{"id":9227,"date":"2025-05-19T15:07:48","date_gmt":"2025-05-19T14:07:48","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=9227"},"modified":"2025-05-19T15:13:58","modified_gmt":"2025-05-19T14:13:58","slug":"ka-sjelle-sa-ka-mujt-deshmitaret-rrefejne-maltretimet-e-perjetuara-nga-i-akuzuari-lutvija-gjate-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/05\/19\/ka-sjelle-sa-ka-mujt-deshmitaret-rrefejne-maltretimet-e-perjetuara-nga-i-akuzuari-lutvija-gjate-luftes\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmi t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb gjykat\u00eb: Si u maltretuan t\u00eb pafajshmit nga Shaqir Lutvija gjat\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitar\u00ebt Murat Kabashi dhe Elmi Gashi- t\u00eb dy nga fshati Mohlan, Komuna e Suharek\u00ebs rr\u00ebfyen t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr rrahjet q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar gjat\u00eb vitit 1998 dhe 1999 nga i akuzuari p\u00ebr krime lufte, Shaqir Lutvija n\u00eb burgun e Prizrenit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Shaqir Lutvija akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit dhe policit n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, ka kryer krime lufte, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht, d\u00ebshmitari Kabashi tha se ishte n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb e me kushte t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike me 22 familjar\u00eb dhe se nj\u00eb dit\u00eb i kishte lindur nevoja q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb qytet t\u00eb blinte ushqim.<\/p>\n<p>Sipas Kabashit, me t\u2019u kthyer nga Suhareka n\u00eb fshatin Mohlan ku ishte ambulanta e fshatit, ishin vendosur policia serbe dhe aty e kishin arrestuar me arsyetimin se duhet t\u00eb jap\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Pas arrestimit, Kabashi tha se e kishin d\u00ebrguar n\u00eb burgun e Prizrenit, ku sipas tij, e kishin vendosur n\u00eb dhom\u00ebn num\u00ebr 36, ku edhe ishte i akuzuari Lutfija.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari tha se e kishin pyetur se a ka b\u00ebr\u00eb roje gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe se, sipas tij, k\u00ebt\u00eb e kishte mohuar dhe nuk ishte p\u00ebrgjigjur, p\u00ebr \u00e7ka, m\u00eb pas tha se kishin filluar me rrahje e cila kishte zgjatur dy dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb karrige u kan\u00eb aty, e kam cek edhe te prokurori, i ka qit\u00eb kamt aty dhe sa ka mujt ka sjell\u00eb. At\u00eb dit\u00eb m\u00eb kan\u00eb \u00e7u apet n\u00eb at\u00eb burgun vog\u00ebl, t\u00eb nes\u00ebrmen kan\u00eb fillu apet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb-dit\u00eb, apet 3-4 or\u00eb ka zgjat tu m\u00eb vet\u00eb p\u00ebr do katunar\u00eb t\u00eb mi. U kan\u00eb  edhe nj\u00eb shok i tij, emrin nuk ia di, edhe ai ka ushtru dhun\u00eb ndaj meje\u201d, deklaroi Kabashi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kabashi sqaroi se t\u00eb akuzuarin Lutvija ka arritur ta identifikoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nishanit q\u00eb ka n\u00ebn sy, por se emrin dhe mbiemrin nuk ia ka ditur.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas d\u00ebshmitarit, hetuesit policor\u00eb ia kishin prezantuar disa fotografi dhe se mbi baz\u00ebn e tyre kishte identifikuar t\u00eb akuzuarin Lutvija.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, seanca vazhdoi me d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit, Elmi Gashi, i cili p\u00ebr t\u00eb akuzuari Lutvija tha se gjat\u00eb koh\u00ebs sa e kishin d\u00ebrguar n\u00eb Burgun e Prizrenit, i referoheshin si \u201cShefi\u201d dhe \u201cLuta\u201d, dhe se emrin e tij nuk e ka ditur.<\/p>\n<p>Gashi tha se dhuna ndaj tij ishte ushtruar nga punonj\u00ebs t\u00eb burgut me urdh\u00ebr t\u00eb vet shefit, p\u00ebr arsye se nuk kishte pranuar t\u00eb deklarohet p\u00ebr pyetjet q\u00eb i ishin parashtruar, e q\u00eb sipas Gashit, ishin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb pav\u00ebrteta, andaj nuk ka dashur t\u2019i pohoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Gashit, me urdh\u00ebr t\u00eb \u201cshefit\u201d- q\u00eb i referohej t\u00eb akuzuarit Shaqir Lutvija, ishte rrahuhr n\u00eb t\u00ebr\u00eb pjes\u00ebt e trupit, p\u00ebrpos kok\u00ebs, e q\u00eb edhe vet\u00eb i akuzuari, ai thot\u00eb se n\u00eb disa raste kishte ushtruar dhun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht, duarve me pendrek edhe pyetjet zakonisht \u00e7do her\u00eb kan\u00eb qen\u00eb\u2026 jo q\u00eb s\u2019kam pranu por nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Aty kur e pan\u00eb q\u00eb ndoshta n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nuk po iu del boll m\u00eb kan\u00eb shtri n\u00eb bark edhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ngriti k\u00ebmb\u00ebt edhe kan\u00eb fillu me m\u00eb godit\u00eb k\u00ebmb\u00ebve, edhe n\u00eb pjes\u00ebn e shpin\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrjashtim n\u00eb kok\u00eb aty s\u2019m\u00eb kan\u00eb ra. Aty kan\u00eb fillu maltretimet derisa kan\u00eb desht\u00eb vet\u00eb, dikur e pan\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb boll edhe m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb kan\u00eb \u00e7u n\u00eb dhom\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gashi tha se rrahja kishte ndodhur p\u00ebrgjat\u00eb gjasht\u00eb dit\u00ebve dhe se ishte rrahur nj\u00eb her\u00eb brenda dit\u00ebs por n\u00eb disa raste edhe dy her\u00eb. Tha se \u00e7do her\u00eb me vet\u00ebdije kishte shkuar n\u00eb dhom\u00ebn num\u00ebr 36, por se p\u00ebr kthimin n\u00eb qeli ishte pavet\u00ebdije p\u00ebr shkak t\u00eb rrahjes.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari deklaroi se i jan\u00eb ofruar disa fotografi dhe se p\u00ebrmes tyre kishte identifikuar t\u00eb akuzuarin Lutvija dhe at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nishanit q\u00eb ka posht\u00eb syrit, si dhe faktin se p\u00ebr gjasht\u00eb dit\u00eb rresht ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb maltretimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb mos me pas pa, kisha mujt me vizatu, pikturu, se mbi t\u00eb gjitha pika \u00ebsht\u00eb sepse s\u2019ia harroj fytyr\u00ebn kurr\u00eb dhe po ia p\u00ebrkujtoj avokates, i kam than\u00eb dhe po e p\u00ebrs\u00ebris me t\u00eb pas rreh qeky Shaqa prej t\u00eb shtun\u00ebs deri t\u00eb enjten nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb po se po, por edhe dy her\u00eb, kurr\u00eb s\u2019e kishe harru, edhe sot vuaj nga malterimet e tij\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Gashit, p\u00ebr shkak t\u00eb maltretimeve q\u00eb kishte marr\u00eb, kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201c15 dit\u00eb rresht kam urinu gjak\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai tha se emrin dhe mbiemrin e t\u00eb akuzuarit nuk e ka ditur, por vet\u00ebm pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar e ka m\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, d\u00ebshmitari Gashi me lejen e trupit gjykues shfaqi k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb n\u00eb fund, ku sipas tij, shihet l\u00ebndimi i b\u00ebr\u00eb nga maltretimet e marra dhe se k\u00ebt\u00eb l\u00ebndim ia kishin shkaktuar persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarit Lutvija.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, paraprakisht avokatja e t\u00eb akuzuarit, Jovana Filipoviq tha se e kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb d\u00ebshmitarit Gashi, pasi q\u00eb nuk e ka d\u00ebshmuar se l\u00ebndimi ka ndodhur gjat\u00eb tetorit t\u00eb 1998-\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, seanca p\u00ebrfundoi me p\u00ebrfundimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Gashit, pasi q\u00eb sipas gjykat\u00ebsit t\u00eb rastit, Kujtim Krasniqi, d\u00ebshmitari Sefer Ejupi nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb edhe pse e ka pranuar ftes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt, munges\u00ebn nuk e ka arsyetuar.<\/p>\n<p>Paraprakisht, gjykimi filloi rishtazi pasi q\u00eb u b\u00eb nd\u00ebrrimi i an\u00ebtares s\u00eb trupit gjykues, ku n\u00eb vend t\u00eb gjykat\u00ebsit Kushtrim Shyti, si an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsja Violeta Namani-Hajra dhe se me pajtimin e pal\u00ebve n\u00eb procedur\u00eb veprimet e nd\u00ebrmarra deri tani u konstatuan t\u00eb lexuara.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn fillestare t\u00eb mbajtur m\u00eb 17 shtator 2024, Lutvija u deklarua i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuz\u00ebn q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr Shaqir Lutvij\u00ebs, i cili akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit dhe policit n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, individualisht dhe n\u00eb bashk\u00ebkryerje me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb forcave policore serbe, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 1998-1999, n\u00eb Prizren, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka ushtruar masat represive t\u00eb vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Uk\u00eb Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri m\u00eb 7 tetor 1998, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb forcave policore, kan\u00eb nd\u00ebrmarr nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr arrestimi e tyre n\u00eb burgun e Prizrenit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e  popullat\u00ebs civile t\u00eb nacionalitetit shqiptar, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishin: R.J., dhe t\u00eb lartcekurit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, forcat serbe pas arrestimit i d\u00ebrguan n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, me \u00e7\u2019rast i akuzuari Lutvija s\u00eb bashku me t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit t\u00eb k\u00ebtij stacioni, i mor\u00ebn n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje i kan\u00eb rrahur me boksa e shqelma, me mjete t\u00eb tjera t\u00eb forta dhe metoda t\u00eb tjera t\u00eb trajtimit \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Lutvija dhe t\u00eb pandehurit tjer\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mjete t\u00eb rrym\u00ebs elektrike, t\u00eb cilat ua vendosnin n\u00eb pjes\u00ebn e duarve dhe n\u00eb organe gjenitale, me \u00e7\u2018rast si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj R.J., kishte vdekur, kurse Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Uk\u00eb Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba p\u00ebsuan l\u00ebndime serioze trupore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Lutvija po akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKrime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d nga neni 142 lidhur me nenin 22 t\u00eb Ligjit Penal t\u00eb RSFJ-s\u00eb. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitar\u00ebt Murat Kabashi dhe Elmi Gashi- t\u00eb dy nga fshati Mohlan, Komuna e Suharek\u00ebs rr\u00ebfyen t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr rrahjet q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar gjat\u00eb vitit 1998 dhe 1999 nga i akuzuari p\u00ebr krime lufte, Shaqir Lutvija n\u00eb burgun e Prizrenit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Shaqir Lutvija akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit dhe policit n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, ka kryer krime lufte, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. Fillimisht, d\u00ebshmitari Kabashi tha se ishte n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb e me kushte t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike me 22 familjar\u00eb dhe se nj\u00eb dit\u00eb i kishte lindur nevoja q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb qytet<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":9228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9227"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9227"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9230,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9227\/revisions\/9230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}