{"id":9062,"date":"2025-04-25T13:28:19","date_gmt":"2025-04-25T12:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=9062"},"modified":"2025-04-25T13:28:19","modified_gmt":"2025-04-25T12:28:19","slug":"deshmitari-rrefen-per-perndjekjen-e-triumf-rizes-nga-grupi-sekiraqa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/04\/25\/deshmitari-rrefen-per-perndjekjen-e-triumf-rizes-nga-grupi-sekiraqa\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmitari rr\u00ebfen p\u00ebr p\u00ebrndjekjen e Triumf Riz\u00ebs nga grupi \u201cSekiraqa\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, d\u00ebshmoi Blerim Shala, i cili tha se i ndjeri Triumf Riza, kishte treguar se si grupi \u201cSekiraqa\u201d ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe dy t\u00eb akuzuarit e kishin p\u00ebrndjekur para se t\u00eb vritje.<\/p>\n<p>\u201c\u2026prej grupit t\u00eb Enverit pastaj prej aty ka fillu ma intensiv p\u00ebrcjellja e Triumfit, k\u00ebrc\u00ebnimet\u201d, deklaroi Shala, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Paraprakisht Shala tregoi p\u00ebr momentin kur Riza e kishte ndalur si polic s\u00eb bashku me dy polic\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb Enver Sekiraq\u00ebn ku edhe i nj\u00ebjti i kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me granat dore.<\/p>\n<p>Sipas Shal\u00ebs, ndon\u00ebse Riza i kishte th\u00ebn\u00eb se e kishte paraqitur n\u00eb Polici k\u00ebrc\u00ebnimin me granat\u00eb dore, ai shtoi se pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb sistemin e Policis\u00eb, ato nuk figuronin aty, duke aluduar se dikush i kishte fshir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Shala deklaroi se e njeh t\u00eb akuzuarin Ilir Abdullahu, pasi e kishin ndaluar disa her\u00eb gjat\u00eb patrullimit si zyrtar\u00eb policor\u00eb, por shtoi se nuk i kujtohet n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb i ka shqiptuar ndonj\u00eb kund\u00ebrvajtje.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim e kund\u00ebrshtoi Ilir Abdullahu, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kishte par\u00eb Shal\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit.<br \/>\n\u201cUn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb D\u00ebshmitari Shala deklaroi se p\u00ebr vrasjen e Riz\u00ebs ishte njoftuar nga v\u00ebllai i tij, Visari, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb se e kishin q\u00eblluar dhe se ndodhej n\u00eb spital.<\/p>\n<p>\u201cVisari m\u00eb ka njoftuar se e kan\u00eb q\u00eblluar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb spital\u201d, shtoi Shala.<\/p>\n<p>Shala tregoi se Riza i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb hynte n\u00eb sistemin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fotografit\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit \u201cSekiraqa\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb dy t\u00eb akuzuarit, Ilir dhe Rrahim Abdullahu, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i identifikonte personat q\u00eb po e ndiqnin.<\/p>\n<p>Sipas Shal\u00ebs, Riza ishte polic dhe njeri i ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cEdhe si zyrtar dhe person fizik ka qen\u00eb shum\u00eb i moralsh\u00ebm nuk ka pas di\u00e7ka t\u00eb keqe s\u2019ka pas asnj\u00ebher\u00eb v\u00ebrejtje kurr\u00eb n\u00eb Polici\u201d, tha Shala.<\/p>\n<p>Shala sqaroi se ka punuar si zyrtar policor q\u00eb nga viti 2001 dhe se kishte qen\u00eb koleg me Riz\u00ebn. Ai shtoi se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb nj\u00ebsitin p\u00ebr zbatimin e urdh\u00ebrarresteve t\u00eb l\u00ebshuara nga Gjykata.<\/p>\n<p>Sipas tij, sa i kujtohej, kishte pasur nj\u00eb urdh\u00ebrarrest edhe ndaj t\u00eb akuzuarit Ilir Abdullahu, por shtoi se i nj\u00ebjti nuk kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb arrestohej, pasi ishte paraqitur vet\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb. Megjithat\u00eb, Shala theksoi se nuk i kujtohej p\u00ebr \u00e7far\u00eb vepre penale ishte l\u00ebshuar urdh\u00ebrarresti.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb nga mbrojt\u00ebsi i Ilirit, avokati Ram\u00eb Dreshaj, se p\u00ebrse nuk e kishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt, d\u00ebshmitari Shala u p\u00ebrgjigj se nuk ishte pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Rrahim Abdullahu, Shala tha se nuk kishte pasur urdh\u00ebrarrest.<\/p>\n<p>Avokati Ram\u00eb Dreshaj k\u00ebrkoi nga Shala t\u00eb dij\u00eb se p\u00ebrse deklarata e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Stacionin Policor m\u00eb 7 shtator 2007 nuk ishte n\u00ebnshkruar nga zyrtar\u00ebt policor\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb pyetje e till\u00eb nuk u lejua nga Gjykata, me arsyetimin se Shala nuk mund t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb veprim q\u00eb vet\u00eb nuk e kishte kryer.<\/p>\n<p>Lidhur me rastin e Swiss Casino-s, Shala deklaroi se pas k\u00ebtij incidenti, Riza e kishte kuptuar dhe e kishte marr\u00eb m\u00eb seriozisht k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj tij nga grupi \u201cSekiraqa\u201d, duke shtuar se disa nga k\u00ebrc\u00ebnimet i kishte raportuar.<\/p>\n<p>Shala gjithashtu deklaroi se motivi i konfliktit mes Riz\u00ebs dhe k\u00ebtij grupi kishte t\u00eb b\u00ebnte me detyrat q\u00eb Riza ushtronte si zyrtar policor.<\/p>\n<p>Ai shtoi se paraprakisht, vet\u00eb Enver Sekiraqa kishte deklaruar se \u201caskush nga Policia dhe as Komandant\u00ebt nuk guxon ta ndaloj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Paraprakisht, me propozimin e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Rrahim Abdullahu, avokatit Xhemajl Ademaj, Gjykata e konsideroi si t\u00eb lexuar deklarat\u00ebn e d\u00ebshmitares Kaltrina Berisha. Ky veprim nuk u kund\u00ebrshtua as nga prokurorja e rastit, Arbresha Shala, dhe as nga babai i t\u00eb ndjerit Riza, Shefqet Riza.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) m\u00eb 2 shtator 2024 ka ngritur aktakuz\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamentin Special, kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Ilir Abdullahu i njohur me nofk\u00ebn \u201cLiza\u201d.<\/p>\n<p>Abdullahu akuzohet se n\u00eb bashk\u00ebkryerje me tani t\u00eb d\u00ebnuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, si dhe t\u00eb pandehurin Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, si grup i organizuar nga Sekiraqa, t\u00eb shtyr\u00eb nga motivi i hakmarrjes s\u00eb paskrupullt, me dashje q\u00eb ta privojn\u00eb nga jeta tani t\u00eb ndjerin Triumf Riza, p\u00ebr arsye se tani i ndjeri, m\u00eb 24 dhjetor 2005 n\u00eb lokalin \u201cSwiss Casino\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, e kishte rrahur tani t\u00eb d\u00ebnuarin Sekiraqa, ku ky i fundit kishte qen\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb spital, se pas njoftimit me Adelina Ismailin, i nj\u00ebjti nuk ka lejuar q\u00eb t\u2019i jap\u00eb reket- t\u00eb holla si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se p\u00ebr arrestimin dhe rrahjen e tij n\u00eb Ferizaj m\u00eb 22 maj 2006 nga ana e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb SHPK-s\u00eb, Sekiraqa kishte akuzuar tani t\u00eb ndjerin Triumf Riza se jan\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb nga ana e tij, andaj jan\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb tani t\u00eb ndjerin ta privojn\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se nj\u00eb koh\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me vetura l\u00ebvizjet e Riz\u00ebs dhe m\u00eb 30 gusht 2007 derisa Arben Berisha, Enver Sekiraqa, Rrahim Abdullahu dhe Ilir Abdullahu kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb lokalin \u201cSekiraqa\u201d, tani i d\u00ebnuari Avdiu, p\u00ebrmes telefonit t\u00eb tij, i ka d\u00ebrguar mesazh tani t\u00eb akuzuarit Abdullahu me p\u00ebrmbajtjen \u201cParking te Grandi, kojshija e kish dramen\u201c, duke aluduar n\u00eb Riz\u00ebn, i cili banes\u00ebn e kishte p\u00ebrball\u00eb lokalit \u201cSekiraqa\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb hotelin Grand.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, pasi e kishte marr\u00eb njoftimin tani i d\u00ebnuari Berisha dhe t\u00eb pandehurit Ilir Abdullahu e Rrahim Abdullahu, me vetur\u00eb kan\u00eb shkuar te lokali \u201cQuins\u201d, ku tani i d\u00ebnuari Berisha, i armatosur m\u00eb par\u00eb me pistolet\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal, nd\u00ebrsa i pandehuri Ilir dhe i pandehuri Rrahim kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb pritur Riz\u00ebn, pasi ky i fundit pothuajse \u00e7do dit\u00eb ishte mysafir i atij lokali.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, thuhet se i pandehuri Rrahim Abdullahu, p\u00ebrmes telefonit t\u00eb tij, i ka d\u00ebrguar mesazh tani t\u00eb d\u00ebnuarit Berisha, derisa ka qen\u00eb duke q\u00ebndruar ulur n\u00eb tarrac\u00ebn e nj\u00eb lokali af\u00ebr lokalit AMPM, me p\u00ebrmbajtjen \u201crri qatu hin mrena se mir je, ma von te thirri\u201c, pasi q\u00eb Riza ishte par\u00eb te lokali AMPM.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se n\u00eb momentin kur Riza ka dal\u00eb nga lokali dhe ka qen\u00eb af\u00ebr automjetit t\u00eb tij, tani i d\u00ebnuari Berisha me vrap ka shkuar drejt tij dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake, kur Riza nuk ka pritur kurrfar\u00eb sulmi, me shpin\u00eb t\u00eb kthyer nga ai, nga nj\u00eb distanc\u00eb prej 5 metrash, me pistolet\u00eb ka sht\u00ebn\u00eb 11 her\u00eb me tri rafale t\u00eb shkurtra, duke e goditur me 2 plumba n\u00eb shpin\u00eb, ku plumbat, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimit dinamik, kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebr aort\u00eb, zem\u00ebr dhe mushk\u00ebri, nga t\u00eb cilat l\u00ebndime ai ka vdekur, nd\u00ebrsa me nj\u00eb plumb \u00ebsht\u00eb goditur n\u00eb kofsh\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb veprim, i akuzuari Ilir Abdullahu, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me t\u00eb d\u00ebnuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, dhe t\u00eb pandehurit Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cVrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u2019, nga neni 147, paragrafi 1, n\u00ebnparagraf\u00ebt 3 dhe 9, lidhur me nenin 23 t\u00eb Kodit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Penal t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilir Abdullahu, i njohur me nofk\u00ebn \u201cLiza\u201d, u arrestua m\u00eb 16 korrik 2023, pasi p\u00ebr vite me radh\u00eb k\u00ebrkohej si i dyshuar p\u00ebr vrasjen e Triumf Riz\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Triumf Riz\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar p\u00ebr nxitje t\u00eb vrasjes s\u00eb policit. Sekiraqa m\u00eb 3 maj 2024 u d\u00ebnua me 25 vjet burgim. I nj\u00ebjti gjendet n\u00eb arrati.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjykimin ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, d\u00ebshmoi Blerim Shala, i cili tha se i ndjeri Triumf Riza, kishte treguar se si grupi \u201cSekiraqa\u201d ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe dy t\u00eb akuzuarit e kishin p\u00ebrndjekur para se t\u00eb vritje. \u201c\u2026prej grupit t\u00eb Enverit pastaj prej aty ka fillu ma intensiv p\u00ebrcjellja e Triumfit, k\u00ebrc\u00ebnimet\u201d, deklaroi Shala, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. Paraprakisht Shala tregoi p\u00ebr momentin kur Riza e kishte ndalur si polic s\u00eb bashku me dy polic\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb Enver Sekiraq\u00ebn ku edhe i nj\u00ebjti i kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me granat dore. Sipas Shal\u00ebs, ndon\u00ebse Riza i kishte th\u00ebn\u00eb se e kishte<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9062"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9062"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9062\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9063,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9062\/revisions\/9063"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}