{"id":12831,"date":"2025-08-14T11:31:39","date_gmt":"2025-08-14T10:31:39","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=12831"},"modified":"2025-08-14T11:31:39","modified_gmt":"2025-08-14T10:31:39","slug":"fondi-sovran-ngec-ne-kushtetuese-akp-ja-shtyn-privatizimet-perpara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/08\/14\/fondi-sovran-ngec-ne-kushtetuese-akp-ja-shtyn-privatizimet-perpara\/","title":{"rendered":"Fondi Sovran ngec n\u00eb Kushtetuese, AKP-ja shtyn privatizimet p\u00ebrpara"},"content":{"rendered":"<p>Kur Qeveria e Kosov\u00ebs premtoi, para m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet\u00ebsh, se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do t\u00eb mbyllej dhe se pronat e mbetura do t\u00eb transferoheshin te Fondi Sovran, u krijua p\u00ebrshtypja se po i afrohej fundi nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb diskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por sot, realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe: AKP-ja, jo vet\u00ebm q\u00eb mbetet funksionale, por ka intensifikuar aktivitetin, duke shpallur val\u00eb t\u00eb reja privatizimi, dh\u00ebnie me qira t\u00eb aseteve publike por edhe indentifikim t\u00eb pronave te reja.<\/p>\n<p>Me 13 gusht, AKP-ja ka njoftuar se n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Kadastrale t\u00eb Kosov\u00ebs, ka identifikuar 461 prona t\u00eb reja me sip\u00ebrfaqe rreth 400 hektar\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb nuk figuronin n\u00eb listat zyrtare dhe nuk administroheshin nga AKP-ja.<\/p>\n<p>\u201cKy sh\u00ebnon nj\u00eb hap t\u00eb madh n\u00eb drejtim t\u00eb rikthimit dhe menaxhimit t\u00eb pron\u00ebs shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin ligjor t\u00eb Agjencis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik, AKP-ja kishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr shitje 134 asete, por ofert\u00eb kan\u00eb pranuar vet\u00ebm p\u00ebr 63 asete.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit, ajo publikoi list\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnie me qira t\u00eb 671 aseteve \u2013 tok\u00eb dhe objekte n\u00eb disa komuna t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebto kontrata qiraje parashihen p\u00ebr nj\u00eb vit, me mund\u00ebsi vazhdimi, por gjithmon\u00eb me kushtin e nd\u00ebrprerjes n\u00eb rast se ndodh privatizimi.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar u shit\u00ebn edhe 70 asete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fondi Sovran, q\u00eb do t\u00eb duhej ta z\u00ebvend\u00ebsonte AKP-n\u00eb, vazhdon t\u00eb mbetet jofunksional.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr krijimin e tij u miratua n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, por ai u d\u00ebrgua menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e ekonomis\u00eb s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, Gjykata ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Ligji p\u00ebr Fondin Sovran do t\u2019i hapte rrug\u00eb shuarjes s\u00eb AKP-s\u00eb dhe se vonesa e Kushtetueses \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrtej \u00e7do afati ligjor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVendimi do t\u00eb merret pasi q\u00eb Gjykata t\u2019i shqyrtoj\u00eb t\u00eb gjitha aspektet kushtetuese. T\u00eb gjitha pal\u00ebt do t\u00eb njoftohen me koh\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebn e Gjykat\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb Fondi Sovran?<\/p>\n<p>Fondi Sovran, i konceptuar si institucion investues dhe zhvillimor i Kosov\u00ebs, synon t\u00eb marr\u00eb n\u00eb menaxhim nd\u00ebrmarrjet publike me karakter komercial \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Trep\u00e7\u00ebn, KEK-un, Post\u00ebn, Telekomin, Infrakosin dhe Trainkosin \u2013 si dhe asetet me potencial zhvillimor q\u00eb aktualisht administrohen nga AKP-ja.<\/p>\n<p>Qeveria e Albin Kurtit \u2013 aktualisht n\u00eb detyr\u00eb \u2013 e konsideron k\u00ebt\u00eb fond si nj\u00eb nga reformat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike, q\u00eb synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e qeverisjes korporative, rritjen e efikasitetit, orientimin e investimeve dhe eliminimin e keqp\u00ebrdorimeve.<\/p>\n<p>Kapitali fillestar i tij \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb jet\u00eb 20 milion\u00eb euro, i mbuluar nga buxheti i shtetit dhe i deponuar n\u00eb Bank\u00ebn Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, Kurti ka k\u00ebrkuar nga AKP-ja t\u2019i pezullonte vendimet p\u00ebr privatizim, shitje dhe qiradh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Privatizimi n\u00eb shifra dhe sfidat e procesit<\/p>\n<p>Procesi i privatizimit n\u00eb Kosov\u00eb ka nisur n\u00eb vitin 2003 nga Agjencia Kosovare e Mir\u00ebbesimit, nd\u00ebrsa nga viti 2008 \u00ebsht\u00eb vazhduar nga AKP-ja.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot jan\u00eb privatizuar 2.323 asete me nj\u00eb vler\u00eb totale rreth 800 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por, sipas raportit t\u00eb AKP-s\u00eb p\u00ebr vitin 2024, mbi 15 mij\u00eb prona t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore mbeten t\u00eb pashitura: rreth 14 mij\u00eb parcela me objekte, mbi 340 objekte pa tok\u00eb dhe 191 asete q\u00eb ndodhen jasht\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb prononcim nga AKP-ja lidhur me afatin e mbetur t\u00eb funksionimit t\u00eb saj, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e m\u00ebhershme, agjencia ka theksuar se shumica e nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb braktisura dhe jo t\u00eb mir\u00ebmbajtura pas luft\u00ebs, por se me p\u00ebrpjekje jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr tenderim dhe privatizim.<\/p>\n<p>Privatizimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet dy metodave kryesore: \u201cspin-off i rregullt\u201d, q\u00eb lejon nd\u00ebrrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrmarrjes, dhe \u201cspin-off special\u201d, q\u00eb ndalon k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrrim, duke synuar ruajtjen e veprimtarive strategjike.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb AKP-s\u00eb n\u00eb vitin 2021, nga 1.281 kontrata privatizimi kan\u00eb gjeneruar 32.403 vende pune.<\/p>\n<p>Por, ka pasur edhe nd\u00ebrmarrje q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar pas privatizimit \u2013 n\u00eb mesin e tyre: ajo e llamarin\u00ebs Llamkos dhe Hoteli Grand.<\/p>\n<p>Disa prona t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore jan\u00eb privatizuar edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb ose familjar\u00ebt e tyre, e disa kan\u00eb p\u00ebrfunduar edhe si konteste gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se privatizimi nuk ka sjell\u00eb zhvillim t\u00eb hovsh\u00ebm ekonomik \u2013 rritja mesatare vjetore vazhdon t\u00eb sillet n\u00eb rreth 4%.<\/p>\n<p>T\u00eb mbyllet apo jo AKP-ja?<\/p>\n<p>P\u00ebr Muhamet Mustaf\u00ebn nga Instituti Riinvest, vazhdimi i funksionimit t\u00eb AKP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i paarsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai propozon q\u00eb pronat e mbetura t\u2019u kalojn\u00eb ministrive p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u2019u shitur n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 p\u00ebr shembull, tokat Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe lokalet Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kujton se qysh n\u00eb vitet 2016-2017, gjat\u00eb koh\u00ebs kur drejtonte Komisionin parlamentar p\u00ebr Zhvillim Ekonomik, ishte propozuar nj\u00eb strategji p\u00ebr mbylljen e AKP-s\u00eb brenda tre vjet\u00ebsh, por se nisma nuk pati sukses.<\/p>\n<p>Sipas tij, zvarritja e mbylljes s\u00eb AKP-s\u00eb vet\u00ebm se prodhon humbje t\u00eb panevojshme p\u00ebr buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb llogariten vet\u00ebm shpenzimet p\u00ebr paga, mallra e sh\u00ebrbime p\u00ebr punonj\u00ebsit e AKP-s\u00eb dhe \u00e7do diskutim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt\u201d, thot\u00eb Mustafa, duke shtuar se punonj\u00ebsit e AKP-s\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb transferoheshin n\u00eb institucione tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, AKP-ja shpenzoi mbi 4.55 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat mbi 3.4 milion\u00eb ishin p\u00ebr paga dhe m\u00ebditje, nd\u00ebrsa 920 mij\u00eb p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Profesori i Ekonomis\u00eb dhe Financave n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Ujkan Bajra, e konsideron gjithashtu t\u00eb panevojsh\u00ebm funksionimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb AKP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se agjencia ka koh\u00eb q\u00eb nuk e justifikon ekzistenc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb hyrat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla sesa shpenzimet operative, duke e kthyer k\u00ebshtu AKP-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb u kushton m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve e shtetit, sesa q\u00eb u sh\u00ebrben\u201d, thot\u00eb Bajra p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb te mungesa e vullnetit politik p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb kapitull.<\/p>\n<p>Por, profesori tjet\u00ebr i Ekonomis\u00eb, Berim Ramosaj, mban q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb rezervuar.<\/p>\n<p>Sipas tij, AKP-ja nuk duhet t\u00eb mbyllet p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb plot\u00ebsisht mandatin e saj: transformimin e nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore dhe likuidimin e aseteve sipas parimeve t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cFutja e AKP-s\u00eb n\u00ebn \u2018sqetull\u00ebn\u2019 e Qeveris\u00eb do t\u00eb rrezikonte pavar\u00ebsin\u00eb dhe efektivitetin n\u00eb menaxhimin e aseteve publike\u201d, thot\u00eb Ramosaj.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AKP-s\u00eb, pas themelimit t\u00eb Fondit Sovran, parashikohet q\u00eb 6.907 asete t\u2019i kalojn\u00eb k\u00ebtij institucioni, nd\u00ebrsa 3.121 toka pyjore do t\u00eb transferohen tek Agjencia e Pyjeve. Po ashtu, 574 asete jan\u00eb planifikuar p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb institucioneve publike, dhe p\u00ebr 574 tjera pritet t\u00eb hiqet dor\u00eb n\u00eb interes publik.<\/p>\n<p>Por, deri n\u00eb funksionalizimin e Fondit Sovran \u2013 pa nj\u00eb afat t\u00eb qart\u00eb se kur \u2013 AKP-ja duket se do t\u00eb vazhdoj\u00eb aktivitetet e saj, duke zvarritur nj\u00eb premtim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. \/REL\/<\/p>\n<p>\u200bP\u00ebrshkall\u00ebzimi n\u00eb Serbi, sulmohen edhe veturat me targa evropiane<br \/>\nRead more<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Qeveria e Kosov\u00ebs premtoi, para m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet\u00ebsh, se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do t\u00eb mbyllej dhe se pronat e mbetura do t\u00eb transferoheshin te Fondi Sovran, u krijua p\u00ebrshtypja se po i afrohej fundi nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb diskutuesh\u00ebm. Por sot, realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe: AKP-ja, jo vet\u00ebm q\u00eb mbetet funksionale, por ka intensifikuar aktivitetin, duke shpallur val\u00eb t\u00eb reja privatizimi, dh\u00ebnie me qira t\u00eb aseteve publike por edhe indentifikim t\u00eb pronave te reja. Me 13 gusht, AKP-ja ka njoftuar se n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Kadastrale t\u00eb Kosov\u00ebs, ka identifikuar 461 prona t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":12832,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12831"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12831"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12833,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12831\/revisions\/12833"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}