{"id":8354,"date":"2025-01-19T19:03:32","date_gmt":"2025-01-19T18:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=8354"},"modified":"2025-01-19T19:03:32","modified_gmt":"2025-01-19T18:03:32","slug":"supremja-ia-verteton-denimin-me-burg-dhe-gjobe-ish-zyrtarit-te-mti-se-te-akuzuar-per-keqperdorim-te-informates-zyrtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/01\/19\/supremja-ia-verteton-denimin-me-burg-dhe-gjobe-ish-zyrtarit-te-mti-se-te-akuzuar-per-keqperdorim-te-informates-zyrtare\/","title":{"rendered":"Supremja ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burg dhe gjob\u00eb ish-zyrtarit t\u00eb MTI-s\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb informat\u00ebs zyrtare"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs, m\u00eb 15 janar 2025, ka marr\u00eb vendim me t\u00eb cilin ka l\u00ebn\u00eb fuqi vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore dhe at\u00eb t\u00eb Apelit, me t\u00eb cilin Xhemajl Syla, ish-zyrtari i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb (MTI), ishte d\u00ebnuar me 2 vite burgim dhe 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i informat\u00ebs zyrtare\u201d.     <\/p>\n<p>\u201cRefuzohet si e pabazuar, k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Xhemajl Syla e paraqitur kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda i dat\u00ebs 15.01.2024 dhe aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kosov\u00ebs i dat\u00ebs 14.05.2024\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Supremes, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin  e Supremes, thuhet se mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Xhemajl Syla, avokati Mahmut Halimi, ka parashtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb  ndaj vendimit t\u00eb Apelit i cili kishte v\u00ebrtetuar vendimin e Themelores p\u00ebr d\u00ebnimin e Xhemajl Syl\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Supremes, pretendimet e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Syla, avokatit Halimi p\u00ebr shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale dhe shkeljes s\u00eb ligjit penal, jan\u00eb t\u00eb pabazuara pasi q\u00eb aktgjykimet nuk p\u00ebrmbajn\u00eb shkelje p\u00ebr t\u00eb cilat pretendohet.<\/p>\n<p>Po ashtu, si t\u00eb pabazuara Supremja ka gjetur edhe pretendimin e avokatit Halimi lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga laptopi i ish-t\u00eb pandehurit Luan Dalipit. Kjo p\u00ebr faktin se bazuar n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga laptopi i Dalipit ishin marr\u00eb bazuar n\u00eb urdhrat e ligjsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebshuara nga ana e gjyqtarit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit kishte cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Supremja ka gjetur se jan\u00eb t\u00eb pabazuara pretendimet e avokatit Halimi sa i p\u00ebrket pretendimet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale jan\u00eb marr\u00eb  disa emaile t\u00eb supozuara t\u00eb komunikimit mes t\u00eb d\u00ebnuarit Syla dhe ish \u2013 t\u00eb pandehurit Luan Dalipi dhe Valdrin Luk\u00ebs,<\/p>\n<p>Supremja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka sqaruar se n\u00eb arsyetimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb gjith\u00eb emailet e komunikimeve t\u00eb cilat v\u00ebrtetojn\u00eb ndarjen e informacioneve dhe favorizimin e e nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsi n\u00eb tender n\u00eb raport me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme thuhet se fakti se tenderi i par\u00eb ishte anuluar dhe ishte shpallur ritenderim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn projekt nuk e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aktivitetin e tani t\u00eb d\u00ebnuarit e gjithashtu aktiviteti i tij dhe komunikimet vazhdojn\u00eb edhe pas ritenderimit, si\u00e7 me t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb konstatuar dy gjykatat e instanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtjen e ligjshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe p\u00ebrkitazi me konstatimin e gabuesh\u00ebm dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, mir\u00ebpo k\u00ebto pretendime nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar nga Gjykata Supreme me arsyetimin se k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb ushtrohet p\u00ebr shkaqe t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 21 korrik 2022, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka shpallur aktgjykim d\u00ebnues ndaj Xhemajl Syl\u00ebs,  duke e d\u00ebnuar me 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb dhe 2 vite burgim me kusht.<\/p>\n<p>Kurse, m\u00eb 23 janar 2023, PSRK kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb ndaj aktgjykimit t\u00eb Themelores, duke k\u00ebrkuar d\u00ebnim me burgim efektiv p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Syla, derisa mbrojtja kishte k\u00ebrkuar lirimin e tij ose rigjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, m\u00eb 27 shkurt 2023, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Syla, avokatit Mahmut Halimi, duke e kthyer l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim, me arsyetimin se Apeli ka gjetur se aktgjykimi i Themelores \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs dhe se shkeljet e tilla jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs absolute q\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb anulimin e aktgjykimit.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d ka qen\u00eb i akuzuar edhe Luan Dalipi, por q\u00eb kjo aktakuz\u00eb ishte ndryshuar pas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>Fillimisht, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 3 korrik 2017, kishte refuzuar k\u00ebrkesat e mbrojtjes s\u00eb Xhemajl Syl\u00ebs dhe Luan Dalipit p\u00ebr hudhjen aktakuz\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimin e provave. Ndaj k\u00ebtij aktvendimi, mbrojtja parashtruar ankesa n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p>Kurse, m\u00eb 25 korrik 2017, Apeli e kishte refuzuar ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Xhemajl Syla, nd\u00ebrsa e kishte aprovuar ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Luan Dalipit, me arsyetimin se ndaj Dalipit, nuk ka prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb e mb\u00ebshtesin dyshimin e bazuar mir\u00eb se i nj\u00ebjti e kishte kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, edhe Gjykata Supreme kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb paraqitur kund\u00ebr aktvendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ndryshuar pas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, Xhemajl Syla akuzohet se m\u00eb 5 dhjetor 2018, si udh\u00ebheq\u00ebs i Divizionit p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb bizneseve dhe zhvillimeve regjional n\u00eb Ministrin\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb (MTI), ka keqp\u00ebrdorur informat\u00ebn zyrtare me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cMenagment Development Association\u201d (MDA) e cila ka ofertuar n\u00eb tenderin, sipas projektit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb \u201cRritja e aft\u00ebsis\u00eb konkurruese t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve dhe promovimi i eksportit\u201d, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, n\u00eb vler\u00eb prej dy milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai akuzohej se me k\u00ebto veprime ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i informat\u00ebs zyrtare\u201d nga neni 423, par. 2, lidhur me par. 1 t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn kryesi d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim prej tre deri n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs, m\u00eb 15 janar 2025, ka marr\u00eb vendim me t\u00eb cilin ka l\u00ebn\u00eb fuqi vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore dhe at\u00eb t\u00eb Apelit, me t\u00eb cilin Xhemajl Syla, ish-zyrtari i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb (MTI), ishte d\u00ebnuar me 2 vite burgim dhe 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i informat\u00ebs zyrtare\u201d. \u201cRefuzohet si e pabazuar, k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Xhemajl Syla e paraqitur kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda i dat\u00ebs 15.01.2024 dhe aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8356,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8354"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8357,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8354\/revisions\/8357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}