{"id":7743,"date":"2024-12-21T14:40:54","date_gmt":"2024-12-21T13:40:54","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=7743"},"modified":"2024-12-21T14:40:54","modified_gmt":"2024-12-21T13:40:54","slug":"radio-evropa-e-lire-qeverisja-e-kurtit-me-duar-jo-edhe-aq-te-pastra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2024\/12\/21\/radio-evropa-e-lire-qeverisja-e-kurtit-me-duar-jo-edhe-aq-te-pastra\/","title":{"rendered":"Radio Evropa e Lir\u00eb: Qeverisja e Kurtit me duar jo edhe aq t\u00eb pastra"},"content":{"rendered":"<p>Me premtimin se do ta luftoj\u00eb korrupsionin dhe do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me duar t\u00eb pastra, shum\u00ebkush do t\u00eb priste q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb mos p\u00ebrmendej fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gati n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb saj 4-vje\u00e7ar, realiteti nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq frym\u00ebzues.<\/p>\n<p>Vet\u00eb kryeministri Albin Kurti u ftua k\u00ebt\u00eb muaj nga Prokuroria Speciale p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb nj\u00eb rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorin\u00eb t\u00eb shkonte tek ai.<\/p>\n<p>Rasti lidhet me rezervat shtet\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb direkt e p\u00ebrfshir\u00eb ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari.<\/p>\n<p>E, me hetime apo procedura gjyq\u00ebsore u p\u00ebrball\u00ebn edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit (APK) thon\u00eb se rastet e sinjalizimeve t\u00eb korrupsionit ose keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare sh\u00ebnuan rritje n\u00eb vitin 2024, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e saj kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Rritje e numrit t\u00eb rasteve krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb<br \/>\nDrejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, thot\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb raportuar dhjet\u00ebra raste t\u00eb sinjalizimit nga jasht\u00eb p\u00ebr korrupsion t\u00eb mundsh\u00ebm apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Nga 1 janari deri n\u00eb dhjetor, ai thot\u00eb se APK-ja ka trajtuar 38 raste t\u00eb tilla, prej t\u00eb cilave n\u00ebnt\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr hetim n\u00eb prokurori, shtat\u00eb u jan\u00eb d\u00ebrguar institucioneve publike p\u00ebr trajtim dhe tri jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrvajtje &#8211; t\u00eb tjerat ose jan\u00eb refuzuar, ose jan\u00eb ende n\u00eb trajtim n\u00eb APK.<\/p>\n<p>P\u00ebr krahasim, Buleshkaj thot\u00eb se gjat\u00eb vitit 2023, jan\u00eb pranuar 19 raste t\u00eb sinjalizimit.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, njofton se gjat\u00eb k\u00ebtij viti, APK-ja ka shqyrtuar 98 raste t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb nga ana e zyrtar\u00ebve publik\u00eb &#8211; gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e obligueshme me ligj &#8211; dhe se ka shqiptuar 96 gjoba, t\u00eb cilat kan\u00eb arritur vler\u00ebn prej rreth 22.000 eurosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr krahasim, vitin e kaluar, kjo agjenci ka evidentuar 38 raste t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, si rezultat i gjetjeve q\u00eb kemi pasur nga v\u00ebzhgimi i pasuris\u00eb, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit kemi dor\u00ebzuar 45 informata dhe kall\u00ebzime penale, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb trajtimit nga kjo prokurori\u201d, thot\u00eb Buleshkaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria dhe gjyq\u00ebsori \u201cheshtin\u201d<br \/>\nProkuroria e Shtetit dhe K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr numrin e rasteve t\u00eb korrupsionit dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, t\u00eb proceduara nga k\u00ebto institucione t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga nj\u00eb analiz\u00eb statistikore e L\u00ebvizjes FOL n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr performanc\u00ebn e sistemit prokurorial dhe gjyq\u00ebsor n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb gjitha prokurorit\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2023 kan\u00eb pasur mbi 1.100 l\u00ebnd\u00eb pune, prej t\u00eb cilave 630 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb reja, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb trash\u00ebguara nga vitet paraprake.<\/p>\n<p>Si t\u00eb zgjidhura figurojn\u00eb vet\u00ebm 500 l\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Po sipas k\u00ebsaj analize p\u00ebr vitin 2023, shtat\u00eb gjykata themelore t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb trajtuar 128 l\u00ebnd\u00eb t\u00eb korrupsionit, prej t\u00eb cilave 24 t\u00eb reja, e t\u00eb tjerat t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr &#8220;skandale&#8221; dhe &#8220;afera korruptive&#8221;<br \/>\nMexhide Demolli, drejtoresh\u00eb ekzekutive e L\u00ebvizjes FOL, thot\u00eb se rritja e numrit t\u00eb rasteve t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe e rasteve t\u00eb sinjalizimit p\u00ebr korrupsion t\u00eb mundsh\u00ebm apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e mozaikut t\u00eb fenomenit t\u00eb korrupsionit, i cili nuk \u00ebsht\u00eb luftuar mjaftuesh\u00ebm nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo kujton se Qeveria e Kurtit, kur mori pushtetin gati kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, premtim kryesor kishte luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, por rezultate, sipas saj, nuk dha shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbi ministra, funksionar\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb skandalesh dhe aferash korruptive. Akuza p\u00ebr keqp\u00ebrdorime me rezervat shtet\u00ebrore, p\u00ebr shmangie tatimesh, p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr faljen e miliona eurove borxhe ambalazhuesve t\u00eb ujit &#8211; k\u00ebto ishin disa nga akuzat e ngritura ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka ende ndonj\u00eb epilog gjyq\u00ebsor\u201d, thot\u00eb Demolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shton se, pavar\u00ebsisht disa proceseve ligjore q\u00eb po zhvillohen, nuk ka ende vendime gjyq\u00ebsore me d\u00ebnime me burgim efektiv p\u00ebr zyrtar\u00ebt e profilit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Violet\u00eb Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, thot\u00eb se p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb detyr\u00ebs nga zyrtar\u00eb t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, si dhe p\u00ebr fenomenin e nepotizmit, jan\u00eb shprehur edhe dyshime publike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, te rasti i subvencioneve [nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural] u tha q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb [n\u00eb pushtet] u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb grante familjar\u00ebve t\u00eb tyre. Pastaj, pam\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00ebn e fundit [t\u00eb Kuvendit] em\u00ebrime t\u00eb hatashme politike, ku gruaja e ministrit em\u00ebrohet n\u00eb [Bordin e KOSTT-it]\u201d, thot\u00eb Haxholli.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrmend ajo, Buleshkaj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke u trajtuar n\u00eb APK.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb se familjari i nj\u00eb deputeteje t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb pushtet, ka marr\u00eb 100 mij\u00eb euro grant nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, e cila drejtohet nga Faton Peci.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile ka ngritur, po ashtu, shqet\u00ebsime se dy nga an\u00ebtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Kosov\u00ebs (KOSTT), t\u00eb zgjedhur s\u00eb voni, jan\u00eb familjar\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Ky rast nuk \u00ebsht\u00eb proceduar ende tutje.<\/p>\n<p>Rastet e dy ministreve<br \/>\nMinistrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00ebn hetime p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb lidhje me rezervat shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Muaj m\u00eb par\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb ftuar p\u00ebr intervistim n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, por \u00ebsht\u00eb mbrojtur n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me gjob\u00eb prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 saj, edhe ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me akuz\u00ebn p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb liruar prej saj n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb vler\u00ebsimet nga jasht\u00eb?<br \/>\nRaporti i Progresit i Komisionit Evropian p\u00ebr vitin 2024 vler\u00ebson se Kosova ka pasur p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti, \u201crezultatet ndikohen nga mungesa e burimeve dhe kapaciteteve, si dhe nga mungesa e paanshm\u00ebris\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Raportin e Progresit t\u00eb vitit 2023 u tha se korrupsioni n\u00eb Kosov\u00eb \u201cmbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqet\u00ebsuese serioze\u201d.<\/p>\n<p>Edhe raporti i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr vitin 2023, i publikuar n\u00eb prillin e sivjetm\u00eb, vuri n\u00eb dukje \u201cdisa raportime p\u00ebr korrupsion n\u00eb Qeveri\u201d dhe theksoi se \u201czyrtar\u00ebt, nganj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrfshihen n\u00eb praktika korruptive pa u nd\u00ebshkuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e mbik\u00ebqyrjes efektive gjyq\u00ebsore dhe sundimi i dob\u00ebt i ligjit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kontribuuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb problem\u201d, vler\u00ebsoi DASH-i.<\/p>\n<p>Rasti i rezervave shtet\u00ebrore p\u00ebrmendet edhe n\u00eb raportin e organizat\u00ebs Freedom House. Aty thuhet se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb re kund\u00ebr korrupsionit, por se \u201ckryeministri Kurti ia atribuon vonesat nd\u00ebrhyrjes s\u00eb opozit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kjo strategji, e cila p\u00ebrcakton objektivat e institucioneve p\u00ebr ta luftuar korrupsionin, ishte parapar\u00eb t\u00eb finalizohej n\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, por u vendos p\u00ebr konsultime publike nga ana e Qeveris\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Haxholli thot\u00eb se Kurti me mosparaqitjen si d\u00ebshmitar n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, nuk tregoi se \u00ebsht\u00eb serioz n\u00eb luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cQasja e kryeministrit tregon p\u00ebr nj\u00eb lloj mbivendosjeje t\u00eb ekzekutivit ndaj organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb e gabuar dhe d\u00ebrgon sinjal shum\u00eb t\u00eb gabuar te qytetar\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon ajo.\/Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me premtimin se do ta luftoj\u00eb korrupsionin dhe do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me duar t\u00eb pastra, shum\u00ebkush do t\u00eb priste q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb mos p\u00ebrmendej fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri. Megjithat\u00eb, gati n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb saj 4-vje\u00e7ar, realiteti nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq frym\u00ebzues. Vet\u00eb kryeministri Albin Kurti u ftua k\u00ebt\u00eb muaj nga Prokuroria Speciale p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb nj\u00eb rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorin\u00eb t\u00eb shkonte tek ai. Rasti lidhet me rezervat shtet\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb direkt e p\u00ebrfshir\u00eb ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari. E, me hetime apo procedura gjyq\u00ebsore<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":7698,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[63],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7743"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7743"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7743\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7744,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7743\/revisions\/7744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}