{"id":17891,"date":"2026-08-25T17:29:40","date_gmt":"2026-08-25T16:29:40","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=17891"},"modified":"2026-08-25T17:30:32","modified_gmt":"2026-08-25T16:30:32","slug":"transformimet-qe-sollen-emrin-kombetar-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2026\/08\/25\/transformimet-qe-sollen-emrin-kombetar-te-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Transformimet q\u00eb soll\u00ebn emrin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Autor: Milazim Krasniqi, profesor<\/strong><\/p>\n<p>Emri i vet\u00ebm nacional i shqiptar\u00ebve, q\u00eb nga periudha kur filloi formimi i k\u00ebtij kombi n\u00eb truallin e vet historik dhe n\u00eb hart\u00ebn evropiane t\u00eb kombeve t\u00eb reja, \u00ebsht\u00eb emri shqiptar. Emrat e tjer\u00eb si arb\u00ebn dhe epirot\u00eb,[1]\u00a0apo edhe maqedonas, q\u00eb ishin n\u00eb p\u00ebrdorim para se emri shqiptar t\u00eb triumfonte p\u00ebrfundimisht, jan\u00eb emra etnik\u00eb, pra shenjonin etni, ose edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, por jo nj\u00eb komb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, meq\u00eb kombi lindi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb historike, kur emrat q\u00eb shenjonin etnin\u00eb, arb\u00ebr dhe epirot\u00eb, ose edhe maqedonas, nuk qen\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim aktiv. <\/p>\n<p>Dallg\u00ebt jet\u00ebsore n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kaluan banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire, soll\u00ebn ndryshime t\u00eb dukshme jo vet\u00ebm n\u00eb nivelin demografik, kulturor, ekonomik, fetar po edhe n\u00eb vetidentifikimin e banor\u00ebve t\u00eb mbijetuar, q\u00eb adoptuan p\u00ebr veten e tyre emrin shqiptar si em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij formacioni etnik e komb\u00ebtar m\u00eb von\u00eb dhe emrit Shqip\u00ebri si emri i atdheut t\u00eb k\u00ebtij kombi. Pra, emri shqiptar dhe emri Shqip\u00ebri, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb e n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje p\u00ebrdoren vet\u00ebm nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, (popujt tjer\u00eb dhe n\u00eb gjuh\u00ebt e tjera p\u00ebrdoren variacione t\u00eb shumta p\u00ebr em\u00ebrtimin e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) p\u00ebr identifikimin e k\u00ebtij kombi dhe t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, jan\u00eb produkt i vet\u00ebperceptimit t\u00eb tyre dhe i materializuar gjuh\u00ebsisht nga materiali i vet\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tyre. <\/p>\n<p>Ky fakt ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e zhvillimeve politike, kulturore, demografike e fetare q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb deri te ai stad i ndryshimit t\u00eb vet\u00ebperceptimit e prej k\u00ebndej t\u00eb em\u00ebrtimit t\u00eb vetes me nj\u00eb em\u00ebr nga materiali gjuh\u00ebsor i shqipes. <\/p>\n<p>Triumfi i nj\u00eb emri t\u00eb ri, n\u00eb raport me emrat pararend\u00ebs, arb\u00ebr, epirot\u00eb ose edhe maqedonas, i farkuar nga materiali gjuh\u00ebsor i shqipes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i emrit shqiptar, ka mundur t\u00eb ndodhte vet\u00ebm pas ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb pasur ndikim t\u00eb fort\u00eb mbi t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vlerave n\u00eb hap\u00ebsirat arb\u00ebre, pas r\u00ebnies s\u00eb tyre n\u00ebn sundimin e plot\u00eb osman. Futja e t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave arb\u00ebre n\u00ebn sundimin osman, ve\u00e7mas pas r\u00ebnies s\u00eb Shkodr\u00ebs m\u00eb 1479, me gjith\u00eb konsekuencat demografike, kulturore e fetare q\u00eb pati ky proces, eliminoi fragmentimin e k\u00ebtyre hap\u00ebsirave dhe em\u00ebrtimet e ndryshme q\u00eb p\u00ebrdoreshin. Nd\u00ebrsa, procesi i kalimit n\u00eb Islam t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb konsideruehsme t\u00eb popullsis\u00eb, solli edhe nj\u00eb realitet t\u00eb ri i cili duhej t\u00eb reflektohej edhe n\u00eb vet\u00ebperceptimin, po edhe n\u00eb em\u00ebrtimin e k\u00ebtij formacioni t\u00eb ri, me synimin q\u00eb e gjith\u00eb etnia t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebrtim integrues.<\/p>\n<p>Dallimi i k\u00ebtyre vlerave em\u00ebrtuese t\u00eb emrave, nj\u00ebri nacional nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt si emra etnik\u00eb, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr dijet albanologjike. Sado q\u00eb t\u00eb mendohet se disa zbulime e kan\u00eb arritur pik\u00ebn kulmore ku \u00ebsht\u00eb shpjeguar e gjith\u00eb e v\u00ebrteta e nj\u00eb procesi a nj\u00eb dukurie, prap\u00eb dalin probleme t\u00eb reja q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hulumtime e zgjidhje t\u00eb reja. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ne po i p\u00ebrmbahemi koncepcionit t\u00eb Karl Poperit p\u00ebr shkenc\u00ebn, i cili konkludon se procesi shkencor asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfunduar:\u00a0<br \/>\n\u00a0\u201cShkenca, si\u00e7 del ajo n\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj logjike p\u00ebr shkenc\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb fenomen gjithmon\u00eb n\u00eb rritje, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb dinamike, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka e p\u00ebrfunduar: nuk ekziston ndonj\u00eb pik\u00eb, ku ajo gjen p\u00ebrfundimisht finishin e saj\u201d[2].<\/p>\n<p>Prandaj, edhe kujtojm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb hulumtimet e observimet edhe t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, e cila n\u00eb shum\u00eb raste m\u00eb fort dhe krejt gabimisht p\u00ebrjetohet m\u00eb shum\u00eb si tem\u00eb patriotike se sa si problem mir\u00ebfilli shkencor. Natyrisht, shpjegimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emrit komb\u00ebtar t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e prej k\u00ebndej edhe p\u00ebr vlerat komb\u00ebtare. Por, i p\u00ebrmbahemi q\u00ebndrimit q\u00eb duke shpjeguar edhe gjith\u00eb rrethanat q\u00eb e mund\u00ebsuan emrin shqiptar si em\u00ebrtimin e kombit t\u00eb ri dhe emrin Shqip\u00ebri p\u00ebr atdheun e tyre, para s\u00eb gjithash i kontribuohet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shkencore, si aspirat\u00eb e lart\u00eb e njohjes. Prandaj, diferencimi i periudh\u00ebs parakomb\u00ebtare nga ajo komb\u00ebtare, edhe n\u00eb kontekstin e em\u00ebrtimit t\u00eb etnis\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar, ndihmon q\u00eb t\u00eb eliminohet konfuzioni q\u00eb shfaqet e rishfaqet gjithandej n\u00eb debatet e ndryshme shkencore, po ve\u00e7mas n\u00eb ato mediatike, lidhur me emrin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht lidhur me vlerat komb\u00ebtare. Mbajtja e interpretimeve se ekzistojn\u00eb tre emra nacional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, arb\u00ebn, epirot dhe shqiptar, mban pezull t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn shkencore dhe prodhon m\u00eb shum\u00eb hutesa edhe n\u00eb nivelin e identifikimit me emrin komb\u00ebtar dhe emrin e atdheut komb\u00ebtar. Prandaj, me ndri\u00e7imin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, duke e b\u00ebr\u00eb diferenecimin e qart\u00eb dhe interpretimin korrekt shkencor t\u00eb rrethanave dhe faktor\u00ebve q\u00eb ndikuan n\u00eb shfaqjen dhe shp\u00ebrnd\u00ebrrimet e tyre, u ndihmohet brezave t\u00eb tash\u00ebm e t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb njohuri shkencore p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb kaluan paraardh\u00ebsit dhe respekt p\u00ebr vlerat mbi t\u00eb cilat u ngrit em\u00ebrtimi i kombit t\u00eb tyre, kombit shqiptar dhe i atdheut t\u00eb tyre, Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ka nj\u00eb trash\u00ebgimi shkencore t\u00eb begat\u00eb, lidhur me emrat entik\u00eb e emrin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, si dhe ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb farkimin e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve. Merita t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebto studime e ndri\u00e7min e shum\u00eb fakteve kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr albanolog\u00ebsh t\u00eb huaj, ve\u00e7mas n\u00eb shekullin XIX dhe n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XX. Nd\u00ebrsa, nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XX e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, barra m\u00eb e madhe ka r\u00ebn\u00eb mbi albanolog\u00ebt shqiptar\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb arritur rezultate t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ndri\u00e7imin e shum\u00eb aspekteve historike, kulturore e gjuh\u00ebsore t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb. Meq\u00eb kjo trash\u00ebgimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrftuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore, meq\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sundimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb, i cili ka imponuar shum\u00eb kufizime metodologjike n\u00eb studime, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb trajtimi i interpretimeve t\u00eb k\u00ebsaj trash\u00ebgimie t\u2019i ekspozohet nj\u00eb qasjeje kritike dhe n\u00eb pajtim me t\u00eb arriturat e shkenc\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb. Kjo qasje kritike duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb parimin poperian t\u00eb eliminimit[3]\u00a0p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundime sa m\u00eb logjike shkencore lidhur me gjith\u00eb spektrin e problemeve albanologjike q\u00eb trajtohen.<\/p>\n<p>Eliminimi i hipotezave t\u00eb gabueshme, n\u00eb drit\u00ebn e rezultateve t\u00eb verifikueshme shkencore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe t\u00eb rezultateve teorike lidhur me emrin e kombit shqiptar dhe dallimin e em\u00ebrtimeve t\u00eb etnis\u00eb prej tij, ndihmon q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohet terminologjia dhe q\u00eb t\u2019i afrohemi sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shkencore. Nd\u00ebrsa, l\u00ebnia n\u00eb qarkullim e shum\u00eb \u201csprovave t\u00eb zgjidhjes\u201d edhe pasi jan\u00eb treguar t\u00eb pasakta, mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb konfuzionin dhe e bllokon mendimin kritik shkencor. Eliminimi i \u201csprovave t\u00eb zgjidhjes\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb mohim i vlerave t\u00eb tyre n\u00eb kontekste t\u00eb caktuara, por do t\u00eb thot\u00eb avancim i rezultateve t\u00eb dijes dhe afrim sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Brenda k\u00ebsaj kornize teorike, \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb disa hipoteza t\u00eb dijetar\u00ebve edhe lidhur me emrat etnik\u00eb dhe emrin nacional t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ata jan\u00eb p\u00ebrftuar, duhet t\u00eb rishikohen, duke eliminuar sprovat e pasuksesshme. Pra, sipas k\u00ebsaj qasjeje, ato hipoteza dhe mendime q\u00eb me koh\u00eb jan\u00eb kontestuar ose jan\u00eb demantuar si t\u00eb pasakta, nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahen n\u00eb qarkullim, q\u00eb t\u00eb ridiskutohen p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pasakt\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pasakta nj\u00eb her\u00eb, ato jan\u00eb t\u00eb pasakta gjithmon\u00eb. Fjala vjen, hipoteza se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ardhur prej Kaukazit, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb, nuk ka pse t\u00eb mbahet n\u00eb qarkullim, as p\u00ebr ta mohuar. Eliminimi i hipotezave t\u00eb pasakta dhe i t\u00eb pav\u00ebrtetave, hap rrug\u00ebn drejt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo qasje teorike e guximshme, n\u00eb esenc\u00eb poperiane, na lejon q\u00eb n\u00eb rastin e diskutimit lidhur me emrat etnik\u00eb dhe t\u00eb emrit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rishikim t\u00eb disa hipotezave, q\u00eb nga ato t\u00eb kolosit t\u00eb dijeve albanologjike, Eqrem \u00c7abejt. Q\u00eb n\u00eb fillim e ndiejm\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb konstatojm\u00eb se kontributi i tij n\u00eb dijet albanologjike mbetet monumental dhe realisht i pasfiduesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Por, pik\u00ebrisht dija e tij monumentale, natyra e hapur e diskutimeve t\u00eb tij, lejon edhe qasjen kritike, aty ku ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Mendoj se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e diskutimit t\u00eb Eqrem \u00c7abejt p\u00ebr \u201cemrat nacional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse shterimi i disa hipotezave prej tij dhe ballafaqimi i disa fakteve, ka krijuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb re p\u00ebr hulumtim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Sipas Eqrem \u00c7abejt, emrat arb\u00ebn dhe epirot\u00eb, krahas emrit shqiptar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i von\u00eb, jan\u00eb emra nacional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb ai e ka trajtuar ve\u00e7an n\u00eb tekstet \u201cEmri i vjet\u00ebr nacional i shqiptar\u00ebve\u201d dhe \u201cEmrat nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d[4].<\/p>\n<p>N\u00eb studimin \u201cEmri i vjet\u00ebr nacional i shqiptar\u00ebve\u201d, pasi ballafaqon dhe komenton teza t\u00eb shum\u00eb dijetar\u00ebve, lidhur me emrin arb, \u00c7abej konkludon: \u201ci mbahemi mendimit t\u00eb m\u00ebparm\u00eb (HD XIV 654) q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ka qen\u00eb em\u00ebr vendi\u201d[5]. Nd\u00ebrsa, n\u00eb studimin tjet\u00ebr, \u201cEmrat nacional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d \u00c7abej konkludon: \u201cVet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb thuhet me gjas\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb\u00a0shqip\u00a0n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ka qen\u00eb emri i gjuh\u00ebs\u201d[6]. Mbetet t\u00eb hulumohet m\u00eb gjer\u00ebsisht lidhur me shkaqet pse n\u00eb rastin e par\u00eb emri i dedikohej vendit, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin gjuh\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb hulumtohet n\u00eb drejtimin e ndryshimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur e ku ndryshimi ka nxjerr\u00eb n\u00eb plan t\u00eb theksuesh\u00ebm gjuh\u00ebn, q\u00eb u em\u00ebrtua si shqip e q\u00eb po identifikohej ashtu ngase fol\u00ebsit e saj kishin p\u00ebrftuar ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb nivel identitar. (M\u00eb von\u00eb do t\u00eb diskutohet ky ndryshim dhe p\u00ebrftesa e tij e em\u00ebrtuar si shqip dhe shqiptar.)<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gjith\u00eb ato hipoteza e mendime q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb albanolog\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve i evokon \u00c7abej n\u00eb tekstin \u201cEmri i vjet\u00ebr nacional i shqiptar\u00ebve\u201d, jan\u00eb prov\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb zgjidhjen e enigm\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre emrave, ve\u00e7mas t\u00eb emrit shqiptar, e kjo p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb teksteve t\u00eb shkruara e ve\u00e7mas t\u00eb teksteve me kuptime m\u00eb eksplicite p\u00ebr prejardhjen dhe kuptimin e k\u00ebtij emri. Divergjencat e shum\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i evokon \u00c7abej n\u00eb tekstin e tij, rezultojn\u00eb t\u00eb atilla q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast i nxjerrin k\u00ebta emra, ve\u00e7mas emrin arb\u00ebr, jasht\u00eb kontekstit real\u00eb historik\u00eb e gjuh\u00ebsor.[7]<\/p>\n<p>Diskutimi p\u00ebr etimologjin\u00eb e tyre mbetet cak legjitim i studimeve albanologjike edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb distinksion i prer\u00eb nd\u00ebrmjet emrave arb\u00ebr e epirot\u00eb, apo edhe maqedonas n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe emrit shqiptar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr sa i p\u00ebrket mbulimit t\u00eb objekteve q\u00eb em\u00ebrtojn\u00eb. Em\u00ebrtimi i dukurive dhe vlerave parakomb\u00ebtare me terma q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsor p\u00ebr dukuri e vlera t\u00eb periudh\u00ebs, duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr sakt\u00ebsi shkencore, sikund\u00ebr q\u00eb em\u00ebrtimi i dukurive dhe vlerave t\u00eb periudh\u00ebs komb\u00ebtare, duhet t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim e funksion. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dallimi nd\u00ebrmjet etnis\u00eb dhe kombit duhet t\u00eb thellohet edhe n\u00eb dallimin e emrave q\u00eb i mbulojn\u00eb ato, sepse dallimi nd\u00ebrmjet tyre \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetet dhe kontekstet e ndryshme historike e kulturore.<\/p>\n<p>Fjala vjen, kur flasim p\u00ebr realitetet dhe kontekstet e jet\u00ebs s\u00eb arb\u00ebrve e t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb, duhet t\u00eb kemi para sysh se \u201cArb\u00ebria n\u00eb mesjet\u00eb nuk ishte shtet\u201d[8]\u00a0Ajo q\u00eb Shmiti e em\u00ebrton si \u201chap\u00ebsir\u00eb arb\u00ebre\u201d, \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga Shqip\u00ebria e sotme ose edhe nga Shqip\u00ebria e vitit 1912, kur u proklamua shtet i pavarur, prandaj em\u00ebrtimet e sakta kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kuptohen realitetet dhe konktestet konkrete historike. N\u00ebse publikut t\u00eb sot\u00ebm i paketohet terminologjia e sotme p\u00ebr realitetet e dikurshme, ai do t\u00eb mbetet i varf\u00ebr n\u00eb t\u00eb kuptuarit e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb objekt m\u00eb i leht\u00eb i manipulimit pseudoshkencor ose edhe pseudonacionalist. Shpjegimi i t\u00eb kaluar\u00ebs me temat dhe nga pozita e sotme, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Xhek Gudi e pati quajtur \u201camnezi strukturale\u201d \u00ebsht\u00eb shpjegim pseudoshkencor. K\u00ebt\u00eb prirje e ka si prirje dominuese historiografia shqiptare, e cila m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn flet me em\u00ebrtimet, me termat dhe me pozicionimet ideologjike t\u00eb sotme, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e ilir\u00ebve, arb\u00ebrve, epirot\u00ebve e kujtdo q\u00eb i del n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cHistoria e popullit shqiptar\u201d, v\u00ebllimi i par\u00eb, krahas interpretimeve patriotike me patos revolucionar p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e lavdishme, gjenden edhe k\u00ebso formulimesh: \u201cShqip\u00ebria n\u00eb shek. VIII-XV\u201d (139), Lindja e marr\u00ebdh\u00ebnieve feudale n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d (141), \u201cInvazioni i turqve dhe rezistenca shqiptare (1388-1443) (220),\u00a0 Beteja e Kosov\u00ebs (1389). R\u00ebnia e principatave shqiptare (222), \u201cVendosja n\u00eb Shqip\u00ebri e regjimit feudal-ushtarak otoman dhe kryengritjet e para t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d (235), \u201cFitoret e para t\u00eb shqiptar\u00ebve (1444-1447) (256), \u201cShteti i pavarur shqiptar n\u00eb vitet 1450-1453) (266), \u201cFitoret e shteti shqiptar kund\u00ebr sulltan fatihut (274), \u201cShqip\u00ebria n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vitet (1457-1464) (278) etj. Me nj\u00eb fjal\u00eb, emrat Shqip\u00ebri dhe shqiptar, n\u00eb projektin \u201cHistoria e popullit shqiptar\u201d, p\u00ebrdoren me vler\u00ebn e sotme semantike e ideologjike, ose e pakta me vler\u00ebn semantike e ideologjike q\u00eb kan\u00eb q\u00eb nga krijimi i kombit shqiptar dhe nga krijimi i shtetit shqiptar, nd\u00ebrsa e v\u00ebrteta shkencore k\u00ebrkon q\u00eb em\u00ebrtimet e subjekteve, hap\u00ebsirave dhe akter\u00ebve t\u00eb asaj periudhe t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb pajtim me em\u00ebrtimin dhe me vlerat q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kjo nuk n\u00ebnkupton diskontinuitet, as kurrfar\u00eb zhvendosjeje t\u00eb trajkektores historike, e cila ka rezultuar me vlerat e sotme, po vet\u00ebm respektim i fakteve dhe i realiteteve ashtu si jan\u00eb dhe ashtu si kan\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cEtnohistoria \u00ebsht\u00eb karakteristike p\u00ebr shumic\u00ebn e bashk\u00ebsive kulturore n\u00eb t\u00eb gjitha epokat, nd\u00ebrsa historia studimore e paanshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri q\u00eb ndeshet rrall\u00eb edhe n\u00eb qytet\u00ebrime t\u00eb caktuara.[9]<br \/>\nKjo histori e paanshme pr\u00eat t\u00eb shkruhet jo vet\u00ebm p\u00ebr em\u00ebrtimet etnike dhe em\u00ebrtimin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, po edhe p\u00ebr gjith\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u rikthyer te objekti yn\u00eb i diskutimit, t\u00eb gjitha dukurit\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe emrat e lartcekur, arb\u00ebn e epirot\u00eb, i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs parakomb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebsisht periudh\u00ebs s\u00eb identifikimit me etnin\u00eb si kategori identifikuese. K\u00ebta emra, arb\u00ebn e epirot\u00eb pat\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrdorim relativisht t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb territoret e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, ve\u00e7mas n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot quhet Shqip\u00ebria e Mesme po edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Jugut. Eqrem \u00c7abej ka identifikuar nj\u00eb num\u00ebr toponimesh n\u00eb zonat e ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ende ruhet emri arb\u00ebn, alban, Arban\u00eb, arb\u00ebresh, sikund\u00ebr q\u00eb ka sjell\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e Klaud Ptolemeut, t\u00eb shekullit II para er\u00ebs son\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e ekzistimit t\u00eb fisit Albanoi dhe t\u00eb qytetit Albanopolis.<br \/>\n\u201cSikund\u00ebr dihet astronomi Klaud Ptolemeu i Aleksandris\u00eb s\u00eb Egjiptit, n\u00eb shekullin e dyt\u00eb t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb hart\u00eb\u00ebn e tij bot\u00ebrore sh\u00ebnon\u00a0 emrin e nj\u00eb fisi Albanoi me qytetin Albanopolis n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme, af\u00ebrsisht midis Durr\u00ebsit dhe Dibr\u00ebs s\u00eb sotme e n\u00eb lindje t\u00eb Leshit\u201d\u00a0[10].<br \/>\nNd\u00ebrsa, Nikolla Jorga n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cHistori e shkurt\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e popullit shqiptar\u201d, emrin alban e shpie edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb histori, duke pohuar se romak\u00ebt e p\u00ebrdronin k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim p\u00ebr ilir\u00ebt:<br \/>\n\u201cIlir\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt romak\u00ebt i quanin me emrin Alban, (burimet citojn\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb quajtur Albanopolis), me sa duket, fillimisht ishin t\u00eb vendosur p\u00ebrball\u00eb vet\u00eb qytet\u00ebrimit latin p\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb re n\u00eb zonat e brendshme malore p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar barbaris\u00eb sllave\u201d[11]<\/p>\n<p>Nuk e kemi t\u00eb qart\u00eb pse nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmuar m\u00eb shum\u00eb nga albanolog\u00ebt lidhur me k\u00ebt\u00eb pohim t\u00eb Jorg\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e emrit alban p\u00ebr ilir\u00ebt n\u00eb koh\u00ebt romake, apo ka mbetur vet\u00ebm mjaftimi me identifikimin e k\u00ebtij fakti n\u00eb hart\u00ebn e Ptolemeut. Por, n\u00ebse ky p\u00ebrdorim ka qen\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb dhe n\u00ebse mund t\u00eb mb\u00ebshtetet me dokumente t\u00eb koh\u00ebs, kjo do t\u00eb rr\u00ebnjoste shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr tez\u00ebn ilire dhe do t\u00eb eliminonte nj\u00eb num\u00ebr hipotezash ose sprovash t\u00eb tjera, nd\u00ebr to edhe at\u00eb hipotez\u00eb p\u00ebr nj\u00eb simbioz\u00eb gjuh\u00ebsore iliro-trakase, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb v\u00ebmendjen e studimit t\u00eb Jorg\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket koh\u00ebs s\u00eb m\u00ebvonshme, asaj mesjetare, emri arb\u00ebn e alban\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrdorim relativisht t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto treva, por ai ka shtegtuar edhe drejt Italis\u00eb, p\u00ebr ku u drejtuan nj\u00eb num\u00ebr m\u00ebrguesish, q\u00eb para luft\u00ebs s\u00eb Skenderbeut po me intensitet m\u00eb t\u00eb madh edhe pas tyre. Ata kan\u00eb marr\u00eb me vete at\u00eb em\u00ebr si emrin e vet etnik dhe sot e k\u00ebsaj dite identifikohen me t\u00eb. Natyrisht dhe kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e statusit t\u00eb tyre si etni arb\u00ebreshe, e cila p\u00ebr shkak se jeton p\u00ebrtej Detit Adriatik, n\u00eb nj\u00eb shtet ku ka njohur nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb integrimit politik e kulturor, nuk ka evoluar drejt identifikimit me kombin shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, konceptet dhe p\u00ebrpjekjet e rilind\u00ebsve arb\u00ebresh\u00eb me Jeronim De Rad\u00ebn n\u00eb krye, q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb integrale e Rilindjes Komb\u00ebtare e prej andej edhe e kombit t\u00eb ri shqiptar, qen\u00eb proklamuar, por nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sa i p\u00ebrket Rilindjes Komb\u00ebtare dhe ve\u00e7mas produksionit artistik e publicistik t\u00eb p\u00ebrftuar brenda saj, nj\u00eb pjes\u00eb e atij produksionit t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb asaj periudhe \u00ebsht\u00eb e inkuadruar n\u00eb t\u00eb, por n\u00eb projektin e formimit t\u00eb kombit shqiptar dhe shtetit komb\u00ebtar m\u00eb von\u00eb, kontributet e tyre kan\u00eb ardhur duke u zbehur dhe pothuajse jan\u00eb shteruar fare. Ata edhe sot jan\u00eb nj\u00eb etni arb\u00ebreshe, por jo pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kombit shqiptar, s\u00eb paku jo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb definicioni i Smithit, sipas t\u00eb cilit kombi \u00ebsht\u00eb: \u201cnj\u00eb popullat\u00eb e em\u00ebrtuar njer\u00ebzore, q\u00eb ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mitet dhe kujtimet, kultur\u00ebn publike e masive, atdheun, nj\u00ebsimin ekonomik dhe t\u00eb drejta e detyrime t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt\u201d[12]. E drejta, ky definicion paraqet problem edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, se sa p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, pra edhe p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e kombit shqiptar q\u00eb nuk jetojn\u00eb brenda nj\u00eb shteti komb\u00ebtar, ndon\u00ebse jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrqasje gjeografike e ideologjike me t\u00eb e me vlerat esenciale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb paraqesin nj\u00eb thesar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb etnik e kulturor, i cili ndihmon n\u00eb ndri\u00e7imin e shum\u00eb e aspekteve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kaluar t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe parardhsve t\u00eb tyre. Me gjuh\u00ebn e konservuar, me ritet, me k\u00ebng\u00ebt, me veshjet e me nj\u00eb varg vlerash etnike e kulturore, bashk\u00eb me emrin arb\u00ebresh\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ruajtur nd\u00ebr shekuj, ata shenjojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb historike brenda s\u00eb cil\u00ebs ata kan\u00eb ngurt\u00ebsuar identitetin e vet, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e ka evoluuar at\u00eb identitet drejt formimit t\u00eb kombit modern shqiptar, pas disa shekujsh shk\u00ebputjeje t\u00eb element\u00ebve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs etni. P\u00ebrderi sa ata ruajt\u00ebn emrin etnik\u00eb arb\u00ebr-esh\u00eb, i cili me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngarkes\u00eb semantike kumbon edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, fal\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb tyre etnike e kulturore, kjo gj\u00eb nuk ndodhi me em\u00ebrtimin tjet\u00ebr, at\u00eb epirotas. Edhe pse ishte em\u00ebrtim me t\u00eb cilin u identifikua edhe Skenderbeu, me emrin epirotas nuk mbeti i identifikuar ndonj\u00eb grupim banor\u00ebsh, as n\u00eb atdhe e as n\u00eb m\u00ebrgim. Ky em\u00ebrtim praktikisht u shua, gj\u00eb q\u00eb duket mjaft e habitshme, meq\u00eb sipas historianit Kristo Frash\u00ebrit, Skenderbeu i kishte shkruar k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr (31 dhjetor 1460) J.A. de Orsininit: \u201dN\u00eb qof\u00eb se kronikat tona nuk g\u00ebnjejn\u00eb, ne quhemi epirot\u00eb\u201d (se le nostre croniche non mention, noy in chiamamo Epiroti\u201d[13].<\/p>\n<p>Vetidentifikimi i Gjergj Kastriotit me emrin epirot\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithsesi edhe d\u00ebshmi e nj\u00eb periudhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin n\u00eb rivalitet t\u00eb dyja em\u00ebrtimet, arb\u00ebn dhe epirot\u00eb. A ishin t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebna apo komplementare k\u00ebto dy em\u00ebrtime? Kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb hulumtohet n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\nSa i p\u00ebrket territorit q\u00eb em\u00ebrtohet si Arb\u00ebria Venedike, ai i ishte bashkuar Venedikut q\u00eb nga vitit 1379, pra, ishte n\u00eb zot\u00ebrimin e Venedikut edhe n\u00eb koh\u00ebn e Skenderbeut. Duke qen\u00eb ato vise n\u00ebn sundimin venedikas, ato paraqisnin kufizim p\u00ebr administrimin dhe veprimin e Skenderbeut. Rivalitetet dhe madje edhe konfliktet e t\u00eb dyja pal\u00ebve jan\u00eb t\u00eb njohura. K\u00ebsisoj, Arb\u00ebria Venedike ka qen\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr Lidhjen e Lezh\u00ebs, duke ia kufizuar edhe kapacitetet e edhe hap\u00ebsir\u00ebn e veprimit. Por, kjo ndarje e Arb\u00ebris\u00eb Venedike nga pjesa tjet\u00ebr e hap\u00ebsir\u00ebs arb\u00ebre dhe epirote, ishte nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb e fort\u00eb e rivaliteteve nd\u00ebrmjet Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Napolit, Si\u00e7ilis\u00eb dhe Aragonit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe t\u00eb Venedikut. Meq\u00eb Skenderbeu kishte nj\u00eb mar\u00ebrveshje vasaliteti me mbretin e Napolit, Alfonsin V, politika dhe aktivitetet e tij ishin t\u00eb determinuara nga ky fakt, gj\u00eb q\u00eb ka shkaktuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb jo vet\u00ebm ftohje por edhe mosbesimin e Venedikut.<br \/>\nPra, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre kufizimeve e ndarjeve t\u00eb brendshme arb\u00ebre dhe t\u00eb rivaliteteve t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gadishullit Apenin n\u00eb tokat arb\u00ebre, mbetet t\u00eb hulumtohet se a mos ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebto probleme, cil\u00ebsimi i Skenderbeut p\u00ebr veten e tij dhe t\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij si \u201cepirot\u00eb\u201d.\u00a0 P\u00ebrndryshe, veprimtaria e Skenderbeut m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb e fokusuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb Venedike dhe pra t\u00eb arb\u00ebrve si komunitet etnik, por ja q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb prezentuar me em\u00ebrtimin epirotas. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe Marinus Barletiusi n\u00eb vepr\u00ebn e vet e ka cil\u00ebsuar si \u201cprinci i epirot\u00ebve\u201d.\u00a0 Por, k\u00ebtu kjo \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm po inicohet, nd\u00ebrsa hulumtimi dhe ndri\u00e7imi i saj \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb mund\u00ebsive tona.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nj\u00ebri nga shkaqet kryesor\u00eb p\u00ebr shuarjen e emrit arb\u00ebr dhe Arb\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me statusin q\u00eb pat\u00ebn viset ku ky em\u00ebr ishte m\u00eb i p\u00ebrhapuri n\u00ebn Venedikun. Durr\u00ebsi me hinterlandin e vet, Lezha dhe Shkodra ishin n\u00eb sundimin venedikas dhe kjo zon\u00eb shpesh em\u00ebrtohet si \u201cArb\u00ebri Venedike\u201d. Edhe gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb Skenderbeut, k\u00ebto vise kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn sundimin venedikas, e jo n\u00ebn administrimin e tij. Po t\u00eb mbahej m\u00eb gjat\u00eb, ose po t\u00eb krijohej nj\u00eb entitet i m\u00ebvet\u00ebsish\u00ebm prej k\u00ebtyre viseve, emri arb\u00ebr dhe emri Arb\u00ebri do t\u00eb mund t\u00eb forcoheshin e do t\u00eb b\u00ebheshin dominues, por meq\u00eb k\u00ebto vise ishin n\u00ebn regjimi e plot\u00eb t\u00eb Venedikut, ato nuk kishin hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonin nj\u00eb identitet t\u00eb vetin. Kjo p\u00ebr dy arsye, e para p\u00ebr shkak se vazhdimisht ishin n\u00ebn k\u00ebr\u00ebcnimin osman dhe e dyta, ngase Venediku i p\u00ebrdorte si zon\u00eb tamponi ndaj osman\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato ishin vise n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e osman\u00ebve dhe n\u00ebn kontrollin e rrept\u00eb venedikas.<br \/>\nNd\u00ebrsa, n\u00ebn sundimin venedikas k\u00ebto vise kishin hyr\u00eb pothuajse vullnetarisht, gj\u00eb q\u00eb edhe e kishte topitur vullnetin p\u00ebr manifestimin e nj\u00eb identiteti etnik arb\u00ebr. Dy princat arb\u00ebr, Gjergj Topia dhe Gjergj Strazimir Ballsha II, kishin n\u00ebnnshkruar q\u00eb zot\u00ebrimet e tyre t\u00eb hynin n\u00ebn sundimin e Venedikut, me synimin q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin nga pushtimi osman.<\/p>\n<p>Gjyzepe Gelqiqi sjell\u00eb k\u00ebto njoftime:<\/p>\n<p>\u201cFilip Bareli na paraqitet si protovestjar, por n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Gjergj Topis\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb reskriptin me t\u00eb cilin ky princ fatkeq shqiptar, m\u00eb dat\u00ebn 8 gusht 1392 hoqi dor\u00eb nga Durr\u00ebsi p\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzuar Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut. Kjo rrethan\u00eb mjafton p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi ndikimin e madh dhe t\u00eb efektsh\u00ebm q\u00eb Republika ushtronte mbi Gjergj Topin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar nga ana tjet\u00ebr faktin p\u00ebrse princi u mb\u00ebshtet\u00eb kurdoher\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs, te Republika Venedikase.\u201d[14].<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me hapat q\u00eb mori n\u00eb drejtim t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb veta Gjergj Strazimir Ballsha II, Gjyzepe Gelqiqi pohon:<\/p>\n<p>\u201cSipas Komemorialeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut, n\u00ebse u referohemi dokumenteve t\u00eb riprodhuara nga Shafariku, dhe nga abati Ljubiq, mbi baz\u00ebn e atyre komemorialeve, Gjergj Strazimir Balsha II, n\u00eb dat\u00ebn 10 n\u00ebntor 1395 n\u00ebnshkroi letrat kredenciale p\u00ebr amabsador\u00ebt q\u00eb do t\u2019i paraqisnin, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, Senatit t\u00eb Venedikut, dh\u00ebnien e Shkodr\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7liruara nga pushtimi i Turkut[15].<br \/>\nOscilimet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Ballshajve e Venedikut edhe p\u00ebrpara e edhe m\u00eb von\u00eb, nuk e ndryshuan k\u00ebt\u00eb kurs, sipas t\u00eb cilit edhe zot\u00ebrimet e Ballshajve, me pak p\u00ebrjashtime, sikund\u00ebr ishte Zabojana, ran\u00eb n\u00ebn administrimin dhe sundimin venedikas.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, \u201cArb\u00ebria Venedike\u201d nuk ishte nj\u00eb entitet arb\u00ebr, po nj\u00eb zot\u00ebrim venedikas mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territoreve arb\u00ebre. Rajoni qeverisej direkt nga Republika e Venedikut, me ligjet dhe me zyrtar\u00ebt e saj, natyrisht me p\u00ebrshtatjet e nevojshme q\u00eb b\u00ebnte Republika e Sh\u00ebn Markut, p\u00ebr t\u00eb rritur efektivitetin e qeverisjes e t\u00eb sundimit t\u00eb vet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, i cili i ishte dh\u00ebn\u00eb peshqesh nga vet\u00eb princat arb\u00ebr. Pra, gjysm\u00eb shekulli para se Skenderbeu t\u00eb kthehej n\u00eb Kruj\u00eb dhe t\u00eb fillonte kryengritjen antiosmane, viset e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cArb\u00ebri venedike\u201d ishin n\u00ebn sundimin venedikas dhe t\u00eb tilla mbet\u00ebn edhe gjat\u00eb koh\u00ebs sa luftoi e rezistoi Skenderbeu me aleat\u00ebt e vet kund\u00ebr osman\u00ebve. Th\u00ebn\u00eb thjesht, arb\u00ebrit q\u00eb ishin n\u00ebn sundimin venedikas, nuk ishin pjes\u00eb e kauz\u00ebs s\u00eb Skenderbeut dhe aleat\u00ebve t\u00eb tij, Napolit dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Ata ishin t\u00eb programuar brenda interesave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut, gj\u00eb q\u00eb i mbajti larg mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb inkuadroheshin n\u00eb kauz\u00ebn antiosmane t\u00eb Skenderbeut, i cili e em\u00ebrtonte veten epirotas, e jo arb\u00ebr.\u00a0 Prandaj, kjo shk\u00ebputje e gjat\u00eb, gati nj\u00ebshekullore e \u201cArb\u00ebris\u00eb Venedike\u201d nga pjesa tjet\u00ebr e trungut etnik arb\u00ebr\/epirotas, nuk ka mbetur pa pasoja edhe p\u00ebr fatin e emrit arb\u00ebr dhe t\u00eb emrit Arb\u00ebri. Nuk kan\u00eb arritur t\u00eb rezistojn\u00eb n\u00eb realitetet e reja q\u00eb jan\u00eb krijuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 1392-1479, kur nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb integrale e hap\u00ebsir\u00ebs etnike arb\u00ebre\/ epirotase, nd\u00ebrsa pas dor\u00ebzimit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga venedikasit m\u00eb vitin 1479, nuk kishin m\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikonin mbi zhvillimet q\u00eb pasuan. Kjo \u00ebsht\u00eb e logjikshme ve\u00e7mas n\u00ebse etiketimi i Arb\u00ebris\u00eb Venedike nga ana e Oliver Jens Shmitit \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb: \u201cSi arriti Arb\u00ebria e veriut, ky post pararoj\u00eb i krishter\u00eb, gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb i izoluar m\u00eb Adriatikun juglindor t\u2019u b\u00ebj\u00eb ball\u00eb osman\u00ebve m\u00eb gjat\u00eb se t\u00eb gjitha fuqit\u00eb e tjera t\u00eb krishtera n\u00eb Ballkan?\u201d[16].<\/p>\n<p>T\u00eb mbetur si q\u00ebndrestar\u00ebt e fundit, arb\u00ebrit n\u00ebn zot\u00ebrimin venedikas, kishin mbetur pa asnj\u00eb alternativ\u00eb, as mund\u00ebsi vasaliteti, sikund\u00ebr kishin b\u00ebr\u00eb shumica e princave ballkanik\u00eb, as integrimi, sikund\u00ebr kishte filluar t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb her\u00ebt kishin hyr\u00eb n\u00ebn sundimin osman. Arb\u00ebrit e zot\u00ebrimeve t\u00eb dikurshme venedikase, pas vitit 1479 nuk kishin alternativa t\u00eb mira, ose u detyruan t\u00eb migronin n\u00eb gadishullin Apenin, q\u00eb t\u00eb vazhdonin bashk\u00ebjetes\u00ebn me sunduesin e larguar nga viset e tyre, ose t\u00eb identifikoheshin me entitetin e ri q\u00eb po b\u00ebhej dominues. Edhe shp\u00ebrngulja i margjinalizoi e edhe identifikimi me entitetin e ri poashtu. Emri i tyre mesjetar, arb\u00ebr dhe i vendit t\u00eb tyre t\u00eb projektuar, Arb\u00ebri, mbet\u00ebn vet\u00ebm si nj\u00eb trash\u00ebgimi historike n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb etnis\u00eb arb\u00ebre\/epirote dhe t\u00eb formimit t\u00eb kombit shqiptar m\u00eb von\u00eb, me em\u00ebr t\u00eb ri, shqiptar dhe me emrin e ri t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, Shqip\u00ebri.<br \/>\nLidhur me k\u00ebto probleme t\u00eb em\u00ebrtimeve etnike dhe gjuh\u00ebsore, pas shfaqjes s\u00eb shkrimit shqip, ofrohen mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb t\u00eb ndiqet kronologjia e tyre. K\u00ebshtu, Eqrem \u00c7abej ka sjell\u00eb d\u00ebshmi edhe tekstet e autor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr katolik\u00eb, Buzuku, Budi e Bogdani, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendet em\u00ebrtimi Arban, Arb\u00ebni, Arb\u00ebnit p\u00ebr vendin: \u201cBuzuku: XVIII\/2b: \u201cGjith\u00eb popullin\u00eb nd\u00eb Arbanit ata n mortajet largo\u201d, Budi: \u201cke nd Ar\u00ebbn\u00eb shtiu leqt\u00eb\u201d, Bogdani: \u201cdhe i Arb\u00ebnit, Regjinia e Arb\u00ebnit\u201d[17].<br \/>\nNd\u00ebrsa, em\u00ebrtimi p\u00ebr gjuh\u00ebn rezulton t\u00eb jet\u00eb em\u00ebrtimi shqip. Edhe poeti alamiadist Nezim Frakulla, n\u00eb hullin\u00eb e autor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, e p\u00ebrdor emrin shqip p\u00ebr t\u00eb identifikuar gjuh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po shkruante poezin\u00eb e vet.<br \/>\nKristo Frash\u00ebri ka pohuar se emrat arb\u00ebn dhe epirot\u00eb jan\u00eb shfaqur m\u00eb her\u00ebt, se sa n\u00eb koh\u00ebn e Skenderbeut dhe lindjes s\u00eb shkrimeve n\u00eb gjuh\u00eb shqipe:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shqiptar\u00ebt u sanksionuan k\u00ebshtu n\u00eb shek. XIV-XV dy em\u00ebrtime etnike: arb\u00ebr dhe epirot\u00eb. N\u00eb k\u00ebto dy em\u00ebrtime nuk u p\u00ebrfshin\u00eb viset e banuara nga shqiptar\u00ebt q\u00eb ndodheshin jasht\u00eb kufijve t\u00eb em\u00ebrtimeve Arb\u00ebri e Epir. \u00cbsht\u00eb fjala kryesisht p\u00ebr territoret e Kosov\u00ebs, Rrafshit t\u00eb Dukagjinit (Metohis\u00eb) dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, vendbanimet e dikurshme t\u00eb dardan\u00ebve, paion\u00ebve dhe lunkes\u00ebtve ilir\u00eb.\u201c[18].<br \/>\nAjo q\u00eb mbetet t\u00eb hulumtohet n\u00eb t\u00eb ardhmen ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb zbulohet se si u b\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn dy em\u00ebrtime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn etni, apo mos \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta ajo q\u00eb pohon Kristo Frash\u00ebri se k\u00ebto dy em\u00ebrtime shprehnin, i pari nj\u00eb formacionin katolik, nd\u00ebrsa i dyti nj\u00eb formacion ortodoks? Po sipas Kristo Frash\u00ebrit, emri nacional shqiptar dhe emri i vendit Shqip\u00ebri, n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar u shfaq\u00ebn m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shekullin XVIII, pas gati tre shekuj n\u00ebn sundimin osman, kur kishte ndodhur nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb e integrimit t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb sistemin osman:<\/p>\n<p>\u201cMe sa dim\u00eb, apelativi shqiptar z\u00ebvend\u00ebsoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb burimet e shkruara historike emrat arb\u00ebr dhe epirot\u00eb n\u00eb shekullin XVIII, kurse emri i vendit Shqip\u00ebri, n\u00eb vend t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb dhe Epirit u sanksionua n\u00eb fush\u00ebn e shkrimit n\u00eb shek XIX. Si apelativi p\u00ebr banorin shqiptar ashtu dhe ai p\u00ebr atdheun Shqip\u00ebri, u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrufeshme gjat\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga Mitrovica deri n\u00eb Prevez\u00eb.\u201c\u00a0[19]<br \/>\nMeq\u00eb \u00c7abej ka pohuar se emri Arb\u00ebri n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ishte p\u00ebrdorur si em\u00ebr vendi, nd\u00ebrsa emri shqip ishte p\u00ebrdorur si em\u00ebr p\u00ebr gjuh\u00ebn, tash \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb shtrohet pyetja pse emri shqip n\u00eb fillim ishte emri i gjuh\u00ebs dhe t\u00eb provohet t\u00eb jipet nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb, ose m\u00eb drejt nj\u00eb sprov\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemit, n\u00ebse i p\u00ebrmbahemi me ngulm koncepcionit poperian. Mendojm\u00eb se em\u00ebrtimi i ri vet\u00ebm p\u00ebr gjuh\u00ebn si shqip, ka ndodh\u00eb p\u00ebr dy arsye, e para, ngase n\u00eb pik\u00ebpamje etnike dhe etnografike nuk kishte ndodhur ndonj\u00eb ndryshim, q\u00eb do t\u00eb meritonte t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb ri. Pra, banor\u00ebt ishin po ata n\u00eb pik\u00ebpamje etnike dhe etnografike dhe ende nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb ri. Por tek ata kishte ndodhur nj\u00eb ndryshim n\u00eb aspektin fetar: nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i banor\u00ebve q\u00eb quheshin arb\u00ebr e epirot\u00eb, kishin p\u00ebrqafuar Islamin si fen\u00eb e tyre t\u00eb re, nd\u00ebrsa ky ndryshim kishte pasur implikime gjuh\u00ebsore, prandaj edhe fillimisht kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb ri p\u00ebr gjuh\u00ebn. Si? P\u00ebr ndryshim nga feja katolike dhe ajo ortodokse q\u00eb kishin nj\u00eb kler t\u00eb qend\u00ebrzuar dhe q\u00eb n\u00eb liturgji praktikonin vet\u00ebm gjuh\u00ebn latinishte p\u00ebrkat\u00ebsisht greqishte (ose sllavishte n\u00eb trevat e sunduara nga serb\u00ebt), feja Islame, e cila ishte p\u00ebrhapur tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsive q\u00eb em\u00ebrtoheshin si arb\u00ebre (albane) dhe epirote, nuk praktikohej n\u00eb gjuh\u00ebn e sunduesit osman. Gjuha e fes\u00eb islame ishte gjuha arabe, e cila nuk kishte p\u00ebrhapje entuziaste as n\u00eb vet\u00eb Perandorin\u00eb Osmane e aq m\u00eb pak n\u00eb territoret periferike si tokat arb\u00ebre\/epirote, q\u00eb sundoheshin prej saj. N\u00eb k\u00ebso rrethanash, shqiptar\u00ebt e konverzuar n\u00eb Islam, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale u shk\u00ebput\u00ebn nga latinishtja p\u00ebrkat\u00ebsisht nga greqishja e sllavishtja dhe filluan t\u00eb komunikonin n\u00eb jet\u00ebn fetare e edhe publike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e cila doli si element i ri i identitetit t\u00eb tyre fetar q\u00eb ishte ve\u00e7uar nga identiteti katolik dhe ai ortodoks. K\u00ebta musliman\u00eb shqipfol\u00ebs, q\u00eb po diferencoheshin qart\u00eb fetarisht nga katolik\u00ebt dhe nga ortodoks\u00ebt q\u00eb praktikonin fen\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn latinishte p\u00ebkat\u00ebsisht greqishte ose sllavishte, u b\u00ebn nj\u00ebsia e afirmimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb nj\u00eb mjedis multigjuh\u00ebsor. Ata po flisnin shqip, q\u00eb t\u00eb shprehnin identitetin e vet fetar t\u00eb ndrysh\u00ebm nga pjes\u00ebtar\u00ebt e etnis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, por q\u00eb tashm\u00eb fetarisht ishin t\u00eb ndrysh\u00ebm. Sikund\u00ebr u tha m\u00eb lart, ata q\u00eb p\u00ebrqafuan Islamin, nuk kishin nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ngulitur t\u00eb fes\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, prandaj ata flisnin shqip, duke u dalluar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga t\u00eb krishter\u00ebt, q\u00eb praktikonin n\u00eb jet\u00ebn fetare gjuh\u00ebt latinishte e greqishte (sllavishte).\u00a0<\/p>\n<p>Prandaj emri shqip, i dedikohej gjuh\u00ebs s\u00eb vendit, asaj gjuhe q\u00eb e kishin folur edhe p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb ata bashk\u00ebrisht, si n\u00eb sfer\u00ebn private e publike dhe q\u00eb e kishin njohur si gjuh\u00eb arb\u00ebre. Mir\u00ebpo, n\u00eb jet\u00ebn fetare tashm\u00eb arb\u00ebrit dhe epirot\u00ebt e muslimanizuar kishin filluar ta p\u00ebrdorinin gjuh\u00ebn e vendit si mjet diefrencimi nga t\u00eb krishter\u00ebt dhe kjo gjuh\u00eb e vendit tashm\u00eb e ndryshoi edhe emrin, duke u em\u00ebrtuar si shqip. Kjo hipotez\u00eb jona mbetet t\u00eb hulumtohet m\u00eb detajisht e m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb ardhmen, por tash p\u00ebr tash na duket se drejtimi n\u00eb t\u00eb cilin duhet t\u00eb vazhdohet hulumtimi, \u00ebsht\u00eb ky. Ndryshime t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij ndryshimi fetar, nuk ka pasur n\u00eb koh\u00ebn kur ndryshoi emri i gjuh\u00ebs nga arb\u00ebre n\u00eb shqip dhe emri i etnis\u00eb nga arb\u00ebr e epirotas n\u00eb shqiptar. N\u00ebse kjo hipotez\u00eb jona v\u00ebrtetohet edhe me fakte t\u00eb tjera, do t\u00eb rezultonte q\u00eb feja Islame e stimuloi afirmimin dhe zgjerimin e gjuh\u00ebs shqipe. Pra, do t\u00eb rezultonte edhe se kombit shqiptar, q\u00eb u formua n\u00eb mesin e shekullit XIX, emri iu ngjiz\u00eb nga ky proces diferencimi brendaetnik, pasi q\u00eb ishte krijuar nj\u00eb ekuilib\u00ebr i ri fetar brenda etnis\u00eb, q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte mbajtur dy emra t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb etni t\u00eb vetme.\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij pohimi \u00ebsht\u00eb edhe gjendja e arb\u00ebrve dhe e Arb\u00ebris\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn pas romanizimit t\u00eb madh t\u00eb popullsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkruan Peter Bartli dhe q\u00eb e ka quajtur \u201cperiudh\u00eb e kryehershme\u201d shqiptare. <\/p>\n<p>Sipas tij procesi i romanizimit kishte avancuar aq sa kishte ngulafur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hap\u00ebsirave ku jetonin ilir\u00ebt. Jasht\u00eb atij procesi gllab\u00ebrues kishte mbetur vet\u00ebm nj\u00eb zon\u00eb e vog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn ai ne quan zon\u00eb relikte:<br \/>\n\u201cTerritori i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme bashk\u00eb me pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gadishullit ballkanik n\u00eb vitet 200-100 para Kr. iu n\u00ebnshtrua suksesivisht Rom\u00ebs. Bashk\u00eb me armat\u00ebn dhe administrat\u00ebn romake, vendit iu imponua edhe gjuha latine. Rreth vitit 300 pas Kr. procesi i Romanizimit ishte p\u00ebrmbyllur n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Vet\u00ebm n\u00eb disa zona malore ishin ruajtur ende gjuh\u00eb t\u00eb mo\u00e7me ballkanase \u2013 nd\u00ebr to edhe ajo e shqiptar\u00ebve t\u00eb kryehersh\u00ebm. <\/p>\n<p>Po ku shtrihej kjo zon\u00eb relikte e kryehershme shqiptare? Sipas t\u00eb gjitha gjasave k\u00ebtu b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbyllur malore. Stadmylleri vjen n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me zon\u00ebn e Matit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Veriore. Mati rrethohet nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me vargmale t\u00eb larta dhe i d\u00ebshmon t\u00eb gjitha parakushtet p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb relikti. Zona e Matit feks t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga romanizimi dhe t\u00eb ket\u00eb mbetur jashta zon\u00ebs s\u00eb mujshis\u00eb direkte t\u00eb Rom\u00ebs\u201d[20].<\/p>\n<p>Edhe Noel Malkolmi pohon shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb romanizimit dhe t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ilir\u00ebve n\u00ebn sundimin e gjat\u00eb romak:<\/p>\n<p>\u201cIlir\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin jetuar n\u00eb rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata t\u00eb bregdetit dalmatin, ashtu edhe ata t\u00eb pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb trojeve t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur sllav\u00ebt zun\u00eb t\u00eb arrinin n\u00eb shekullin VI, kishin mbetur vet\u00ebm grupe fol\u00ebsish t\u00eb gjuh\u00ebve \u201cbarbare\u201d n\u00eb Ballkan, dhe t\u00eb gjith\u00eb ata ndodheshin n\u00eb viset malore.\u201d[21]<\/p>\n<p>Nga pasojat e procesit gllab\u00ebrues t\u00eb romanizimit jan\u00eb shkat\u00ebrrimi i qyteteve ekzistuese ilire, si Rizoni e Skodra dhe shkat\u00ebrrimi i t\u00eb gjitha institucioneve sociale e fetare ilire me \u00e7ka jo vet\u00ebm ishte nd\u00ebrprer\u00eb kultura ilire por kishte ndodhur edhe rrallimi demografik i tyre. Romanizimi ka dob\u00ebsuar ilir\u00ebt deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa ata u b\u00ebn\u00eb t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb rezistonin ndaj invadimeve t\u00eb m\u00ebvonshme avare e sllave, t\u00eb cilat e shkat\u00ebruan kompakt\u00ebsin\u00eb gjeografike t\u00eb ilir\u00ebve dhe i detyruan t\u00eb tkurreshin si komunitet i vog\u00ebl vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb ngushta n\u00eb zonat e Alpeve. Edhe nga ngjarjet e m\u00ebvonshme si\u00e7 jan\u00eb krijimi i Principat\u00ebs s\u00eb Progonit dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb Gjon Kastriotit, mund t\u00eb forcohet teza se kjo ka qen\u00eb zona me koncentrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb atyre pasardh\u00ebsve t\u00eb pak\u00ebt ilir\u00eb q\u00eb i kishin shp\u00ebtuar romanizimit gllab\u00ebrues e m\u00eb von\u00eb edhe sllavizimit dhe q\u00eb po dilnin n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri, si arb\u00ebr. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, kjo do ta v\u00ebrtetonte tez\u00ebn e Stadmyllerit, t\u00eb cil\u00ebs i referohet Peter Bartli kur thot\u00eb: \u201cpopulli shqiptar \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb relikt popullor lashtoballkanas n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb romanizimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb t\u00eb antik\u00ebs s\u00eb von\u00eb\u201d[22].<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb komunitet ilir\u00ebsh q\u00eb i shp\u00ebtuan romanizimit e val\u00ebs s\u00eb hershme t\u00eb sllavizimit, ndon\u00ebse duke u tkurrur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb relikte, u rishfaq\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb, duke ruajtur shum\u00eb element\u00eb nga parardh\u00ebsit por duke qen\u00eb edhe t\u00eb ndikuar kulturalisht nga procesi i romanizimit e prej k\u00ebndej duke u transfromuar n\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb ri. Meq\u00eb fisi albanoi dhe qyteti Albanopolis, t\u00eb cilin e p\u00ebrmend\u00eb Ptolomeu n\u00eb hart\u00ebn e tij bot\u00ebrore t\u00eb shekullit II t\u00eb er\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qarkun e k\u00ebsaj zone relikte, e cila i shp\u00ebtoi romanizimit, at\u00ebher\u00eb emri i komunitetit t\u00eb ri, alban, arb\u00ebr, Albanie, duhet t\u00eb jet\u00eb vazhdim\u00ebsi e emrit t\u00eb fisit t\u00eb hersh\u00ebm ilir\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb rast teza e \u00c7abejt se emri arb n\u00eb fillim u p\u00ebrdor si em\u00ebr vendi, do t\u00eb duhej t\u00eb rishqyrtohej. Pra, n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me emrin e fisit Albanoi, referenca \u00ebsht\u00eb te populli e jo te vendi (Albanopolisi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.) Lidhur me shkaqet e nd\u00ebrprerjes s\u00eb procesit t\u00eb romanizimit p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb mbijetes\u00ebs gjuh\u00ebsore e etnike t\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb paromanizuar n\u00eb zon\u00ebn relikte t\u00eb Matit, Bartli mendon se kjo ndodhi pasi q\u00eb dyndja e sllav\u00ebve nga viti 600 e nd\u00ebrpreu romanizimin.[23]<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e re e etnis\u00eb arb\u00ebre (albane) ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shekullin XI nga ana e Mihael Ataleates i cili i p\u00ebrmend si Arbanitai. Pra, fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden, pasi q\u00eb ishte kryer edhe procesi shum\u00eb agresiv i vendosjes s\u00eb sllav\u00ebve n\u00eb Ballkan, i cili e kishte nd\u00ebrprer\u00eb procesin e romanizimit, por e kishte filluar procesin tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb sllavizimit, i cili kishte treguar sukses n\u00eb zonat q\u00eb paraprakisht ishin romanizuar, e m\u00eb pak n\u00eb zonat ku romanizimi nuk kishte dep\u00ebrtuar. N\u00eb shekullin XI po shkonin drejt fundit dhe d\u00ebshtimit dy shekuj t\u00eb sundimit bullgar dhe territoret arb\u00ebre po rikthheshin n\u00ebn sundimin e Bizantit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rivalitet bullgaro-bizantin duket t\u00eb ket\u00eb filluar t\u00eb shfaqet roli i arb\u00ebrve, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet nga p\u00ebrmendja e tyre nga Mihael Ataleatesi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb burimet latine, po sipas Bartlit, ata zun\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden m\u00eb von\u00eb, nga shekulli XIV, por jo si Arbanitai t\u00eb Ataleasit, ve\u00e7se si Albanenses ose Arbanenses\u00a0[24].<br \/>\nPra, ata ilir\u00eb q\u00eb i mbjetuan romanizimit, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb relikte si ajo e Matit, u rishfaq\u00ebn n\u00eb histori me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri, i cili logjikisht duket i nd\u00ebrlidhur me emrin e fisit ilir Albanoi. Me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim, ndon\u00ebse n\u00eb variacione t\u00eb ndryshme, ve\u00e7mas nga t\u00eb huajt, arban, raban, alban, arvanit, arnaut, do ta mbijetojn\u00eb mesjet\u00ebn. Por, sikund\u00ebr dihet, n\u00eb koh\u00ebn e re, q\u00eb nga shekulli XVIII, do t\u00eb triumfoj\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ri, emri nacional i sot\u00ebm, shqiptar. Rrjedhimisht edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndryshimet e ndodhura, provokuan edhe ndryshimin e emrit me t\u00eb cilin idetifikohej fillimisht komuniteti i ri fetar dhe m\u00eb von\u00eb kombi i ri shqiptar.<\/p>\n<p>Ekspansioni i emrit shqip, gjuh\u00eb shqipe e shqiptar n\u00eb periudh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb e thekson Kristo Frash\u00ebri e q\u00eb \u00ebsht\u00eb cituar m\u00eb her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me faktin q\u00eb ishte form\u00ebsuar nj\u00eb komb i ri, kombi shqiptar, brenda t\u00eb cilit ishte integruar identitetet e tjera, ai fetar, rajonal e deri diku edhe ai dialektor. \u00cbsht\u00eb edhe n\u00eb pajtim me p\u00ebrjetimin romantik t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, sikund\u00ebr v\u00ebrehet edhe te Sami Frash\u00ebri, i cili n\u00eb traktatin e tij \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka q\u00ebn\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe shkruan:<br \/>\n\u201cShqiptar\u00ebt flasin nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrat\u2019 e m\u00eb t\u00eb bukurat\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb dheut. Gjuh\u00ebrat\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shoqet\u2019 e mot\u00ebrat e shqipes\u00eb, kan\u00eb mij\u00ebra vjet q\u00eb kan\u00eb humbur\u00eb e s\u2019fliten\u00eb n\u00eb nonj\u00eb v\u00ebnt t\u00eb dheut, po n\u00eb vendit t\u2019atyre p\u00ebrdoren mbesat\u2019 e st\u00ebrmbesat\u2019 e tyre. Shqipja \u00ebsht\u00eb shoqe me greqishten, e vjet\u00ebr, me llatinishten\u00eb, me sanskritishten\u00eb, gjuh\u00ebn\u2019 e Indis\u00eb\u2019 s\u00eb vjet\u00ebr\u00eb, me senishten\u00eb, gjuh\u00ebn\u2019 e Persis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr\u00eb, me qeltishten\u00eb, me tevtonishten\u00eb, etj.\u201d\u00a0[25].<\/p>\n<p>Pra, emri shqiptar \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i ngulitur dhe i stabilizuar n\u00eb ligj\u00ebrimin e Sami Frash\u00ebrit dhe t\u00eb rilind\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, nga ata q\u00eb shenjonin etnin\u00eb, arb\u00ebr (alban) e epirot\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb ishin jo rival i emrit shqiptar po as t\u00eb evokuar si emra etnik\u00eb. Triumfi i emrit shqiptar dhe Shqip\u00ebri ishte p\u00ebrfundimtar n\u00eb periudh\u00ebn e formimit dhe konsolidimit t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si atdheu i tyre, me \u00e7\u2019rast ishin shtyr\u00eb n\u00eb prapavij\u00eb identitetet fetare e rajonale. Rrjedhimisht, ngjarjet e m\u00ebdha historike si pushtimet romake, bizantine, bullgare, serbe, anzhuine, venedikase e osmane, ndarjet fetare e rajonale, kan\u00eb sjell\u00eb pasoja e p\u00ebrmbysje por si finalitet prej gjith\u00eb atyre kan\u00eb lindur nj\u00eb komb vital e dinamik, me gjith\u00eb pluralitetin e vlerave q\u00eb e karakterizon nj\u00eb komb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrkat\u00ebsia islame e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb integruar p\u00ebr bukuri n\u00eb procesin e ruajtjes s\u00eb vlerave etnike lashtoballkanike, t\u00eb krijimit t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb formimit t\u00eb dy shteteve shqiptare q\u00eb ekzisitojn\u00eb sot n\u00eb hart\u00ebn e Evrop\u00ebs. Kushdo q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb dezintegroj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet dhe t\u00eb minimizoj\u00eb proceset q\u00eb e kan\u00eb finalizuar si t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, duke provuar q\u00eb me emrat dhe vlerat parakomb\u00ebtare t\u00eb rivalizoj\u00eb emrin e kombit dhe vlerat e tij plurale, n\u00eb fakt p\u00ebrpiqet ta dezintegroj\u00eb procesin e komplikuar t\u00eb formimit t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb sfidoj\u00eb ekuilibrat e brisht\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\n__________<br \/>\nSh\u00ebnime<br \/>\n1. Lidhur me emrin etnik arb\u00ebr dhe funksionet n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur, si dhe emrin e vendit Albania, me variacionet e saj, shih te: Oliver Jens Shmit, Arb\u00ebia Venedike, fq. 49-62<br \/>\n2.Karl Poper, \u201cP\u00ebr filozofin\u00eb dhe shkenc\u00ebn\u201d, Fan Noli, Tiran\u00eb, 2009, fq. 107<br \/>\n3.N\u00eb referatin \u201cP\u00ebr teorin\u00eb e shkenc\u00ebs\u201d Karl Poperi pasi i ka diskutuar nj\u00eb varg problemesh t\u00eb procesit shkencor, formulon k\u00ebt\u00eb skem\u00eb brenda s\u00eb cil\u00ebs zhvillohet procesi shkencor: 1. Problemi i vjet\u00ebr, 2) Krijimi i teorive sprovuese, 3) P\u00ebrpjekjet p\u00ebr eliminim n\u00ebp\u00ebrmjet diskutimit kritik, duke p\u00ebrfshir\u00eb verifikimin me an\u00eb t\u00eb eksperimentimeve dhe 4) Problemet e reja, q\u00eb burojn\u00eb nga diskutimi kritik i teorive tona.\u201d Shih m\u00eb gjer\u00ebsisht gjith\u00eb referatin, n\u00eb v\u00ebllimin: \u201cP\u00ebr filozofin\u00eb dhe shkenc\u00ebn\u201d, fq. 90-117)<br \/>\n4. Shih: Dr. Eqrem \u00c7abej, Studime gjuh\u00ebsore, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1975, fq. 62-70) \u00c7abej ka ballafaquar, analizuar e komentuar me kompetenc\u00eb shkencore t\u00eb lart\u00eb edhe mendimet e shum\u00eb dijetar\u00ebve lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ve\u00e7mas n\u00eb tekstin e par\u00eb. Em\u00ebrtimi prej tij i emrave arb\u00ebn e epirot\u00eb si \u201cemra nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d nuk e zbeh\u00eb aspak vler\u00ebn e studimeve t\u00eb tij, q\u00eb gjithsesi mbeten fundamentale. Por, nj\u00eb distinksion i qart\u00eb nd\u00ebrmjet tyre si emra etnik\u00eb dhe emrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nacional t\u00eb shqiptar\u00ebve, sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i domosdosh\u00ebm se sa n\u00eb koh\u00ebn kur e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00c7abej.<br \/>\n5. Eqrem \u00c7abej, Vep\u00ebr e cituar. fq\/ 66<br \/>\n6.\u00a0 Eqrem \u00c7abej, Vep\u00ebr e cituar. Fq 71<br \/>\n7. \u00c7abej, evokon se si Haupti, Hysingu, Bleichsteineri e afrojn\u00eb emrin alban me at\u00eb t\u00eb Alban\u00ebve t\u00eb Kaukazit, gj\u00eb q\u00eb objektivisht \u00ebsht\u00eb jahst\u00eb kontekstit historik dhe gjuh\u00ebsor. fq. 62\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<br \/>\n8. Oliver Jens Shmit, Arb\u00ebria Venedike, fq, 49<br \/>\n9. Antony Smith, Kombet dhe nacionalizmi n\u00eb er\u00ebn globale, fq. 76<br \/>\n10. Eqrem \u00c7abej, Vep\u00ebr e cituar, fq, 69<br \/>\n11. Nikolla Jorga, Histori e shkurt\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e popullit shqiptar, Botimet Sara\u00e7i, Tiran\u00eb, 2004, fq. 36<br \/>\n12. Antony Smith, Vep\u00ebr e cituar, 103)<br \/>\n13. Kristo Frash\u00ebri, Etnogjeneza e shqiptar\u00ebve, Botimet M&#038;B, Tiran\u00eb, 2013, fq. 244)\u00a0\u00a0\u00a0<br \/>\n14. Giuseppe Gelcich, Zeta ose dinastia e Ballshajve, fq. 176\u00a0\u00a0<br \/>\n15. Po aty, fq. 196<br \/>\n16. Oliver Jens Shmit, Arb\u00ebria Venedike, K&#038;B, Tiran\u00eb, 2007, fq. 507<br \/>\n17. Eqrem \u00c7abej, Vep\u00ebr e cituar, fq. 63\u00a0<br \/>\n18. Kristo Frash\u00ebri, Vep\u00ebr e cituar, fq. 247<br \/>\n19. Kristo Frash\u00ebri, Vep\u00ebr e cituar, fq. 249\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<br \/>\n20. Peter Bartl, Shqip\u00ebria nga Mesjeta deri sot, Prizren, 99, fq. 22<br \/>\n21. Noel Malkolm, Kosova nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr, Koha, Prishtin\u00eb, 1998, fq. 35<br \/>\n22. Peter Bartl, Vep\u00ebr e cituar, fq. 21<br \/>\n23. Po aty, fq. 22<br \/>\n24. Shih, Bartl, fq, 25\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<br \/>\n25. Sami Frash\u00ebri, \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka q\u00ebn\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, Rilindja, Logos A, Shkup, 2004, fq. 34-35<br \/>\n____________<br \/>\nBIBLIOGRAFIA<br \/>\nAref, Mathieu,\u00a0Shqip\u00ebria (Historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e n\u00eb populli parahelen, Plejad, 2007<br \/>\nBaji, Ogyst,\u00a0Perandoria e Bizantit, Arbri, Tiran\u00eb,<br \/>\nBart,l Peter,\u00a0Shqip\u00ebria nga Mesjeta deri sot, Prizren<br \/>\nBartl, Peter,\u00a0Musliman\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebr pavar\u00ebsi komb\u00ebtare (1878- 1912),\u00a0Dituria, Tiran\u00eb, 2006<br \/>\nBozbora, Nuray,\u00a0Shqip\u00ebria dhe nacionalizmi shqiptar n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, Dituria, Tiran\u00eb, 2002<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Milazim Krasniqi, profesor Emri i vet\u00ebm nacional i shqiptar\u00ebve, q\u00eb nga periudha kur filloi formimi i k\u00ebtij kombi n\u00eb truallin e vet historik dhe n\u00eb hart\u00ebn evropiane t\u00eb kombeve t\u00eb reja, \u00ebsht\u00eb emri shqiptar. Emrat e tjer\u00eb si arb\u00ebn dhe epirot\u00eb,[1]\u00a0apo edhe maqedonas, q\u00eb ishin n\u00eb p\u00ebrdorim para se emri shqiptar t\u00eb triumfonte p\u00ebrfundimisht, jan\u00eb emra etnik\u00eb, pra shenjonin etni, ose edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, por jo nj\u00eb komb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, meq\u00eb kombi lindi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb historike, kur emrat q\u00eb shenjonin etnin\u00eb, arb\u00ebr dhe epirot\u00eb, ose edhe maqedonas, nuk qen\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17892,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17891"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17891"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17891\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17893,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17891\/revisions\/17893"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}