{"id":9064,"date":"2025-04-25T14:09:34","date_gmt":"2025-04-25T13:09:34","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=9064"},"modified":"2025-04-25T14:09:34","modified_gmt":"2025-04-25T13:09:34","slug":"deshton-per-te-gjashten-here-konstitutimi-i-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/04\/25\/deshton-per-te-gjashten-here-konstitutimi-i-kuvendit\/","title":{"rendered":"D\u00ebshton p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00ebn her\u00eb konstitutimi i Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Albulena Haxhiu, kandidate e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr Kryetare t\u00eb Kuvendit, ka d\u00ebshtuar s\u00ebrish t\u00eb siguroj\u00eb votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Ajo nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 57 vota n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur t\u00eb premten. Kund\u00ebr kan\u00eb votuar PDK-ja dhe LDK-ja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tre deputet\u00eb nga Nisma Socialdemokrate kan\u00eb abstenuar. Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr konstituimin e Kuvendit do t\u00eb mbahet t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 27 prill.<\/p>\n<p>Deputetja e VV-s\u00eb, Mimoza Kusari-Lila, i \u00ebsht\u00eb referuar Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me afatin p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, edhe pse Kushtetuta nuk e qart\u00ebson plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se opozita po e bllokon procesin, duke votuar kund\u00ebr kandidates p\u00ebr Kryetare t\u00eb Kuvendit. Kusari-Lila ka theksuar se, sipas Kushtetut\u00ebs, Kuvendi duhet t\u00eb konstituohet brenda 30 dit\u00ebsh nga certifikimi i rezultateve t\u00eb zgjedhjeve, dhe kjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me dat\u00ebn 27 prill. Ajo ka shtuar se ky proces nuk mund t\u00eb zgjatet pafund\u00ebsisht dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku diskutimet me subjektet politike do t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb kalimin n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr zgjedhjesh.<\/p>\n<p>\u201cNeni 66 i Kushtetut\u00ebs thot\u00eb se Kuvendi i Kosov\u00ebs zgjidhet me mandat kat\u00ebrvje\u00e7ar, duke filluar nga dita e seanc\u00ebs konstituive, q\u00eb mbahet brenda tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebsh nga shpallja zyrtare e rezultateve t\u00eb zgjedhjeve,\u201d tha Kusari-Lila. Ajo gjithashtu shtoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb interpretim t\u00eb ri mbi afatet, duke theksuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi, ka akuzuar L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje se po e bllokon q\u00ebllimisht konstituimin e Kuvendit, pasi nuk ka numra t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb Vet\u00ebvendosje t\u00eb ndryshoj\u00eb propozimin p\u00ebr kandidatin p\u00ebr Kryetar t\u00eb Kuvendit, duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb mbaj\u00eb peng shtetin dhe institucionet p\u00ebr interesa personale. Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se VV-ja ka pasur mund\u00ebsi ta ndryshoj\u00eb kandidatur\u00ebn, pasi nuk ka shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>\u201cBllokada \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme dhe vjen nga VV-ja si parti e par\u00eb q\u00eb i takon propozimi. \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb dhe e turpshme q\u00eb p\u00ebr tekat e nj\u00eb kandidati, nj\u00eb deputeteje, t\u00eb mbetet peng shteti. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pengmarrje e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr tekat e nj\u00eb partie dhe nj\u00eb kandidati. Ata nuk kan\u00eb numra p\u00ebr Qeveri dhe fakti q\u00eb Albin Kurti nuk mund t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb duke i mbajtur peng institucionet dhe shtetin,\u201d tha Krasniqi pas d\u00ebshtimit t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr konstituimin e Kuvendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albulena Haxhiu, kandidate e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr Kryetare t\u00eb Kuvendit, ka d\u00ebshtuar s\u00ebrish t\u00eb siguroj\u00eb votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Ajo nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 57 vota n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur t\u00eb premten. Kund\u00ebr kan\u00eb votuar PDK-ja dhe LDK-ja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tre deputet\u00eb nga Nisma Socialdemokrate kan\u00eb abstenuar. Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr konstituimin e Kuvendit do t\u00eb mbahet t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 27 prill. Deputetja e VV-s\u00eb, Mimoza Kusari-Lila, i \u00ebsht\u00eb referuar Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me afatin p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, edhe pse Kushtetuta nuk e qart\u00ebson plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb proces. Ajo ka theksuar<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7060,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[64],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9064"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9064"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9064\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9065,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9064\/revisions\/9065"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}