{"id":6687,"date":"2024-11-28T16:45:03","date_gmt":"2024-11-28T14:45:03","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=6687"},"modified":"2024-11-28T16:45:03","modified_gmt":"2024-11-28T14:45:03","slug":"vendimi-per-hapjen-e-fabrikes-se-municionit-shihet-si-propagande-dhe-fushate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2024\/11\/28\/vendimi-per-hapjen-e-fabrikes-se-municionit-shihet-si-propagande-dhe-fushate\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs s\u00eb municionit shihet si propagand\u00eb dhe fushat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti p\u00ebr nisjen e procedurave p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs p\u00ebr prodhimin e municionit dhe p\u00ebr laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot, ka nxitur reagime t\u00eb ndryshme n\u00eb vend. Vart\u00ebsit e pushtetit e kan\u00eb p\u00ebrkrahur me t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb vendim, nd\u00ebrsa kritik\u00ebt e qeveris\u00eb kan\u00eb pasur rezervat e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti njoftoi se ka nisur procedurat p\u00ebr procedurat e nevojshme p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs p\u00ebr prodhimin e municionit dhe p\u00ebr laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot.<\/p>\n<p>Kurti tha se \u00ebsht\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nj\u00eb hap t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vendimi i Kurtit \u00ebsht\u00eb kritikuar nga analist\u00ebt e politik\u00ebs e politikan\u00eb t\u00eb partive opozitare.<\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ka publikuar nja video t\u00eb mo\u00e7me t\u00eb Kurtit kur premtonte hapjen e nj\u00eb fabrike p\u00ebr prodhimin e ke\u00e7apit.<\/p>\n<p>Ajo konsideron q\u00eb Qeveria Kurti nuk ka kryer asnj\u00eb projekt dhe se k\u00ebto premtime po i b\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr propagand\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve m\u00eb 9 shkurt.<\/p>\n<p>\u201cA e mbani mend premtimin e Albinit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb fabrike t\u00eb keqapit? Eh, pasiq\u00eb shkuan 4 vite at\u00eb s&#8217;mundi ta nd\u00ebrtoj\u00eb e sot tha hajt se po e fillojm\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb municionit. Besoj deri me 9 shkurt e nd\u00ebrton. Si t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb fabrik\u00ebn e municionit, po e hapshin Ur\u00ebn e Ibrit. Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi.\u201d \u2013 ka shkruar ajo n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtari i Nism\u00ebs, Bilall Sherfi, ka th\u00ebn\u00eb se ky veprim u b\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cNga krejt kjo del nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr me i ushqy pak militant\u00ebt me material p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrball\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb furin\u00eb opozitare n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt. Krejt kjo shkon n\u00eb funksion t\u00eb nxjerrjes n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb gjitha aferat e korrupsionit q\u00eb kan\u00eb fillu t\u00eb shp\u00ebrfaqin fytyr\u00ebn e vertet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb T7.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, drejtori i IKD-s\u00eb, Ehat Miftarja ka ironizuar me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se shpreson q\u00eb fabrika t\u00eb mosmbetet si premtimi p\u00ebr padin\u00eb p\u00ebr gjenocid ndaj Serbis\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>\u201cLajmi i fundit: Amerika, Bashkimi Evropian dhe Kina kan\u00eb filluar fuqish\u00ebm lobimin p\u00ebr blerjen e municionit nga Republika e Kosov\u00ebs. \u00c7mendet Rusia, shpres\u00eb p\u00ebr Ukrainen. Me parat\u00eb e fituara nga fabrika e municionit Kosova do jet\u00eb mjaftueshem e pasur dhe te blej rryme per qytetaret e saj. Urime! P.S Fabrika e municionit t\u00eb shpresojme mos te kete fatin e Padise per Gjenocid dhe deme te luftes ndaj Serbise. Te besojme se nuk jane te perfshire te njejtit eksperta.\u201d \u2013 ka shkruar ai n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Edhe analisiti Valon Syla beson se ky vendim \u00ebsht\u00eb premtim i kot dhe se Qeveria Kurti nuk ka punuar asgj\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet qeverisje.<\/p>\n<p>\u201c4 vjet shkuan dhe u \u00e7ferr\u00ebn af\u00ebr 12 miliard\u00eb euro nga njer\u00ebzit e VV, p\u00ebr vitra, teze e daj\u00eb, vllaz\u00ebn e partiak\u00eb, p\u00ebrderisa tjer\u00ebve Albin Kurti ja u ndali parat\u00eb e buxhetit t\u00eb gjitha komunave qe nuk ishin t\u00eb VVs. Tash i paska ra nd\u00ebrmend fabrika e municionit. Valla bre krye kopallist \u00ebsht\u00eb Albin Kurti.\u201d \u2013 ka shkruar Syla n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vart\u00ebsit e pushteti kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb me t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb vendim, duke u mburru me nisjen e procedurave p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs dhe duke akuzuar se kritik\u00ebt e qeveris\u00eb nuk po i p\u00eblqen vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka th\u00ebn\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koordinim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb hap nuk e nd\u00ebrmarrim pa u konsultuar me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar respektivisht me SHBA-t\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partneri yn\u00eb strategjik n\u00eb zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb. Fabrika e municionit \u00ebsht\u00eb projekt i qeveris\u00eb dhe nuk nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb projektin e tranzicionit t\u00eb FSK-s\u00eb\u201d. \u2013 ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, duke shtuar se \u201cne n\u00eb diskutime jemi fokusuar q\u00eb prodhimet t\u00eb b\u00ebhen sipas standardeve t\u00eb NATO-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 Turqis\u00eb ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb edhe me shtetet tjera mund\u00ebsit\u00eb e prodhimit t\u00eb komponent\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb armatimit.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i kryeministrit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti p\u00ebr nisjen e procedurave p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs p\u00ebr prodhimin e municionit dhe p\u00ebr laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot, ka nxitur reagime t\u00eb ndryshme n\u00eb vend. Vart\u00ebsit e pushtetit e kan\u00eb p\u00ebrkrahur me t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb vendim, nd\u00ebrsa kritik\u00ebt e qeveris\u00eb kan\u00eb pasur rezervat e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti njoftoi se ka nisur procedurat p\u00ebr procedurat e nevojshme p\u00ebr hapjen e fabrik\u00ebs p\u00ebr prodhimin e municionit dhe p\u00ebr laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot. Kurti tha se \u00ebsht\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":5764,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[63],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6687"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6687"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6687\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6688,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6687\/revisions\/6688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}