{"id":9831,"date":"2025-06-05T11:07:19","date_gmt":"2025-06-05T10:07:19","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=9831"},"modified":"2025-06-05T11:07:26","modified_gmt":"2025-06-05T10:07:26","slug":"pajisje-anti-drone-5-vjet-burg-per-shkeljet-publikohet-plani-i-masave-per-ndeshjen-shqiperi-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/06\/05\/pajisje-anti-drone-5-vjet-burg-per-shkeljet-publikohet-plani-i-masave-per-ndeshjen-shqiperi-serbi\/","title":{"rendered":"Pajisje anti-dron\u00eb, 5 vjet burg p\u00ebr shkeljet \u2013 publikohet plani i masave p\u00ebr ndeshjen Shqip\u00ebri-Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan masash t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb ndeshjes s\u00eb vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Bot\u00ebrorit 2026, nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, e cila do t\u00eb luhet t\u00eb shtun\u00ebn, n\u00eb or\u00ebn 20:45, n\u00eb stadiumin \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Ky plan p\u00ebrfshin \u201cblindimin\u201d total t\u00eb kryeqytetit, fal\u00eb masave t\u00eb rrepta t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja skuadrat, ku parashikohet eskortimi i ekipeve komb\u00ebtare, kontrolle t\u00eb imt\u00ebsishme n\u00eb ambientet e stadiumit dhe n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, pajisje anti-dron\u00eb si dhe menaxhimi i trafikut rrugor n\u00eb zonat p\u00ebrreth stadiumit.<\/p>\n<p>N\u00eb kryeqytet nga ora 15:00 e dat\u00ebs 7 qershor deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjes, do t\u00eb ket\u00eb kufizime t\u00eb qarkullimit n\u00eb disa akse rrugore p\u00ebrreth stadiumit \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d dhe rrug\u00ebt \u201cPapa Gjon Pali II\u201d, \u201cDervish Hima\u201d, \u201cAsim Zeneli\u201d, \u201cThemistokli G\u00ebrmenji\u201d, \u201cGjergj Filipi\u201d, \u201cLek\u00eb Dukagjini\u201d, \u201cFaik Konica\u201d, \u201cSkerdilajd Llagami\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu policia sqaron se parkimi p\u00ebr tifoz\u00ebt do t\u00eb organizohet n\u00eb pika t\u00eb caktuara n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtimit nga vijn\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb kryhen kontrolle t\u00eb detajuara ndaj tifoz\u00ebve p\u00ebr t\u00eb parandaluar futjen e sendeve t\u00eb rrezikshme si fishekzjarr\u00eb, flakadan\u00eb, l\u00ebnd\u00eb piroteknike, objekte t\u00eb forta, \u00e7adra, \u00e7akmak\u00eb dhe produkte kozmetike. Ndalohet gjithashtu ngritja e dron\u00ebve n\u00eb perimetrin e stadiumit, me paralajm\u00ebrimin se \u00e7do dron do t\u00eb rr\u00ebzohet me pajisje speciale anti-dron, ndoshta p\u00ebr t\u00eb shmangur incidente si ai i vitit 2014 n\u00eb sfid\u00ebn q\u00eb u luajt mes dy komb\u00ebtareve n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Gjithashtu, tifoz\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u00eb paraqiten n\u00eb hyrje t\u00eb stadiumit q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 18:00, p\u00ebr t\u00eb shmangur vonesat p\u00ebr shkak t\u00eb kontrolleve. Po ashtu, Policia apelon q\u00eb biletat t\u00eb mos publikohen n\u00eb rrjetet sociale, pasi ato jan\u00eb personale dhe me barcode t\u00eb gjurmueshme dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr dublikim do t\u00eb konsiderohet falsifikim dhe nd\u00ebshkohet sipas Kodit Penal.<\/p>\n<p>Uniformat Blu n\u00ebnvizojn\u00eb se \u00e7do akt dhune, futje n\u00eb fush\u00eb pa autorizim apo p\u00ebrdorim i mjeteve t\u00eb rrezikshme gjat\u00eb ndeshjes p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose burgim deri n\u00eb 5 vjet, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave.<br \/>\nNJOFTIMI:<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, plan masash t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb para, gjat\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ndeshjes s\u00eb futbollit \u201cShqip\u00ebri \u2013 Serbi\u201d, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 7 qershor 2025, n\u00eb or\u00ebn 20:45, n\u00eb stadiumin \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn pozitive p\u00ebr planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb aktiviteteve me p\u00ebrmasa nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan masash t\u00eb posa\u00e7\u00ebm me detyra konkrete p\u00ebr t\u00eb gjitha strukturat e Policis\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan masash. N\u00eb planin e masave parashikohen:<\/p>\n<p>-Eskortimi dhe sigurimi i futbollist\u00ebve t\u00eb ekipit t\u00eb Serbis\u00eb, nga aeroporti i Rinasit, n\u00eb hotel, n\u00eb stadium dhe n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Rinas;<\/p>\n<p>-Eskortimi dhe sigurimi i futbollist\u00ebve t\u00eb ekipit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb stadium;<\/p>\n<p>-Kryerja e kontrolleve sistematike n\u00eb mjediset brenda dhe jasht\u00eb stadiumit, p\u00ebr shtetas t\u00eb paautorizuar, sende dhe l\u00ebnd\u00eb piroteknike, para se t\u00eb futen tifoz\u00ebt;<\/p>\n<p>-Organizimi i sh\u00ebrbimeve p\u00ebr garantimin e rendit publik para, gjat\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ndeshjes s\u00eb futbollit, jo vet\u00ebm pran\u00eb stadiumit, por edhe kontrolli i territorit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs;<\/p>\n<p>-Sigurimi i rrug\u00ebkalimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb emergjenc\u00ebs;<\/p>\n<p>-Menaxhimi i trafikut rrugor n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, para, gjat\u00eb dhe pas ndeshjes s\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj ndeshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunuar me t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb kan\u00eb rol n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij aktiviteti, konkretisht me Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit, UEFA-n, Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, Policin\u00eb Bashkiake, Sh\u00ebrbimin Zjarrfik\u00ebs, shoq\u00ebrit\u00eb private t\u00eb siguris\u00eb (stjuart\u00ebt dhe personeli i siguris\u00eb), spitalet, qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ato t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<br \/>\nGjithashtu, jan\u00eb vendosur kontakte dhe po bashk\u00ebpunohet dhe me personelin e sh\u00ebrbimit t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb ekipit t\u00eb futbollit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb standardeve t\u00eb siguris\u00eb para, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj ndeshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij aktiviteti, gjat\u00eb dat\u00ebs 7 qershor 2025, nga ora 15:00 deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjes, nga Policia e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb Bashkiake t\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb aplikohen kufizime t\u00eb qarkullimit t\u00eb mjeteve n\u00eb disa akse rrugore n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb stadiumit, konkretisht:<br \/>\nBulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, nga kryq\u00ebzimi pran\u00eb Presidenc\u00ebs drejt sheshit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, rruga \u201cPapa Gjon Pali i II\u201d, rruga \u201cDervish Hima\u201d, pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb, rruga \u201cAsim Zeneli\u201d, pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb, rruga \u201cThemistokli G\u00ebrmenji\u201d, rruga \u201cGjergj Filipi\u201d, rruga \u201cLek\u00eb Dukagjini\u201d, pran\u00eb ish-Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs deri tek stadiumi, rruga \u201cFaik Konica\u201d dhe rruga \u201cSkerdilajd Llagami\u201d.<br \/>\nParkimi i autobus\u00ebve me tifoz\u00eb vendas q\u00eb vijn\u00eb nga Kor\u00e7a dhe Elbasani, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb parkingun e lokal \u201cKalvin\u201d, nd\u00ebrsa autoveturat te terminali pran\u00eb qytetit \u201cStudenti\u201d.<br \/>\nParkimi i autobus\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga veriu dhe jugu, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb parkimin \u201cTerminali i p\u00ebrpunimit t\u00eb automjeteve\u201d pran\u00eb mbikalimit t\u00eb Kamz\u00ebs, nd\u00ebrsa autoveturat tek parkingu pran\u00eb pallatit t\u00eb sportit \u201cAsllan Rusi\u201d, n\u00eb parkingun n\u00ebntok\u00ebsor n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, si dhe n\u00eb parkingun n\u00ebntok\u00ebsor n\u00eb \u201cBulevardin e Ri\u201d, te ish-stacioni i trenit.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb planit t\u00eb masave, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit do t\u00eb ushtrojn\u00eb kontroll t\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm ndaj tifoz\u00ebve, para futjes n\u00eb stadium, me q\u00ebllim parandalimin e futjes n\u00eb stadium, t\u00eb banderolave me p\u00ebrmbajtje raciste, t\u00eb fishekzjarr\u00ebve, flakadan\u00ebve, l\u00ebnd\u00ebve piroteknike, monedhave metalike, \u00e7adrave, \u00e7akmak\u00ebve, karikuesve t\u00eb celular\u00ebve, mjeteve\/produkteve p\u00ebr p\u00ebrdorim kozmetik dhe sendeve t\u00eb tjera t\u00eb forta.<br \/>\nGjithashtu, apelojm\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos ngren\u00eb dron\u00eb n\u00eb perimetrin e siguris\u00eb (p\u00ebrrreth stadiumit \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d), sepse do t\u00eb rr\u00ebzohen, pasi Policia e Shtetit do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pajisje anti-dron\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast, informojm\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, veprimet e dhunshme n\u00eb aktivitetet sportive, si hyrja n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit sportiv nga persona t\u00eb paautorizuar, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 50 000 deri n\u00eb 100 000 lek\u00eb. Kur nga kjo vep\u00ebr, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal t\u00eb aktivitetit sportiv, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj.<br \/>\nHedhja e sendeve t\u00eb forta n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs ose mbi njer\u00ebzit, mbajtja apo p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve piroteknike, fishekzjarr\u00ebve, flakadan\u00ebve, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb aktiviteti sportiv, d\u00ebnohen me burgim nga gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb tre vjet.<br \/>\nLegjislacioni penal shqiptar e konsideron vep\u00ebr penale, goditjen apo \u00e7do vep\u00ebr tjet\u00ebr dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, nd\u00ebrmjet\u00ebsit sportiv, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb sportive, dhe i d\u00ebnon me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb ambiente sportive, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, apo nga drejtues apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klubeve sportive, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb mir\u00ebkuptimin e tifoz\u00ebve q\u00eb t\u00eb paraqiten n\u00eb hyrjen e stadiumit, n\u00eb or\u00ebn 18:00, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb tifoz\u00ebve, pak para fillimit t\u00eb ndeshjes, mund t\u00eb humbasin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb stadium.<\/p>\n<p>Gjithashtu, apelojm\u00eb p\u00ebr tifoz\u00ebt dhe sportdash\u00ebsit q\u00eb t\u00eb mos publikojn\u00eb n\u00eb rrjete sociale biletat e blera, pasi mund t\u00eb dublikohen n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. \u00c7do bilet\u00eb \u00ebsht\u00eb e pajisur me barcode, \u00ebsht\u00eb personale dhe duhet t\u00eb mbahet vet\u00ebm nga shtetasi q\u00eb e posedon, i cili sipas radh\u00ebs, do t\u00eb kaloj\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr t\u2019iu kontrolluar barcode nga pajisja q\u00eb regjistron automatikisht \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb me bilet\u00eb t\u00eb falsifikuar ose t\u00eb dublikuar.<\/p>\n<p>Ju informojm\u00eb se dublikimi\/shum\u00ebfishimi i bilet\u00ebs, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra t\u00eb cilat nd\u00ebshkohen nga Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se gjendeni n\u00eb situata t\u00eb tilla paligjshm\u00ebrie, denonconi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb numrin 112.<\/p>\n<p>P\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonj\u00ebs policie, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb garantojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike, si dhe do t\u2019iu ofrojn\u00eb ndihm\u00eb dhe informacion, n\u00eb rast nevoje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky aktivitet t\u00eb p\u00ebrmbyllet pa incidente, n\u00eb interes t\u00eb imazhit t\u00eb vendit.\/A2CNN\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan masash t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe pas zhvillimit t\u00eb ndeshjes s\u00eb vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Bot\u00ebrorit 2026, nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, e cila do t\u00eb luhet t\u00eb shtun\u00ebn, n\u00eb or\u00ebn 20:45, n\u00eb stadiumin \u201cArena Komb\u00ebtare\u201d. Ky plan p\u00ebrfshin \u201cblindimin\u201d total t\u00eb kryeqytetit, fal\u00eb masave t\u00eb rrepta t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja skuadrat, ku parashikohet eskortimi i ekipeve komb\u00ebtare, kontrolle t\u00eb imt\u00ebsishme n\u00eb ambientet e stadiumit dhe n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, pajisje anti-dron\u00eb si dhe menaxhimi i trafikut rrugor n\u00eb zonat p\u00ebrreth stadiumit. N\u00eb kryeqytet nga ora 15:00<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":9832,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9831"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9831"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9833,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9831\/revisions\/9833"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}