{"id":12781,"date":"2025-08-13T11:01:10","date_gmt":"2025-08-13T10:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=12781"},"modified":"2025-08-13T11:20:24","modified_gmt":"2025-08-13T10:20:24","slug":"pergjigje-ndaj-rrenave-te-ambasadores-se-izraelit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/08\/13\/pergjigje-ndaj-rrenave-te-ambasadores-se-izraelit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjigje ndaj rrenave t\u00eb ambasadores s\u00eb Izraelit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Izraelit n\u00eb Kosov\u00eb, Tamar Ziv, dha nj\u00eb <strong><a href=\"https:\/\/klankosova.tv\/kolumne\/uria-qe-nuk-ndodhi-kurre-si-arriti-hamasi-te-fabrikoje-nje-shpifje-gjakderdhese-kunder-izraelit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">opinion q\u00eb e pash\u00eb n\u00eb Klan Kosova<\/a><\/strong>. Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj rrenave t\u00eb saj. Paragraf, gati, pas paragrafi.<\/p>\n<p>Pretendimi i par\u00eb i saj:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtuar nga narrativat sesa nga faktet, e v\u00ebrteta shpesh b\u00ebhet viktima e par\u00eb e luft\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme n\u00eb fushat\u00ebn groteske t\u00eb dezinformimit q\u00eb pretendon se n\u00eb Gaza po ndodh nj\u00eb uri masive, e shkaktuar q\u00ebllimisht nga Izraeli si nj\u00eb mjet lufte, nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shpifjeje moderne gjakderdh\u00ebse kund\u00ebr shtetit hebre&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime:<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb pretendime. Izraeli ka orkestruar uri masive. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. K\u00ebtu jan\u00eb faktet:<\/p>\n<p>&#8211; Programi Bot\u00ebror i Ushqimit i OKB-s\u00eb (WFP) thot\u00eb se nivelet e uris\u00eb dhe kequshqyerjes n\u00eb Gaza jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat e regjistruara ndonj\u00ebher\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullsis\u00eb q\u00eb q\u00ebndron pa ushqim p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe 500,000 njer\u00ebz n\u00eb prag t\u00eb uris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Numri total i vdekjeve nga uria e r\u00ebnd\u00eb tani \u00ebsht\u00eb 222, p\u00ebrfshir\u00eb 101 f\u00ebmij\u00eb, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb ekipit humanitar t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb maj, p\u00ebr 9 jav\u00eb rresht autoritetet izraelite pat\u00ebn bllokuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha furnizimet jet\u00ebsore nga hyrja n\u00eb Gaza, p\u00ebrfshir\u00eb ushqimet, ujin dhe ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore. Kjo b\u00ebri q\u00eb furrat dhe kuzhinat komunitare t\u00eb mbyllen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb depozitat tashm\u00eb ishin bosh.<\/p>\n<p>Pretendimi i dyt\u00eb i saj:<\/p>\n<p>&#8220;Narrativa e nj\u00eb \u201curie n\u00eb Gaza\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar, e amplifikuar nga Hamasi dhe sponsor\u00ebt e tij n\u00eb Katar dhe e p\u00ebrs\u00ebritur pa kritik\u00eb nga mediat kryesore per\u00ebndimore dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe pse ekzistojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi humanitare, si n\u00eb \u00e7do zon\u00eb lufte, kjo fushat\u00eb i ka ekzagjeruar, manipuluar dhe instrumentalizuar k\u00ebto realitete me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysin rolet e viktim\u00ebs dhe agresorit. Q\u00ebllimi: demonizimi i Izraelit, pastrimi i krimeve t\u00eb Hamasit dhe shmangia e v\u00ebmendjes nga uria e v\u00ebrtet\u00eb, e shkaktuar me q\u00ebllim nga Hamasi, jo ndaj civil\u00ebve t\u00eb Gaz\u00ebs, por ndaj pengjeve izraelite q\u00eb mbahen n\u00eb burgjet e tij prej gati dy vitesh&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime:<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb fushat\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb palestinez\u00ebt e pafajsh\u00ebm t\u00eb lejohen t\u00eb ushqehen.<\/p>\n<p>Nuk \u00e7uditem q\u00eb ju pengojn\u00eb mediat. Po t\u00eb kishit mund\u00ebsi, do ta b\u00ebnit, si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb Gaza, duke i vrar\u00eb. I keni mbytur rreth 200 punonj\u00ebs t\u00eb medias, shif\u00ebr rekorde, e paprecedent\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 12 gushti 2025, hetimet paraprake t\u00eb Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve (CPJ) treguan se t\u00eb pakt\u00ebn 192 gazetar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb medias ishin mes dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb Gaza, Bregun Per\u00ebndimor, Izrael dhe Liban q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb vdekjeprur\u00ebse p\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb kur CPJ filloi t\u00eb mbledh\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vitin 1992. A e dini pse e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb? Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbuluar urin\u00eb dhe \u00e7do t\u00eb zez\u00eb q\u00eb b\u00ebni ndaj palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shmangies s\u00eb v\u00ebmendjes, le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb te v\u00ebmendja. Ja, lexojeni: FAO dhe OKB raportuan se 86% e tokave bujq\u00ebsore n\u00eb Gaza jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 1.5% mbetet e aksesueshme dhe e paprekur. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar si nj\u00eb shkat\u00ebrrim i sistemit lokal t\u00eb ushqimit.<\/p>\n<p>Pretendimi i tret\u00eb i saj:<\/p>\n<p>&#8220;Nj\u00eb investigim i publikuar nga tabloidi gjerman Bild m\u00eb 5 gusht, tregon se si imazhe t\u00eb inskenuara, video t\u00eb montuara dhe raporte t\u00eb fabrikuara jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb imazh t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb uris\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb shkaktuar nga Izraeli. E v\u00ebrteta, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e kund\u00ebrta. Nj\u00eb tjet\u00ebr hetim i thelluar i publikuar s\u00eb fundmi nga platforma Jewish Onliner gjurmon origjin\u00ebn e k\u00ebsaj fushate si pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb mir\u00ebkoordinuar p\u00ebr manipulim mediatik global. Ky k\u00ebrkim zbulon se fushata \u201c#GazaIsStarving\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion i organizuar dezinformimi i udh\u00ebhequr nga vende arabisht-fol\u00ebse \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht Katari, Arabia Saudite dhe Jemeni \u2013 me q\u00ebllim ndikimin e opinionit publik anglisht-fol\u00ebs kund\u00ebr Izraelit. Edhe pse fushata paraqitet si nj\u00eb reagim humanitar i sinqert\u00eb, hetimi tregon se ajo amplifikohet p\u00ebrmes entiteteve t\u00eb lidhura me shtetin, ndikuesve t\u00eb propagand\u00ebs (si zyrtar\u00eb t\u00eb regjimit iranian dhe individ\u00eb t\u00eb lidhur me Hamasin), dhe strategjive nd\u00ebrgjuh\u00ebsore n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb maksimizuar rezonanc\u00ebn emocionale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Per\u00ebndim&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime:<\/p>\n<p>Artikulli i Bild, q\u00eb i referohesh, merr p\u00ebr baz\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fotograf. Nuk paraqet asnj\u00eb fakt.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse v\u00ebrtet po i beson artikullit t\u00eb Bild, aty e ke nj\u00eb shuplak\u00eb brenda tekstit. N\u00eb nj\u00eb paragraf shkruan: &#8220;Fotot e tij \u2013 t\u00eb botuara nga \u2018Stern\u2019, \u2018New York Magazine\u2019, CNN dhe BBC, Deutschlandfunk, \u2018Junge Welt\u2019 dhe madje edhe BILD \u2013 preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb kaosin dhe shkat\u00ebrrimin. Dhe mbi t\u00eb gjitha, f\u00ebmij\u00ebt, n\u00ebnat dhe vuajtjet n\u00eb pamje t\u00eb af\u00ebrta dhe me ndri\u00e7im t\u00eb p\u00ebrsosur. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vuajtjet e civil\u00ebve n\u00eb Gaza jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Hamasit kund\u00ebr Izraelit dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb po vdesin urie&#8221;.<\/p>\n<p>Pra, edhe BILD e pranon q\u00eb po vdesin njer\u00ebz nga uria. Sidoqoft\u00eb, Bild \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si media me m\u00eb s\u00eb shumti kritika nga K\u00ebshilli i Shtypit n\u00eb Gjermani p\u00ebr etik\u00eb dhe sakt\u00ebsi gazetareske, teksa \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr raportim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pretendimi i kat\u00ebrt i saj:<\/p>\n<p>&#8220;Gjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr analiz\u00eb e publikuar nga p\u00ebrdoruesi @antisemitism (\u201cFushata Kund\u00ebr Antisemitizmit\u201d) d\u00ebshmon se hashtag\u00eb si \u201cFamineinGaza\u201d, \u201cHelpGaza\u201d apo \u201cGazaHolocaust\u201d jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive dhe jan\u00eb promovuar nga fabrika bot-\u00ebsh p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto hashtag\u00eb t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapurit n\u00eb platform\u00ebn X (dikur Twitter). Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs, Izraeli ka leht\u00ebsuar d\u00ebrgimin e ndihm\u00ebs humanitare n\u00eb Gaza n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb paprecedenta, edhe pse \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb shtat\u00eb fronte. Ushqimi, uji, furnizimet mjek\u00ebsore, energjia elektrike dhe karburanti kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Gaza p\u00ebrmes disa pikave kufitare. Izraeli ka bashk\u00ebpunuar me partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Programin Bot\u00ebror t\u00eb Ushqimit, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb korridoret humanitare t\u00eb mbeten t\u00eb hapura&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime:<\/p>\n<p>Dy kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet e mia t\u00eb m\u00ebparshme vlejn\u00eb plot\u00ebsisht edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim tuajin, ku ju fantazoni.<\/p>\n<p>Pretendimi i pest\u00eb i saj:<\/p>\n<p>&#8220;Megjithat\u00eb, Hamasi vazhdon t\u00eb konfiskoj\u00eb, pla\u00e7kit\u00eb dhe shp\u00ebrndaj\u00eb ndihmat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive, duke e p\u00ebrdorur urin\u00eb si nj\u00eb arm\u00eb kontrolli, propagande dhe p\u00ebrfitimi personal, me synimin p\u00ebr t\u00eb mbushur m\u00eb tej llogarit\u00eb tashm\u00eb t\u00eb fryra t\u00eb lider\u00ebve miliarder\u00eb t\u00eb tij. Kjo realitet u ekspozua qart\u00eb n\u00eb fjalimin emocional t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Izraelit, Gideon Sa\u2019ar, para K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb m\u00eb 5 gusht. Ministri Sa\u2019ar foli hapur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Hamasi ka uritur q\u00ebllimisht pengjet izraelite si Evyatar David dhe Rom Braslavski, tani hije t\u00eb vetes s\u00eb tyre, q\u00eb nga rr\u00ebmbimi i tyre m\u00eb 7 tetor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb terrorist\u00ebt e Hamasit han\u00eb mish, peshk, perime dhe fruta t\u00eb fresk\u00ebta. N\u00eb nj\u00eb imazh trondit\u00ebs, krahu i trash\u00eb dhe i ushqyer mir\u00eb i nj\u00eb roje t\u00eb Hamasit shfaqet pran\u00eb trupit t\u00eb rraskapitur t\u00eb Evyatarit, i cili ishte detyruar t\u00eb g\u00ebrmonte varrin e tij&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime:<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, nuk ka asnj\u00eb burim t\u00eb pavarur q\u00eb mb\u00ebshtet pretendimin se udh\u00ebheq\u00ebsit e Hamasit po jetojn\u00eb n\u00eb boll\u00ebk nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb popullsia vuan nga uria. Autoritetet amerikane dhe OKB-ja kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shprehimisht se nuk ka prova q\u00eb ndihmat humanitare po vidhen apo monopolizohen nga Hamasi. Si mund t\u00eb ket\u00eb prova, e nderuar ambasadore, kur p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb keni mbyllur \u00e7do korridor? Nuk keni l\u00ebn\u00eb as ndihmat t\u00eb hyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, le ta kthejm\u00eb v\u00ebmendjen ku duhet. Pse, ta z\u00ebm\u00eb, nuk flisni p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb vriten duke k\u00ebrkuar buk\u00eb, n\u00eb ato raste t\u00eb rralla kur lejoni qasje n\u00eb ndihma?<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim i Guardian q\u00eb analizon provat vizuale, plumbat, t\u00eb dh\u00ebnat mjek\u00ebsore dhe modelet e l\u00ebndimeve nga dy spitale, si dhe intervistat me organizatat mjek\u00ebsore dhe kirurg\u00ebt, gjat\u00eb af\u00ebrsisht 50 dit\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb ushqimit, duket se tregon nj\u00eb model t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm izraelit t\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave ndaj palestinez\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin ushqim.<\/p>\n<p>Ehab Nuor, nj\u00eb berber 23-vje\u00e7ar, \u00ebsht\u00eb sulmuar nga ushtria izraelite pran\u00eb qendrave t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb ushqimit n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 raste.<\/p>\n<p>Pretendimi i saj i gjasht\u00eb dhe i fundit:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb bot\u00ebn e sotme t\u00eb g\u00ebnjeshtrave virale dhe indinjat\u00ebs s\u00eb politizuar, e v\u00ebrteta duhet mbrojtur me guxim. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo: nuk ka asnj\u00eb uri t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb shkaktuar nga Izraeli n\u00eb Gaza. Por ka nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb orkestruar mbi &#8216;urin\u00eb&#8217;. Dhe ka pa asnj\u00eb dyshim uritje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb pengjeve izraelite n\u00eb duart e nj\u00eb regjimi terrorist gjenocidal&#8221;.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigja ime:<\/p>\n<p>HAHAHAHAHAHA! Agresor\u00ebt paraqiten si viktima. A jeni me mend, zonja ambasadore? Mbi 60 mij\u00eb palestinez\u00eb t\u00eb vrar\u00eb dhe mbi 100 mij\u00eb t\u00eb plagosur nga Izraeli, e ju po doni t\u00eb luani rolin e viktim\u00ebs?<\/p>\n<p>Jo, e keni gabim. Ju jeni fajtor\u00ebt. Ju jeni gjenocidal\u00eb. E v\u00ebrteta duhet mbrojtur me guxim. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo: ka nj\u00eb uri t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb shkaktuar nga Izraeli n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Ju jeni shtet gjenocidal. Pik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Izraelit n\u00eb Kosov\u00eb, Tamar Ziv, dha nj\u00eb opinion q\u00eb e pash\u00eb n\u00eb Klan Kosova. Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj rrenave t\u00eb saj. Paragraf, gati, pas paragrafi. Pretendimi i par\u00eb i saj: &#8220;N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtuar nga narrativat sesa nga faktet, e v\u00ebrteta shpesh b\u00ebhet viktima e par\u00eb e luft\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme n\u00eb fushat\u00ebn groteske t\u00eb dezinformimit q\u00eb pretendon se n\u00eb Gaza po ndodh nj\u00eb uri masive, e shkaktuar q\u00ebllimisht nga Izraeli si nj\u00eb mjet lufte, nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shpifjeje moderne gjakderdh\u00ebse kund\u00ebr shtetit hebre&#8221;. Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja ime: Nuk jan\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":5545,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12781"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12781"}],"version-history":[{"count":8,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12781\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12797,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12781\/revisions\/12797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}