{"id":14503,"date":"2025-11-11T17:48:52","date_gmt":"2025-11-11T16:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=14503"},"modified":"2025-11-11T17:56:04","modified_gmt":"2025-11-11T16:56:04","slug":"dyshimet-heshtja-dhe-misteri-rreth-rastit-vukashinoviq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/11\/11\/dyshimet-heshtja-dhe-misteri-rreth-rastit-vukashinoviq\/","title":{"rendered":"Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviq"},"content":{"rendered":"<p>Rasti i Millan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, p\u00ebr t\u00eb cilin autoritetet e Kosov\u00ebs dyshojn\u00eb se u plagos dhe u rr\u00ebmbye nga Xhandarm\u00ebria serbe, vazhdon t\u00eb shkaktoj\u00eb spekulime n\u00eb publik, pasi autoritetet serbe nuk dhan\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb \u2013 edhe dhjet\u00eb dit\u00eb pas incidentit.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebkalim t\u00eb paregjistruar me Serbin\u00eb, n\u00eb fshatin Jellakc\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Publiku, fillimisht, u njoftua nga avokati Ivan Niniq, i cili e p\u00ebrfaq\u00ebson familjen Vukashinoviq.<\/p>\n<p>Ai shprehu dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ushtria e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb e Lart\u00eb n\u00eb Prokuple t\u00eb Serbis\u00eb, ai dor\u00ebzoi kall\u00ebzim penal p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb kund\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb panjohur t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb ose Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, si dhe kund\u00ebr Millan Radoi\u00e7iqit, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Radoi\u00e7iq e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku u vra nj\u00eb polic kosovar. N\u00eb p\u00ebrleshjet e armatosura q\u00eb pasuan, u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal, avokati Niniq tha se Millan Vukashinoviq kishte \u201ctradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb konfliktit personal me Millan Radoi\u00e7iqin\u201d dhe se ekzistonin \u201carsye t\u00eb justifikuara q\u00eb i d\u00ebmtuari t\u00eb rr\u00ebmbehej dhe t\u00eb lihej pa jet\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e Lart\u00eb n\u00eb Prokuple nuk dha asnj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe nuk iu p\u00ebrgjigj as pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i ndodhi Vukashinoviqit m\u00eb 1 n\u00ebntor?<\/p>\n<p>Avokati Ivan Niniq i tha m\u00eb her\u00ebt Radios Evropa e Lir\u00eb se m\u00eb 1 n\u00ebntor, Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi u drejtua drejt pik\u00ebkalimit n\u00eb fshatin Jellakc\u00eb, ku kishte planifikuar t\u00eb takohej me nj\u00eb mik, i cili \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar aktiv i Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, por nuk u kthye m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Niniq tha se dyshon se Vukashinoviq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u \u201ct\u00ebrhoq\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb operacioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb organeve serbe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Vukashinoviq i telefonoi n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Dragana Vukashinoviq, nga nj\u00eb autoambulanc\u00eb, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se ishte i plagosur.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb Niniqit, n\u00eb incident mor\u00ebn pjes\u00eb persona t\u00eb maskuar, me uniforma pa shenja identifikuese dhe me automjete pa targa, nd\u00ebrsa Vukashinoviq u d\u00ebrgua fillimisht n\u00eb spitalin e Prokuples dhe m\u00eb pas n\u00eb Nish, ku i u hoq nj\u00eb veshk\u00eb dhe mbeti n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Kush po e heton rastin?<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit n\u00eb Mitrovic\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se nj\u00eb person i af\u00ebrt me Vukashinoviqin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe se rasti po hetohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, por se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit, nuk mund t\u00eb zbulohen m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Avokati Niniq, nd\u00ebrkoh\u00eb, postoi n\u00eb X nj\u00eb fotografi t\u00eb nj\u00eb makine \u2018Lada Niva\u2019 t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe pretendoi se i p\u00ebrkiste Vukashinoviqit.<\/p>\n<p>Ai i b\u00ebri thirrje misionit p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, EULEX, dhe misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, KFOR, q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi EULEX-in dhe KFOR-in p\u00ebr t\u2019i pyetur n\u00ebse ishin t\u00eb informuar p\u00ebr detajet e hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje mori vet\u00ebm nga KFOR-i, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zon\u00ebn kufitare. Aty thuhet se Policia e Kosov\u00ebs ka nisur nj\u00eb hetim dhe se po punon ngusht\u00eb me disa subjekte, p\u00ebrfshir\u00eb KFOR-in.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e Kosov\u00ebs i ka koordinuar aktivitetet e saj n\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs t\u00eb vij\u00ebs kufitare administrative me KFOR-in\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje, ku, po ashtu, theksohet se situata n\u00eb pikat kufitare Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs e informoi publikun p\u00ebr rastin Vukashinoviq m\u00eb 3 n\u00ebntor, duke deklaruar se d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe se prej tyre \u00ebsht\u00eb marr\u00eb informacioni se \u201cpersona t\u00eb maskuar kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, kan\u00eb plagosur dhe rr\u00ebmbyer viktim\u00ebn dhe m\u00eb pas e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb territorin e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, p\u00ebrs\u00ebriti m\u00eb 11 n\u00ebntor se rr\u00ebmbimi i dyshuar i qytetarit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Xhandarm\u00ebria serbe \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb provokim i r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha m\u00eb her\u00ebt se sulmet e Serbis\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim disiplinimin e serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Pse hesht Serbia?<\/p>\n<p>Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike, vler\u00ebson se shteti serb \u00ebsht\u00eb \u201cngat\u00ebrruar\u201d n\u00eb pun\u00ebt q\u00eb kryen me grupe paraushtarake ose paramilitare q\u00eb \u201cpo marrin kontrollin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta (autoritetet serbe) do t\u00eb gjejn\u00eb dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuar\u2026 Shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb akuzuar p\u00ebr spiunazh ose terroriz\u00ebm n\u00eb Serbi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mant\u00ebr dhe askush nuk beson m\u00eb n\u00eb t\u00eb\u201d, thot\u00eb Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij, problem shum\u00eb m\u00eb i madh p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u201cpara-grupe\u201d t\u00eb ndryshme po rriten dhe se autoritetet e siguris\u00eb nuk mund t\u2019i kontrollojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Serbia, m\u00eb her\u00ebt, ka akuzuar disa serb\u00eb p\u00ebr spiunazh p\u00ebr Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb duke u zhvilluar disa procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr spiunazh n\u00eb favor t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete serbe.<\/p>\n<p>Akuzat e spiunazhit prapa skenave<\/p>\n<p>Tabloidet serbe, si \u201cKurir\u201d, raportuan n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar se Agjencia p\u00ebr Siguri dhe Informacion e Serbis\u00eb (BIA) ka arrestuar n\u00eb rajonin e Rashk\u00ebs \u201cspiun\u00eb\u201d, q\u00eb dyshohet se u kan\u00eb transmetuar informacione sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas raportimit, ky veprim ishte rezultat i nj\u00eb hetimi disamujor dhe vazhdim i aksionit t\u00eb 1 n\u00ebntorit, kur u arrestua Millan Vukshinoviq.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pretendohet se Vukashinoviq u p\u00ebrpoq t\u00eb arratisej gjat\u00eb arrestimit t\u00eb tij dhe se sh\u00ebrbimet serbe t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn arm\u00eb zjarri.<\/p>\n<p>Vukashinoviqit, sipas k\u00ebtij raporti, iu dha ndihm\u00eb mjek\u00ebsore pas plagosjes dhe p\u00ebr trajtim u transportua n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Spitalore n\u00eb Nish.<\/p>\n<p>Dyshohet se iu shqiptua edhe masa e paraburgimit, por informacion zyrtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>BIA nuk i komentoi k\u00ebto arrestime dhe nuk tha n\u00ebse operacioni \u00ebsht\u00eb i lidhur me rastin Vukashinoviq.<\/p>\n<p>Avokati Ivan Niniq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se nuk e di n\u00ebse klienti i tij \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr ndonj\u00eb krim dhe se nuk ka asnj\u00eb institucion me t\u00eb cilin mund t\u00eb komunikoj\u00eb, sepse autoritetet serbe nuk japin informacione.<\/p>\n<p>Por, narrativi se Millan Vukashinoviq \u00ebsht\u00eb \u201cspiun\u201d po p\u00ebrhapet p\u00ebrmes kanaleve n\u00eb Telegram.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 n\u00ebntor, kanali \u201cKoridor\u201d, i cili ka mbi 10.000 p\u00ebrdorues, shkroi se \u201c\u00e7do spiun do t\u00eb nd\u00ebshkohet\u201d.<\/p>\n<p>Me mesazhin se \u201cnj\u00eb nga spiun\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe m\u00eb t\u00eb respektuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tona\u201d, u publikuan edhe fotografi t\u00eb postimeve t\u00eb m\u00ebparshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb serb\u00ebve q\u00eb dyshohet se bashk\u00ebpunojn\u00eb me sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo list\u00eb p\u00ebrfshin edhe emrin e Millan Vukashinoviqit, me nofk\u00ebn \u201cDuduk\u201d.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb, bazuar n\u00eb mjetet p\u00ebr njohje t\u00eb fytyr\u00ebs, p\u00ebrcaktoi se Vukashinoviq \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti person q\u00eb foli publikisht p\u00ebr presionet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb, m\u00eb 28 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazetarin dhe ish-deputetin serb, Nemanja Sharoviq, p\u00ebr televizionin KTV n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, ai tha se serb\u00ebt ishin larguar nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, n\u00ebn presionin e List\u00ebs Serbe, dhe pretendoi se ai, personalisht, ka presion dhe se nuk ndihet i sigurt t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Serbi, sepse nuk d\u00ebshiron t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb kanalin e Telegramit \u201cKoridor\u201d, Vukashinoviq u quajt \u201ctradhtar\u201d dhe \u201cspiun\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, ky kanal ishte i regjistruar si \u201cBrigada e Veriut\u201d. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, Qeveria e Kosov\u00ebs e shpalli organizat\u00eb terroriste n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Kush po lufton spiunazhin?<\/p>\n<p>Janjiq thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i befasuar nga incidenti i lidhur me Millan Vukashinoviqin dhe nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb, si\u00e7 shprehet, t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira edhe struktura paraushtarake.<\/p>\n<p>Ai aludon tek an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb grupi t\u00eb armatosur serb\u00ebsh t\u00eb udh\u00ebhequr nga Radoi\u00e7iq, t\u00eb cil\u00ebt kryen sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Janjiq, gjithashtu, beson se rasti i Vukashinoviqit \u00ebsht\u00eb i lidhur me \u201cluft\u00ebn kund\u00ebr spiunazhit\u201d q\u00eb p\u00ebrfshin udh\u00ebheq\u00ebsit e nj\u00ebsive paraushtarake, t\u00eb cilat BIA, sipas tij, \u201cnuk mund t\u2019i kontrolloj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBIA, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb institucion kontrolli, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kanal p\u00ebrmes t\u00eb cilit ata kalojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Janjiq dhe shton se Kosova, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u201c\u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb brendshme politike midis serb\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe e dim\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa po formohej Lista Serbe [e cila kontrollohet nga Beogradi], nuk ishte kurr\u00eb problem t\u00eb hidhje nj\u00eb koktej molotovi ndaj dikujt, t\u2019i vije flak\u00ebn makin\u00ebs s\u00eb dikujt\u2026\u201d, thekson Janjiq.<\/p>\n<p>Lidhje me agjencit\u00eb e siguris\u00eb?<\/p>\n<p>Janjiq thot\u00eb se pjes\u00ebtar\u00ebt e \u2018grupit Banjska\u2019 ishin \u201cvullnetar\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitjes ushtarake\u201d n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Kosova e karakterizoi k\u00ebt\u00eb grup si terrorist dhe tha se me ndihm\u00ebn e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb planifikoi aneksimin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Beogradi e mohoi.<\/p>\n<p>Autoritetet kosovare than\u00eb se kan\u00eb prova se p\u00ebrgatitjet, st\u00ebrvitjet dhe ushtrimet e grupit t\u00eb armatosur jan\u00eb kryer n\u00eb baz\u00ebn \u201cPasulanske livade\u201d pran\u00eb Jagodin\u00ebs n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Kopaonik.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb, Millan Mojsilloviq, tha se t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e mosh\u00ebs 18 deri n\u00eb 60 vje\u00e7 u n\u00ebnshtrohen st\u00ebrvitjeve dhe se \u00ebsht\u00eb \u201ce drejt\u00eb dhe detyrim\u201d i qytetar\u00ebve q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen thirrjes p\u00ebr ushtrime ushtarake.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai mohoi q\u00eb Radoi\u00e7iq ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ushtrimet ushtarake.<\/p>\n<p>Janjiq thot\u00eb se, aktualisht, n\u00eb Serbi nuk dihet se kush jan\u00eb parapolic\u00ebt ose paramilitar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb, aktualisht, po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 e sheh [presidenti serb, Aleksandar] Vu\u00e7iq, n\u00eb mbrojtje t\u00eb autoritetit t\u00eb tij\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb qershorit, nj\u00eb video q\u00eb qarkulloi n\u00eb mediat sociale, tregonte njer\u00ebz nga \u2018grupi i Banjsk\u00ebs\u2019 n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebrpara Presidenc\u00ebs serbe n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur mjete p\u00ebr njohjen e fytyr\u00ebs, Radio Evropa e Lir\u00eb arriti t\u00eb identifikonte Vlladimir Vu\u00e7etiqin nga Mitrovica e Veriut \u2013 nj\u00ebrin nga 45 personat e akuzuar nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 si pjes\u00eb t\u00eb grupit. Bazuar n\u00eb pamjet nga mediat sociale, REL-i identifikoi s\u00eb paku 11 persona t\u00eb mbledhur n\u00eb grupe t\u00eb ndryshme \u2013 t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb veshur me bluza t\u00eb nj\u00ebjta, ngjyr\u00eb ulliri. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti i Millan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, p\u00ebr t\u00eb cilin autoritetet e Kosov\u00ebs dyshojn\u00eb se u plagos dhe u rr\u00ebmbye nga Xhandarm\u00ebria serbe, vazhdon t\u00eb shkaktoj\u00eb spekulime n\u00eb publik, pasi autoritetet serbe nuk dhan\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb \u2013 edhe dhjet\u00eb dit\u00eb pas incidentit. Ngjarja ndodhi n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebkalim t\u00eb paregjistruar me Serbin\u00eb, n\u00eb fshatin Jellakc\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Publiku, fillimisht, u njoftua nga avokati Ivan Niniq, i cili e p\u00ebrfaq\u00ebson familjen Vukashinoviq. Ai shprehu dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ushtria e Serbis\u00eb. N\u00eb Prokurorin\u00eb e Lart\u00eb n\u00eb Prokuple t\u00eb Serbis\u00eb, ai dor\u00ebzoi kall\u00ebzim penal p\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":14504,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[64],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14503"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14503"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14503\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14505,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14503\/revisions\/14505"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}