{"id":7661,"date":"2024-12-19T15:38:46","date_gmt":"2024-12-19T14:38:46","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=7661"},"modified":"2024-12-19T15:38:46","modified_gmt":"2024-12-19T14:38:46","slug":"bahtijari-pranon-fajesine-dakordohet-me-zps-ne-per-2-vjet-burgim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2024\/12\/19\/bahtijari-pranon-fajesine-dakordohet-me-zps-ne-per-2-vjet-burgim\/","title":{"rendered":"Bahtijari pranon faj\u00ebsin\u00eb, dakordohet me ZPS-n\u00eb p\u00ebr 2 vjet burgim"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb sotme, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Vedlt- Foglia tha se Ismet Bahtijari dhe ZPS-ja jan\u00eb dakorduar n\u00eb marr\u00ebveshjen e pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet 2 vjet burgim p\u00ebr t\u00eb akuzuarin.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 se ju pajtoheni me p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb d\u00ebnimi me burg prej dy vjet\u00ebsh\u201d, tha kryegjyqtarja dhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e konfirmoi edhe Bahtijari.<\/p>\n<p>Bahtijari pohoi se e ka diskutuar me avokatin e tij kushtet e marr\u00ebveshjes dhe se e ka pranuar at\u00eb pas diskutimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e tij ligjore.<\/p>\n<p>Ai madje pohoi se kushtet dhe \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes i ka lexuar n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb e kupton.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, kryegjyqtarja Mappie Veldt- Foglia tha se sipas marr\u00ebveshjes, Ismet Bahtijari pranon se ai ishte pjes\u00eb e nj\u00eb grupi q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb nxiste d\u00ebshmitarin 1 q\u00eb t\u00eb mos jepte d\u00ebshmi para Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes premtimit p\u00ebr p\u00ebrfitim dhe se an\u00ebtar\u00eb e grupit duke vepruar n\u00ebn drejtimin e Haxhi Shal\u00ebs i shkuan d\u00ebshmitarit 1 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebrkat\u00ebsisht me 5 prill dhe 12 prill 2023.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb 5 prillit, i pandehuri Bahtijari i kishte th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitarit se ai duhet t\u00eb t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb e tij. Nd\u00ebrsa, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb 12 prillit, Sabit Januzi i kishte reaguar nj\u00eb ofert\u00eb d\u00ebshmitarit 1 q\u00eb Haxhi Shala dhe t\u00eb tjer\u00ebt do ta ndihmonin at\u00eb n\u00ebse ai do e t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Tutje, gjyqtarja vazhdoi se sipas marr\u00ebveshjes, para dhe pas vizit\u00ebs s\u00eb 5 prillit 2023 dhe para vizit\u00ebs s\u00eb 12 prillit 2023, Bahtijari komunikoi dhe koordinoi me an\u00ebtar\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb grupit p\u00ebr nd\u00ebrveprimet e tyre me d\u00ebshmitarin 1.<\/p>\n<p>Bahtijari e konfirmoi se mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb faktike kan\u00eb lidhur marr\u00ebveshje me ZPS-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si p\u00ebr Haxhi Shal\u00ebn dhe Sabit Januzin, kryegjyqtarja lexoi pikat e aktakuz\u00ebs se 10 korrikut 2024, q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb me Ismet Bahijarin.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfshihen pikat 8, 9, 13 deri n\u00eb 18 dhe 24.<\/p>\n<p>ZPS-ja \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga pika  1 e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Tutje, sipas marr\u00ebveshjes u tha se Bahtijari pranon fajin para trupit gjykues lidhur me pikat 2 dhe 3 t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb 10 korrikut 2024.<\/p>\n<p>Sipas pik\u00ebs 2, Bahtijari akuzohet p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare e d\u00ebnueshme sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs (KPK), nenet 17, 21, 28, 33, 35 dhe 401(2)(5) dhe nenet 15 (2) dhe 16 (3) t\u00eb Ligjit t\u00eb DhSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb piken 3, ai akuzohej p\u00ebr frik\u00ebsim gjat\u00eb procedurave penale m\u00eb an\u00eb t\u00eb premtimit p\u00ebr dhurat\u00eb ose \u00e7far\u00ebdo forme tjet\u00ebr p\u00ebrfitimi. Kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebshkueshme sipas neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 t\u00eb KPK-s\u00eb dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) t\u00eb Ligjit p\u00ebr DhSK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Bahtijari u njoftua q\u00eb n\u00eb rast se aprovohet kjo marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb, atij iu hiqet e drejta p\u00ebr apelim t\u00eb vendimeve. Rrjedhimisht, Bahtijarit nuk do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta t\u00ebrheq pranimin e fajit apo t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndryshimin e vendimit t\u00eb d\u00ebnimit.<br \/>\nNdryshe, m\u00eb 8 shkurt, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake Nicolas Guillou ka miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) p\u00ebr bashkimin e aktakuzave t\u00eb konfirmuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit me at\u00eb t\u00eb Haxhi Shal\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin p\u00ebr bashkimin e aktakuzave, thuhet se gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konstatuar se dy aktakuzat e konfirmuara n\u00eb rastin 10 dhe 11 i ngarkojn\u00eb tre t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vepra t\u00eb nj\u00ebjta penale duke specifikuar q\u00eb kan\u00eb vepruar si grup. Po ashtu, n\u00eb vendim thuhet se v\u00ebrehet q\u00eb aktakuzat e konfirmuara n\u00eb k\u00ebto dy raste lindin nga t\u00eb nj\u00ebjtat pretendime faktike.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, gjyqtari ka vendosur q\u00eb ZPS-s\u00eb t\u2019i jep leje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar n\u00eb rastin 10 duke iu referuar amendamentit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa amendamenti i dyt\u00eb u refuzua.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjyqtari Guillou udh\u00ebzoi ZPS-n\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndryshimin e aktakuz\u00ebs s\u00eb konfirmuar n\u00eb rastin 10 sipas amendamentit t\u00eb dyt\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Rregullores 86.<\/p>\n<p>Pasi u miratua bashkimi i dy aktakuzave, Guillou vendosi se \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb vazhdoj\u00eb me numrin KSC-BC-2023-10, i cili do t\u00eb riem\u00ebrohet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb tre t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, prokurorja tha se q\u00ebndrim i tyre \u00ebsht\u00eb se q\u00eb nga dita e sotme deri n\u00eb pranimin e faj\u00ebsive dhe deklarimit t\u00eb tyre ata jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e d\u00ebnimit dhe se versioni i pun\u00ebs s\u00eb aktakuz\u00ebs duhet t\u00eb mbetet ai i 10 korrikut i ndryshuar m\u00eb pas me at\u00eb t\u00eb 17 dhjetorit 2024.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) kishte dor\u00ebzuar m\u00eb 12 janar aktakuz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore t\u00eb Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe at\u00eb t\u00eb Haxhi Shal\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb,  para gjyqtarit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb iu vihen barr\u00eb nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, m\u00eb 8 korrik jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime n\u00eb aktakuz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt ku jan\u00eb shtuar akuzat ndaj Bahtijarit dhe Januzit p\u00ebr frik\u00ebsim p\u00ebrmes premtimit ose dhurat\u00ebs, e cila p\u00ebrkufizohet edhe me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj tyre \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb 4 tetor 2023, me t\u00eb cil\u00ebn ngarkohen se kan\u00eb tentuar t\u00eb bindnin nj\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb mos jap\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb p\u00ebr kryerjen e detyr\u00ebs zyrtare, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, vep\u00ebr penale kund\u00ebr rendit publik, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) t\u00eb Ligjit.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb p\u00ebr kryerjen e detyr\u00ebs zyrtare, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, vep\u00ebr penale kund\u00ebr rendit publik, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) t\u00eb Ligjit. Po ashtu, p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr frik\u00ebsim gjat\u00eb procedur\u00ebs penale, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, vep\u00ebr penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) t\u00eb Ligjit.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 tetor, n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi jan\u00eb arrestuar dhe transferuar n\u00eb Hag\u00eb n\u00ebn dyshimin se kan\u00eb tentuar t\u00eb bindnin nj\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb mos jap\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe veprimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi personash n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb dy mor\u00ebn pjes\u00eb, tentuan t\u00eb pengonin persona zyrtar\u00eb, si gjykat\u00ebs, prokuror\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, zyrtar\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb apo persona t\u00eb autorizuar nga gjykata ose prokuroria, n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb aktakuz\u00ebn e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shal\u00ebn p\u00ebr frik\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, tentativ\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb sotme, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Vedlt- Foglia tha se Ismet Bahtijari dhe ZPS-ja jan\u00eb dakorduar n\u00eb marr\u00ebveshjen e pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet 2 vjet burgim p\u00ebr t\u00eb akuzuarin. \u201c\u2026 se ju pajtoheni me p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb d\u00ebnimi me burg prej dy vjet\u00ebsh\u201d, tha kryegjyqtarja dhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e konfirmoi edhe Bahtijari. Bahtijari pohoi se e ka diskutuar me avokatin e tij kushtet e marr\u00ebveshjes dhe se e ka pranuar at\u00eb pas diskutimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e tij ligjore. Ai madje pohoi se kushtet dhe \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes i ka lexuar n\u00eb nj\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7661"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7663,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7661\/revisions\/7663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}