaj Atlético Madridit, rezultat që përmbysi krejtësisht parashikimet fillestare. Para ndeshjes së parë, superkompjuteri i Opta-s u jepte katalanasve 68.29% shanse për fitore, kundrejt vetëm 31.71% për ekipin e Simeones. Sipas analizave, një rikthim mbetet i - [27 vjet nga Beteja e Koshares](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/27-vjet-nga-beteja-e-koshares/): Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, thyen kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike. Beteja, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë. Thyerja e kufirit kishte jo vetëm rëndësi strategjike, por edhe simbolike, duke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës. - [Sindikata e KEK-ut kritikon Qeverinë për përjashtim nga paga e 13-të](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/sindikata-e-kek-ut-kritikon-qeverine-per-perjashtim-nga-paga-e-13-te/): Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e ka quajtur diskriminues vendimin e Qeverisë për të mos përfshirë punëtorët e KEK-ut në pagën e 13-të. Sipas tij, problemi qëndron te mënyra se si institucionet e kategorizojnë KEK-un: herë e konsiderojnë sektor publik, herë ndërmarrje publike. “Kur veteranët e UÇK-së marrin gjysmë page, thonë se jemi sektor publik, por për pagën e 13-të thonë se nuk jemi sektor publik,” ka thënë Llumnica. Ai shton se kjo qasje është e padrejtë, pasi punëtorët e KEK-ut sigurojnë shërbime jetike si energjia dhe zhvillimi ekonomik. Llumnica thekson se - [Burri plagoset me thikë në Gjakovë teksa ndërhyn në konflikt](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/burri-plagoset-me-thike-ne-gjakove-teksa-nderhyn-ne-konflikt/): Një burrë u ther me thikë në Gjakovë, teksa po përpiqej të ndalonte një konflikt mes dy grave. Përplasja nisi me fjalë brenda shtëpisë së tij, të martën rreth orës 02:20, ndërsa situata doli jashtë kontrollit kur ai u plagos me mjet të mprehtë teksa ndërhynte për të qetësuar situatën. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara vazhdon të jetë në arrati. - [Rritja e çmimit të naftës shtrenjton plehrat artificiale dhe produktet ushqimore](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/rritja-e-cmimit-te-naftes-shtrenjton-plehrat-artificiale-dhe-produktet-ushqimore/): Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e plehrave artificiale, duke krijuar një efekt zinxhir në të gjitha produktet bujqësore. Ekonomisti Pëllumb Çollaku paralajmëron se edhe nëse çmimet bien, dëmet tashmë janë bërë, pasi shumica e mbjelljeve janë kryer dhe pasojat do të ndihen në vjeshtën e vonë. “Rreth 90% e produkteve kanë lidhje direkte apo indirekte me naftën,” thotë Çollaku, duke theksuar se rritja e çmimit të plehrave mund të shkaktojë një shok inflacioni në prodhimet ushqimore. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet e naftës janë rritur sërish pas rivendosjes së ndalesës në - [Dy vendime – Dy qëndrime të ndryshme nga Apeli për rastin “1 Milionëshi”](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/dy-vendime-dy-qendrime-te-ndryshme-nga-apeli-per-rastin-1-milioneshi/): Rasti i 1 milion eurove të kapura në Merdarë ka prodhuar një “ping-pong” vendimesh mes tri instancave gjyqësore, me gjithsej gjashtë vendime brenda pak javësh. Gjykata e Apelit, në vendimin e fundit të 7 prillit 2026, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim ndaj tre të dyshuarve, duke vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas Apelit, provat e paraqitura nga prokuroria nuk arrijnë të dëshmojnë “dyshimin e bazuar” për veprën penale të shpëlarjes së parave. “Provat e ofruara nuk janë të mjaftueshme për të dëshmuar ekzistimin e dyshimit të bazuar në nivelin e kërkuar nga ligji”, thuhet në arsyetim. Gjykata - [De Jong rikthehet në stërvitje me Barcelonën](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/de-jong-rikthehet-ne-stervitje-me-barcelonen/): Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, është rikthyer në stërvitje me ekipin. Lojtari kishte pësuar një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës (hamstring), konkretisht në pjesën distale të muskulit biceps femoris të këmbës së djathtë, në fund të muajit shkurt. Raportet fillestare sugjeronin se ai mund të mungonte për pesë deri në gjashtë javë. Ylli holandez iu bashkua stërvitjeve të grupit të klubit katalanas më 9 prill. Sipas Mundo Deportivo, kjo nënkupton se De Jong mund të luajë në pjesën e dytë të ndeshjes së së shtunës në La Liga kundër Espanyol-it. Ideja është që ai të rikthejë ritmin - [Minteh mund të zëvendësojë Salah te Liverpool](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/minteh-mund-te-zevendesoje-salah-te-liverpool/): Sipas Anfield Edition, anësori i Brighton-it, Yankuba Minteh, mund të jetë një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah te Liverpool-i këtë verë. Arne Slot është i njohur me Minteh, pasi e ka trajnuar 21-vjeçarin gjatë kohës së tij te Feyenoord-i. Brighton-i synon të dyfishojë investimin e bërë, duke kërkuar më shumë se 33 milionë paund që pagoi për transferimin e tij nga Newcastle në vitin 2024. Minteh ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime në 29 paraqitje këtë sezon. Kontrata e tij aktuale me “Seagulls” zgjat deri në vitin 2029, ndërsa Transfermarkt e vlerëson gambianin me 40 milionë - [Maguire paralajmëron “verë të madhe”, por a do jetë kjo një déjà vu për United?](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/maguire-paralajmeron-vere-te-madhe-por-a-do-jete-kjo-nje-deja-vu-per-united/): Manchester United po provon përsëri recetën e vjetër, shpenzime të mëdha, emra të rinj, premtime te zakonshme. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Harry Maguire, i cili ka paralajmëruar afrime të reja. “Kjo verë do të jetë E MADHE, vërtet shumë e madhe. Na duhen MË SHUMË lojtarë, na duhet më shumë CILËSI, na duhen lojtarë që hyjnë direkt në formacionin titullar.” Por, nëse kthehemi pak mbrapa, që nga sezoni 2013/14, pas largimit të Sir Alex Ferguson, Manchester United ka shpenzuar mbi 1.4 miliardë euro në transfere. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre afrimeve kanë rezultuar të dështuara ose - [Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia ta njohë Kosovën](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/konjufca-ne-keshill-te-sigurimit-serbia-ta-njohe-kosoven/) - [A ishte penallti për Barcelonën? Sqaron referi](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/a-ishte-penallti-per-barcelonen-sqaron-referi/) - [Humb jetën punëtori në punëtorinë e drurit](https://shenjester.net/index.php/2026/04/09/humb-jeten-punetori-ne-punetorine-e-drurit/) - [Pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/pritet-ulja-e-cmimit-te-naftes-ne-kosove/) - [Digjet një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/digjet-nje-kamion-ne-autostraden-ibrahim-rugova/) - [Amerika dhe Irani ulin armët për dy javë, kusht i ujdisë hapja e Hormuzit](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/amerika-dhe-irani-ulin-armet-per-dy-jave-kusht-i-ujdise-hapja-e-hormuzit/) - [Armëpushimi i brishtë SHBA–Iran po mbahet, por tensionet vazhdojnë në rajon](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/armepushimi-i-brishte-shba-iran-po-mbahet-por-tensionet-vazhdojne-ne-rajon/): Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se po respektohet në orët e para pas arritjes së tij, teksa bombardimet janë ndalur për herë të parë në më shumë se një muaj dhe anijet kanë rifilluar lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit. Marrëveshja dyjavore, e arritur këtë të martë dhe e ndërmjetësuar nga Pakistani, synon të frenojë përshkallëzimin dhe t’u japë hapësirë palëve për të negociuar një marrëveshje më të gjerë paqeje. Udhëheqës nga e gjithë bota, bashkë me tregjet financiare dhe të energjisë, e kanë mirëpritur armëpushimin këtë të mërkurë, duke shpresuar se ai mund të hapë rrugën për - [Nafta bie nën 100 dollarë pas armëpushimit SHBA–Iran](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/nafta-bie-nen-100-dollare-pas-armepushimit-shba-iran/): Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të fortë të mërkurën, duke zbritur nën pragun simbolik prej 100 dollarësh për fuçi, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një armëpushim dyjavor me Iranin. Sipas Reuters, marrëveshja lidhet drejtpërdrejt me rihapjen e menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit – një arterie jetike për ekonominë globale, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës botërore. Nafta Brent ra me 14.51 dollarë, ose 13.3%, duke zbritur në 94.76 dollarë për fuçi. Ndërkohë, WTI shënoi një rënie edhe më të thellë prej 17.16 dollarësh, ose 15.2%, duke arritur në 95.79 dollarë për - [Trump: Do ta nxjerrim uraniumin e varrosur në Iran, s’do të ketë më pasurim](https://shenjester.net/index.php/2026/04/08/trump-do-ta-nxjerrim-uraniumin-e-varrosur-ne-iran-sdo-te-kete-me-pasurim/): Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni synon të bashkëpunojë me Iranin për të “gërmuar dhe hequr” uraniumin e pasuruar, i cili, sipas tij, mbeti i varrosur pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite gjatë verës së kaluar. Në një postim në Truth Social, Trump theksoi prerë se “nuk do të ketë pasurim të uraniumit”, duke shtuar se materialet nuk janë prekur që nga sulmet e qershorit. Ai ka përsëritur se SHBA-ja synon ta rimarrë këtë material, një proces që pritet të jetë teknikisht i vështirë dhe politikisht i ndjeshëm, nëse arrihet një marrëveshje me Teheranin. “Ne po flasim dhe - [Aksident fatal në Drenas, humb jetën një person](https://shenjester.net/index.php/2026/04/06/aksident-fatal-ne-drenas-humb-jeten-nje-person/): Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e së hënës në fshatin Baicë të Drenasit. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion ,rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baicë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i vdekur”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi - [Valon Aliu dënohet me 24 vjet bur:gim për vr:asjen e ish-gruas](https://shenjester.net/index.php/2026/04/03/valon-aliu-denohet-me-24-vjet-burgim-per-vrasjen-e-ish-gruas/) - [Vi:dhen 105 mijë euro cash dhe ari në Prishtinë](https://shenjester.net/index.php/2026/04/03/vidhen-105-mije-euro-cash-dhe-ari-ne-prishtine/) - [Shteti gjobiti me 20 mijë euro Arianit Sllamnikun](https://shenjester.net/index.php/2026/04/03/shteti-gjobiti-me-20-mije-euro-arianit-sllamnikun/) - [AGK-ja dënon sulmet kibernetike kundër VOX Kosova](https://shenjester.net/index.php/2026/04/01/agk-ja-denon-sulmet-kibernetike-kunder-vox-kosova/): Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmet kibernetike kundër VOX Kosovës. Në reagimin e AGK-së theksohet se janë “thellësisht të shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, VOX Kosova”. Llogaria e VOX Kosovës në platformën Facebook është mbyllur dy herë, ajo në TikTok po ashtu dy herë, ndërsa ajo në Instagram një herë. “AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj VOX Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit”, thuhet në reagim. AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që - [Tottenham emëron Roberto De Zerbin si trajner të ri](https://shenjester.net/index.php/2026/04/01/tottenham-emeron-roberto-de-zerbin-si-trajner-te-ri/): Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Roberto De Zerbit si trajner të ri të ekipit të parë. Klubi ka konfirmuar se italiani ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, e cila hyn në fuqi pasi ai të pajiset me leje pune. Më herët, mediat raportuan se 46-vjeçari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Londra Veriore. De Zerbi nuk është i panjohur për Premier League, pasi më parë ka drejtuar Brighton & Hove Albion. Eksperienca e tij e fundit ishte te skuadra franceze Marseille, nga e cila u largua në shkurt të vitit 2026. Trajneri italian ka përvojë edhe - [Prishtina mirëpret tifozët turq me kafe falas para ndeshjes vendimtare](https://shenjester.net/index.php/2026/03/31/prishtina-mirepret-tifozet-turq-me-kafe-falas-para-ndeshjes-vendimtare/): Një kafene në qendër të Prishtinës ka ofruar kafe dhe çaj falas për tifozët turq, në një gjest mirënjohjeje për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës në vitin 1999, në prag të ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë. “Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe e çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju e keni paguar më 1999 – sot nuk keni asnjë borxh. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e vendosur në shesh. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se tetë orë deri në nisjen e përballjes në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” përballen me Turqinë në një ndeshje vendimtare, ku fituesi siguron kualifikimin - [Një hap nga historia: FFK ndez tifozët para sfidës së madhe](https://shenjester.net/index.php/2026/03/31/nje-hap-nga-historia-ffk-ndez-tifozet-para-sfides-se-madhe/): Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një mesazh të fuqishëm para ndeshjes vendimtare, duke i bërë thirrje tifozëve që të jenë në lartësinë e momentit historik. Në deklaratën e saj, FFK thekson rëndësinë e përkrahjes nga tribuna në një ndeshje që mund ta afrojë Kosovën vetëm një hap larg Botërorit. “Ka momente në histori që nuk përsëriten. Momente që nuk vijnë dy herë dhe nuk të japin luksin e hezitimit. Sonte është një i tillë,” thuhet në reagim. FFK u bën thirrje tifozëve që të mos qëndrojnë pasivë, por të jenë zëri dhe forca shtytëse e ekipit në - [Zbardhet misteri i Aeroportit: Kompania sqaron se Golf 8 nuk u vodh, por u mor gabimisht](https://shenjester.net/index.php/2026/03/30/zbardhet-misteri-i-aeroportit-kompania-sqaron-se-golf-8-nuk-u-vodh-por-u-mor-gabimisht/): Pas bujës që bëri lajmi për zhdukjen e një veture të tipit Golf 8 në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, vjen një sqarim i rëndësishëm që ndryshon tërësisht rrjedhën e ngjarjeve. Çifti nga Shqipëria jashtë dyshimeve Ndonëse fillimisht u hodhën hije dyshimi mbi klientët, një çift bashkëshortor nga Shqipëria, nga kompania e rent-a-car kanë kontaktuar redaksinë tonë për të sqaruar situatën. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, klienti i kishte ndjekur të gjitha procedurat e parapara. E vërteta doli të jetë më pak “kriminale” sesa u mendua në fillim. Disa shtetas turq, të cilët po ashtu kishin rezervuar një veturë me - [Bota flet për Kosovën: ‘The Guardian’ i kushton shkrim Dardanëve](https://shenjester.net/index.php/2026/03/27/bota-flet-per-kosoven-the-guardian-i-kushton-shkrim-dardaneve/): Fitorja e Kosovës që e afron vetëm një hap larg Kampionatit Botëror ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Për këtë sukses ka shkruar edhe mediumi prestigjioz britanik The Guardian, i cili i ka kushtuar një artikull të veçantë rrugëtimit të “Dardanëve”. “Çdo gjë është e mundur: Kosova një ndeshje larg përrallës së Kupës së Botës”, është titulli i shkrimit që përmbledh historinë dhe momentin aktual të përfaqësueses. Në artikull përshkruhet rrugëtimi i Kosovës drejt ndeshjes vendimtare për Botërorin, si dhe atmosfera festive pas fitores së madhe në Sllovaki. Mes tjerash, citohet edhe selektori Franco Foda, i cili bën thirrje - [E pamundur të gjesh biletë për ndeshjen Kosovë - Turqi](https://shenjester.net/index.php/2026/03/27/e-pamundur-te-gjesh-bilete-per-ndeshjen-kosove-turqi/): Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën, më 31 mars 2026, në Prishtinë. Përmes një reagimi, FFK ka falënderuar të gjithë tifozët për interesimin e jashtëzakonshëm, duke bërë të ditur se kërkesa për bileta ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri”. Si alternativë për ata që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta, Federata ka njoftuar se, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizohen aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku ndeshja do të mund të ndiqet përmes ekraneve - [VOOM “pushton” Prishtinën: Revolucioni i ri që po ndryshon mënyrën si udhëtojmë](https://shenjester.net/index.php/2026/03/27/voom-taxipushton-prishtinen-revolucioni-i-ri-ne-transport-qe-po-ndryshon-menyren-si-udhetojme/): VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë! Platforma e re, e dizajnuar për të ofruar shpejtësi, siguri dhe një përvojë plotësisht digjitale, është një nga mënyrat më të lehta për të lëvizur në Prishtinë. Ndërkohë, VOOM fton të gjithë ata që kanë veturë dhe janë te licensuar te bashkohen në platformë dhe të përfitojnë nga një mënyrë e re! Voom.Taxi - [Geci i VV-së: Paga e 13- të del më 31 mars](https://shenjester.net/index.php/2026/03/27/geci-i-vv-se-paga-e-13-te-del-me-31-mars/): Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, ka bërë të ditur se rroga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet të martën, më 31 mars. Përmes një njoftimi publik, ai ka sqaruar se ditëve të fundit kanë qarkulluar informacione të pasakta nga institucione dhe individë të ndryshëm, të cilat kanë krijuar paqartësi te qytetarët. “Rroga e 13-të do të shpërndahet më 31 mars. Urime!”, ka shkruar Geci. - [Granit Plava rrëfen premtimet e Murselit pas vrasjes së Liridona Ademajt](https://shenjester.net/index.php/2026/03/26/granit-plava-rrefen-premtimet-e-murselit-pas-vrasjes-se-liridona-ademajt/): I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është paraqitur sot para gjykatës, ku deklaroi se vrasja është porositur nga Naim Murseli. Plava tha se gjendja e tij ekonomike ka qenë e dobët dhe se me profesion ishte punëtor krahu. Ai theksoi se nuk kishte qenë i dënuar më parë për vepra penale të rënda, vetëm për kundërvajtje. Sipas tij, marrëveshja me Murselin ishte që ai të merrte përgjegjësinë për vrasjen, pa e ditur kush ishte viktima. “Më tha se brenda dy vjetësh do të më nxirrte nga burgu. Më ofroi 1,300 euro pagë dhe një veturë ‘G-Class’. Por - [Murseli në gjykatë: Armën e blemë, Plava më tha se do ta shiste dyfish të nesërmen](https://shenjester.net/index.php/2026/03/26/murseli-ne-gjykate-armen-e-bleme-plava-me-tha-se-do-ta-shiste-dyfish-te-nesermen/): Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka deklaruar në gjykatë se arma me të cilën Prokuroria pretendon se është kryer krimi, ishte blerë bashkë me të akuzuarin tjetër, Granit Plava, me qëllim rishitjeje. Sipas tij, ideja kishte qenë që arma të shitej më shtrenjtë. “Në mbrojtjen tuaj keni deklaruar se armën e keni blerë spontanisht bashkë me Granit Plavën dhe se pagesën e keni bërë ju. A është e vërtetë?”, e ka pyetur kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku. “Po. Sepse ai tha që e shet dyfish të nesërmën. Kjo ishte arsyeja, me atë - [KEDS reagon ndaj pretendimeve për matje të gabuara të energjisë elektrike](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/keds-reagon-ndaj-pretendimeve-per-matje-te-gabuara-te-energjise-elektrike/): Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka reaguar ndaj pretendimeve për matje të gabuara të energjisë elektrike, pas deklaratave se njehsorët faturonin energjinë me tarifë të lartë edhe gjatë natës. Sipas KEDS-it, të gjithë matësit e energjisë kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare gjatë instalimit, duke siguruar matje të sakta dhe të besueshme. Kompania garanton se tarifat (e ulëta dhe të larta) zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë konsumatorët, dhe se çdo devijim i vogël teknik trajtohet menjëherë nga ekipet e terrenit. KEDS-i thekson gjithashtu procesin e vazhdueshëm të modernizimit të rrjetit. Gjatë vitit të - [Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon dekretin e Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/gjykata-kushtetuese-e-kosoves-rrezon-dekretin-e-vjosa-osmani-per-shperndarjen-e-kuvendit/): Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë verdiktin final në njërën prej betejave më të nxehta juridike të viteve të fundit, duke shpallur të pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Me një vendim unanim të publikuar këtë të mërkurë (25.03.2026), “Guximi” i presidentes është goditur juridikisht, duke i dhënë frymëmarrje legjislativit. Gjykata ka qenë e prerë: Dekreti i datës 6 mars 2026, përmes të cilit presidentja Osmani shpërndau Kuvendin pas dështimit të zgjedhjes së kreut të shtetit, nuk prodhon asnjë efekt juridik. Ky vendim vjen pas kërkesave të bashkuara të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes Arbërie Nagavci, - [Efekti Shënjestër: Opozita reagon për mungesën e kushteve për policët te shtëpia e Ministrit, Sveçla](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/efekti-shenjester-opozita-reagon-per-mungesen-e-kushteve-per-policet-te-shtepia-e-ministrit-svecla/) - [Opozita akuzon Qeverinë Kurti për dështim, pas hulumtimit të Shënjestrës që shpërfaqi shtrenjtimin artificial të naftës](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/opozita-akuzon-qeverine-kurti-per-deshtim-pas-hulumtimit-te-shenjestres-qe-shperfaqi-shtrenjtimin-artificial-te-naftes/) - [Kurti dhe Sorensen dakordohen për lehtësira për komunitetin serb, Kallas flet për “momentum të ri” në dialog](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/kurti-dhe-sorensen-dakordohen-per-lehtesira-per-komunitetin-serb-kallas-flet-per-momentum-te-ri-ne-dialog/): Menjëherë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian për Dialogun, Peter Sorensen, ku u dakorduan për lehtësira për komunitetin serb lidhur me Ligjin për të Huajt dhe atë për Automjetet, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cilësoi marrëveshjen si një momentum të ri për dialogun dhe u shpreh e gatshme për një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Megjithatë, dialogu Kosovë–Serbi nuk përbën më prioritet ndërkombëtar parësor për shkak të krizave në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore, ndërsa Kosovës i kërkohet stabilitet i brendshëm dhe ruajtja e partneriteteve strategjike. Profesori i universitetit Johns - [Marta Kos përballet me deputetët evropianë për pretendimet e bashkëpunimit me UDBA](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/marta-kos-perballet-me-deputetet-evropiane-per-pretendimet-e-bashkepunimit-me-udba/): Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do të përballet më 20 prill me pyetjet e deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me pretendimet për bashkëpunim me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë. Takimi do të zhvillohet në kuadër të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme (AFET), duke zëvendësuar seancën e jashtëzakonshme të kërkuar më parë nga Partia Popullore Evropiane (EPP). Takimi i planifikuar për më 16 mars u anulua nga vetë Kos për shkak të një agjende të ngarkuar, menjëherë pas publikimit të informacioneve të reja mbi biografinë e saj. Akuzat lidhen me pretendimet se Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete - [Arrestohen dy persona për zjarrvënien e katër autoambulancave hebraike në Londër](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/arrestohen-dy-persona-per-zjarrvenien-e-kater-autoambulancave-hebraike-ne-londer/): Policia britanike ka njoftuar arrestimin e dy personave lidhur me sulmin e dyshuar me zjarrvënie ndaj katër autoambulancave të komunitetit hebraik në Londrën veriore, një incident që ka shkaktuar tronditje të thellë në vend. Lajmi u raportua këtë të mërkurë nga agjencia e lajmeve, Reuters. Të arrestuarit, të moshës 47 dhe 45 vjeç, u ndaluan në Londrën veriperëndimore dhe atë qendrore, dhe aktualisht ndodhen në paraburgim. Autoambulancave iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një sulm që kryeministri britanik, Keir Starmer, e quajti një “sulm antisemit thellësisht tronditës”. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Policia, - [Aktakuzë për korrupsion në Prizren: 18 mijë euro dëm për komunën](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/aktakuze-per-korrupsion-ne-prizren-18-mije-euro-dem-per-komunen/): Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, në një rast që lidhet me realizimin e një projekti infrastrukturor në fshatin Vlashnje. Sipas aktakuzës, zyrtari i akuzuar, në cilësinë e personit zyrtar dhe anëtarit të organit mbikëqyrës të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Vlashnje, rrugët dhe ndriçimi publik”, dyshohet se gjatë periudhës gusht 2022 – 16 gusht 2024, ka tejkaluar kompetencat e tij duke përpiluar raporte të rreme për punimet e kryera. Prokuroria thekson se në këto raporte dhe situacione fiktive është paraqitur sikur punimet - [Dy gjigantët anglezë synojnë yllin e Aston Villës](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/dy-gjigantet-angleze-synojne-yllin-e-aston-villes/): Manchester United dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër mesfushorin ofensiv të Aston Villës, Morgan Rogers. Të dyja klubet pritet të përballen për 23-vjeçarin dhe nuk tremben nga vlerësimi i lartë prej 116 milionë eurosh që i ka vendosur klubi nga Birminghami, sipas Football Insider. Burimi thekson se trajneri Unai Emery e sheh Rogers si një gur themeli të skuadrës së tij, duke bërë që klubi të mendojë shitjen e lojtarëve të tjerë para se të shqyrtojë ofertat për të. Vlen të përmendet se Rogers ka regjistruar 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe duke - [Gabim absurd në Madrid: Mjekët ngatërrojnë gjurin e shëndetshëm të Mbappé](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/gabim-absurd-ne-madrid-mjeket-ngaterrojne-gjurin-e-shendetshem-te-mbappe/): Gabimi i çuditshëm i ekipit mjekësor të Real Madrid – duke ngatërruar gjurin e shëndetshëm të Kylian Mbappé me atë të lënduar gjatë një kontrolli – sapo ka marrë një kthesë edhe më të pazakontë. Ish-dietologia e klubit, Itziar Gonzalez, nuk e ka kursyer reagimin e saj ndaj këtij zbulimi tronditës. Ajo pretendon se mjekët i janë drejtuar versionit falas të ChatGPT për këshilla mbi suplementet ushqimore dhe më pas kanë dhënë pikërisht atë që ka sugjeruar inteligjenca artificiale. “Kylian, shpresoj që ata po kërkojnë njerëz vërtet të kualifikuar dhe me njohuri, e jo njerëz që mbështeten te nepotizmi në - [Dortmund pranë marrëveshjes së re me Schlotterbeck deri në 2031](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/dortmund-prane-marreveshjes-se-re-me-schlotterbeck-deri-ne-2031/): Borussia Dortmund është në prag të vazhdimit të kontratës me Nico Schlotterbeck. Raportet nga Bild dhe gazetari Matteo Moretto sugjerojnë se Dortmundi ka bërë progres të madh ditët e fundit në negociatat me mbrojtësin. Palët janë afër një marrëveshjeje që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2031, ku do të përfshihet edhe një klauzolë largimi. Vlen të theksohet se 26-vjeçari më parë është lidhur me gjigantë si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich. - [Deputeti i PDK-së, Mustafa reagon pas hulumtimit të Shënjestrës: Nuk do të duhej lejuar abuzimi me çmimet e naftës](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/deputeti-i-pdk-se-mustafa-reagon-pas-hulumtimit-te-shenjestres-nuk-do-te-duhej-lejuar-abuzimi-me-cmimet-e-naftes/) - [Hulumtimi i "Shënjestër" zbuloi fryrjen e çmimit të naftës, Azemi i LDK-së: Vonesa e Ministrisë dëmtoi qytetarët](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/hulumtimi-i-shenjester-zbuloi-fryrjen-e-cmimit-te-naftes-azemi-i-ldk-se-vonesa-e-ministrise-demtoi-qytetaret/) - ["Shteti dështoi", deputeti Berisha pas hulumtimit të Shënjestrës që zbuloi fryrjen artificiale të çmimit të naftës](https://shenjester.net/index.php/2026/03/25/shteti-deshtoi-deputeti-berisha-pas-hulumtimit-te-shenjestres-qe-zbuloi-fryrjen-artificiale-te-cmimit-te-naftes/) - [Nuk i mbijeton plagëve as e dyshuara, tre viktima nga ngjarja në Majac](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/nuk-i-mbijeton-plageve-as-e-dyshuara-tre-viktima-nga-ngjarja-ne-majac/): Paraditen e së hënës ka ndërruar jetë edhe e dyshuara për rastin e rëndë në fshatin Majac të Podujevës, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga kjo ngjarje tragjike. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të QKUK-së, të cilët kanë bërë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Më herët gjatë ditës kishte ndërruar jetë edhe vdekja e personit të dytë, ndërsa viktima e parë, një burrë, ishte gjetur pa shenja jete në vendngjarje që mbrëmjen e së dielës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti fillimisht u raportua të - [Aksion në Zubin Potok: Policia konfiskon armë dhe pajisje ushtarake në Varagë](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/aksion-ne-zubin-potok-policia-konfiskon-arme-dhe-pajisje-ushtarake-ne-varage/): Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, gjatë patrullimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ka zbuluar një sasi armatimi në një shtëpi të pabanuar. Sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një granatë dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. - [Dy viktima nga ngjarja e rëndë në Majac, vdes njëra nga të plagosurat në QKUK](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/dy-viktima-nga-ngjarja-e-rende-ne-majac-vdes-njera-nga-te-plagosurat-ne-qkuk/): Një nga të plagosurat në ngjarjen e rëndë që ndodhi të dielën në fshatin Majac të Podujevës, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo e çon në dy numrin e viktimave nga kjo ngjarje tragjike. Vdekja e saj u konfirmua nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh: “Sot, rreth orës 03:35, është raportuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka - [Detaje nga kri:mi në Llap: Gruaja dyshohet se vr:au një burrë dhe pla:gosi familjaren e veten](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/detaje-nga-krimi-ne-llap-gruaja-dyshohet-se-vrau-nje-burre-dhe-plagosi-familjaren-e-veten/) - [Vr:itet një person në Podujevë](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/vritet-nje-person-ne-podujeve/) - [Gjetja e ujit me shtagë, Bekim Morina 'siguron' ujë për qindra qytetarë](https://shenjester.net/index.php/2026/03/23/gjetja-e-ujit-me-shtage-bekim-morina-siguron-uje-per-qindra-qytetare/) - [Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në paraburgim, fëmija në gjendje stabile pas operacionit](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/prinderit-e-5-vjecarit-nga-lipjani-ne-paraburgim-femija-ne-gjendje-stabile-pas-operacionit/): Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga prindërit e tij, është pranuar të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve dhe ndryshime gangrenoze. Ai i është nënshtruar një operacioni në Klinikën e Pediatrisë dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, ndërsa ka filluar t’i rikthehet edhe komunikimi verbal. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se fëmija ka kaluar një periudhë të gjatë në një ambient abuziv dhe se fokusi i institucioneve është mbështetja psiko-sociale. Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin - [Aksident fatal në Prizren, humb jetën një motoçiklist](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/aksident-fatal-ne-prizren-humb-jeten-nje-motociklist/): Një aksident me fatalitet ka ndodhur të enjten në Prizren, ku ka humbur jetën një motoçiklist 29-vjeçar. “Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën dhe më pas është përplasur nga prapa në kamion”, ka thënë Policia e Kosovës. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës - [Spitali i Pejës apelon: Shijoni ushqimin me masë gjatë Bajramit](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/spitali-i-pejes-apelon-shijoni-ushqimin-me-mase-gjate-bajramit/): Spitali i Përgjithshëm i Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditëve të festës së Bajramit të konsumojnë ushqimin me masë dhe të ruajnë balancën ushqimore. “Gjatë festave shijoni ushqimin me masë. Festat janë kohë gëzimi dhe tryezash të pasura, por është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer. Shëndeti varet nga zakonet tona të përditshme,” thuhet në apelin e spitalit. Të premten, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Bajrami simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin human, duke ofruar një mundësi për të reflektuar mbi vlerat e besimit dhe për të - ["S'ka si në shtëpi", festa e Bajramit mbledh mërgatën në atdhe](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/ska-si-ne-shtepi-festa-e-bajramit-mbledh-mergaten-ne-atdhe/) - [KFOR: Nuk ka kërcënim nga dronët dhe ushtrimet serbe](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/kfor-nuk-ka-kercenim-nga-dronet-dhe-ushtrimet-serbe/): Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e vendit. Më 9 mars, një dron i dyshimtë u gjet mbi pyll në Muçibabë dhe u konfiskua nga Policia e Kosovës. KFOR-i ka njoftuar se ngjarja lidhej me një pjesë të një droni të vetin, i cili kishte humbur gjatë operimeve dimrin e kaluar. Sipas misionit, KFOR-i ka kapacitete për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur sistemeve ajrore pa pilot, duke përforcuar bashkëpunimin ndërmjet forcave shumëkombëshe të misionit. Gjithashtu, KFOR-i ka vlerësuar se stërvitjet e - [Kurti akuzon Serbinë për “agresion”, stërvitjet ushtarake në Bujanoc nxisin reagime](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/kurti-akuzon-serbine-per-agresion-stervitjet-ushtarake-ne-bujanoc-nxisin-reagime/): Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për “shfaqje të agresionit” pas stërvitjeve ushtarake që ushtria serbe zhvilloi në fshatin Muhoc të Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se këto veprime synojnë rritjen e tensioneve dhe frikësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke i cilësuar si provokim të hapur ndaj Kosovës. Reagim pati edhe nga Shqipëria, ku u theksua se siguria e territoreve shqiptare garantohet nga NATO. Ndërkohë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka cilësuar këto stërvitje si rutinore dhe të paralajmëruara, duke theksuar se nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në - [Eksperti për “Bechtel & Enka”: Nuk e di si u lejuan këto keqpërdorime](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/eksperti-per-bechtel-enka-nuk-e-di-si-u-lejuan-keto-keqperdorime/): Eksperti financiar, Naser Rusinovci, në rigjykimin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka shprehur çudi se si konsorciumi “Bechtel & Enka” ka punuar në një projekt ku, sipas tij, ka pasur shumë keqpërdorime. Rusinovci ka vazhduar dëshminë e tij të enjten lidhur me 53 milionë eurot shtesë që Qeveria ia pagoi këtij konsorciumi për ndërtimin e autostradës Prishtinë–Hani i Elezit. Ai u shpreh i habitur me mënyrën e realizimit të projektit. “Nuk e di si ka lejuar ‘Bechtel & Enka’ të punojë me këto keqpërdorime që janë bërë në autostrada”, ka thënë Rusinovci. - [Festë pas agjërimit, Bajrami falet të premten në ora 06:18](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/feste-pas-agjerimit-bajrami-falet-te-premten-ne-ora-0618/) - [Gjermania publikon listën për miqësoret e marsit](https://shenjester.net/index.php/2026/03/19/gjermania-publikon-listen-per-miqesoret-e-marsit/): Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të muajit mars. “Die Mannschaft” do të përballet me Zvicrën më 27 mars dhe me Ganën më 30 mars. Trajneri Julian Nagelsmann ka përzgjedhur këta lojtarë: Portierët: Oliver Baumann (Hoffenheim), Alexander Nübel (Stuttgart), Jonas Urbig (Bayern) Mbrojtësit: Waldemar Anton, Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Pascal Groß (Brighton), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Nathaniel Brown (Eintracht), Jonathan Tah (Bayern), Malik Thiaw (Newcastle), Josh Vagnoman (Stuttgart) Mesfushorët: Joshua Kimmich, Aleksandar Pavlović, Leon Goretzka, Lennart Karl (të gjithë Bayern), Felix Nmecha (Borussia Dortmund), Anton Stach (Leeds), Kevin Schade (Brentford), Florian ## Pages - [My account](https://shenjester.net/index.php/my-account/) - [Checkout](https://shenjester.net/index.php/checkout/) - [Cart](https://shenjester.net/index.php/cart/) - [Shop](https://shenjester.net/index.php/shop/) - [Contact](https://shenjester.net/index.php/contact/): Justo fabulas singulis at pri, saepe luptatum mei an. Duo idque solet scribentur eu, natum iudico labore te eos, no utinam tibique nam. Viderer labitur nostrud et per, disputationi mediocritatem necessitatibus ex eam. Verterem qualisque no per. Id oratio veritus antiopam duo, forensibus dissentiunt eam eu. - [About](https://shenjester.net/index.php/about/): Lorem ipsum dolor sit amet, ei officiis assueverit pri, duo volumus commune molestiae ad, cum at clita latine. Tation nominavi quo id. An est possit adipiscing, error tation qualisque vel te. Stet interpretaris nec id. Ius ea rebum nostrum offendit. Per in recusabo facilisis, est ei choro veritus gloriatur. Has ut dicant fuisset percipit. At usu iusto iisque mandamus, simul persius complectitur at sit, aliquam moderatius elaboraret ne eos. Sea albucius definitionem ne. Lorem ipsum dolor sit amet, ei officiis assueverit pri, duo volumus commune molestiae ad, cum at clita latine. Tation nominavi quo id. An est possit adipiscing, error [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)