{"id":11239,"date":"2025-07-10T17:01:25","date_gmt":"2025-07-10T16:01:25","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=11239"},"modified":"2025-07-10T17:04:55","modified_gmt":"2025-07-10T16:04:55","slug":"deshmite-e-policeve-te-perfshire-ne-rastin-e-27-vjecarit-ne-lipjan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/07\/10\/deshmite-e-policeve-te-perfshire-ne-rastin-e-27-vjecarit-ne-lipjan\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmit\u00eb e polic\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastin e 27-vje\u00e7arit n\u00eb Lipjan"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Dega n\u00eb Lipjan m\u00eb 9 korrik 2025  ia ka caktuar paraburgimin p\u00ebr nj\u00eb muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, ka siguruar Dosjen e Prokuroris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe deklarimet e t\u00eb dyshuarve dh\u00ebn\u00eb para prokurorit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dyshuarit para prokurorit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb intervistuar rreshteri Ibrahim Nela, i cili ka deklaruar se n\u00eb momentin kur ka mb\u00ebrritur n\u00eb lokacion, zyrtari policor Albian Retkoceri ka qen\u00eb duke vozitur vetur\u00ebn e Policis\u00eb dhe ka pasur t\u00eb hapur dritaren, aty kan\u00eb v\u00ebrejtur Agon Zejnullahun i cili \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi dashur ta pyesin se \u00e7far\u00eb ka ndodhur apo \u00e7far\u00eb ka por i nj\u00ebjti ka filluar t\u00eb fyej\u00eb me fjal\u00eb por nuk jam i sigurt \u00e7far\u00eb fjal\u00eb ka p\u00ebrdorur e m\u00eb pas me dor\u00eb ka kapur der\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shoferit dhe n\u00eb momentin q\u00eb Albiani e ka v\u00ebrejtur se i nj\u00ebjti po d\u00ebshiron t\u00eb na sulmoj apo godas, ka vazhduar me automjet p\u00ebr rreth 20 metra p\u00ebrpara dhe jemi ndalur\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, pasi kan\u00eb dal\u00eb nga vetura, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb komand\u00eb verbale q\u00eb t\u00eb ndalet, por ai nuk \u00ebsht\u00eb ndalur dhe k\u00ebshtu zyrtari policor Albian Retkoceri \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb sprjein lotsjell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndal\u00eb sulmin ndaj tyre, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPas p\u00ebrdorimit t\u00eb sprejit i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb automjet q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb rrug\u00eb i modelit VW Golf dhe \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb ul\u00ebsen e shoferit dhe i nj\u00ebjti ka qen\u00eb jasht\u00eb kontrollit, nuk ka ditur se \u00e7far\u00eb ka folur, \u00e7do her\u00eb i ka ngritur duart duke n\u00ebnkuptuar q\u00eb t\u00eb mos e sulmojm\u00eb edhe pse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kemi komunikuar me t\u00eb dhe i kemi th\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohet, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi ftuar ambulanc\u00ebn dhe nj\u00eb nj\u00ebsi policore p\u00ebr asistence\u201d, ka deklaruar para Prokuroris\u00eb rreshteri i dyshuar.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb v\u00ebrejtur q\u00eb qytetari tashm\u00eb i ndjer\u00eb ka pasur nj\u00eb t\u00eb qar\u00eb mbi vetull\u00ebn e majt\u00eb e cila i rridhte gjak. Sipas tij, ka pasur sy m\u00eb t\u00eb rritur dhe ka qen\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht i djersitur.<\/p>\n<p>\u201cDhe gjendja e tij psikike ka qen\u00eb jasht\u00eb kontrolle pothuajse totalisht dhe ka b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb \u00e7uditshme edhe pse ne t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn jemi munduar ta qet\u00ebsojm\u00eb, po ashtu nj\u00eb shok i tij i ka folur t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs duke u munduar ta qet\u00ebsonte duke i th\u00ebn\u00eb qe tani vjen ambulanca dhe do t\u2019i jap\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb\u201d, ka deklaruar tutje ai.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e tij, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ka arritur edhe asistenca e nj\u00ebsitit tjet\u00ebr policor me dy zyrtar\u00eb. Dhe teksa kan\u00eb qen\u00eb duke biseduar me t\u00eb p\u00ebr ta qet\u00ebsuar, ai ka dal\u00eb me vrull nga vetura dhe p\u00ebr ta ndalur rreshteri Nela ka th\u00ebn\u00eb se e ka kapur nga krahu.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb reaguar edhe zyrtar\u00ebt policor tjer\u00eb p\u00ebr ta futur n\u00ebn kontroll dhe t\u00eb nj\u00ebjtit i kemi vendosur prangat. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs i nj\u00ebjti ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qen\u00eb i shtrir\u00eb me gjoks p\u00ebr toke, por vlen te ceket se qytetari ka qen\u00eb i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe edhe pse n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb nuk dukej dhe kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt forca duarthat\u00eb p\u00ebr ta futur n\u00ebn kontroll\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dyshuarit Nela, pasi i kan\u00eb vendosur prangat tani t\u00eb ndjerin, jan\u00eb munduar ta ngrisin n\u00eb pozit\u00ebn ulur- por aty kan\u00eb par\u00eb q\u00eb gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00eb uj\u00eb ku jemi munduar ta freskojm\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ka ardhur autoambulanca e cila nga thirrja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar shum\u00eb edhe pse n\u00eb af\u00ebrsi nga vendi i ngjarjes \u00ebsht\u00eb rreth 500 metra, te cil\u00ebve ju kemi ndihmuar ta vendosin n\u00eb lese dhe m\u00eb pas e kan\u00eb vendosur n\u00eb autoambulanc\u00eb dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb njoftuar q\u00eb qytetari nuk ka shenja jete\u201d, thuhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb deklaruar rreshteri i dyshuar.<\/p>\n<p>Nga dosja e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori, i dyshuari zyrtari policor Albian Retkoceri, ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb n\u00eb patrull\u00eb me mbik\u00ebqyr\u00ebsin e nd\u00ebrrimit- rreshterin Ibrahim Nela e se kan\u00eb qen\u00eb duke mbushur vetur\u00ebn me derivate kur ky i fundit ka pranuar informat\u00ebn se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb duke sulmuar qytetar\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn \u201cZylfije Gashi\/Hajredin Bajrami\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Lipjanit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, sipas tij, jan\u00eb nisur me urgjenc\u00eb drejt vendit t\u00eb ngjarjes, kur jan\u00eb informuar se personi i dyshuar nuk ka sulmuar vet\u00ebm nj\u00eb qytetar, por edhe t\u00eb tjer\u00eb. I dyshuari Retkoceri ka th\u00ebn\u00eb se me t\u00eb arritur n\u00eb vendngjarje kan\u00eb v\u00ebrejtur personin e dyshimt\u00eb dhe qytetar\u00ebt q\u00eb po iknin prej tij.<\/p>\n<p>\u201cXhamin e kam pasur t\u00eb hapur komplet dhe personi i dyshimt\u00eb si na ka par\u00eb neve ka k\u00ebrcyer n\u00eb drejtim tonin me na sulmuar duke na shar\u00eb \u201cun\u00eb ja u q* nanen\u201d un\u00eb pasi qe isha duke vozitur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reaguar kam l\u00ebviz\u00eb me vetur\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs \u201cHajredin Bajrami\u201d rreth 15 metra, aty pastaj se bashku me mbik\u00ebqyr\u00ebsin kemi dal nga vetura dhe i dyshimti ka ardhur prap\u00eb n\u00eb drejtim timin p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sulmuar fizikisht\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>I dyshuari ka shtuar se ka nxjerr\u00eb pajisjen nd\u00ebrmjet\u00ebsuese sprejin, dhe i ka hedhur n\u00eb fytyr\u00eb dhe ka ikur prej tij, duke shtuar se tani i ndjeri ka vazhduar t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7rregullt dhe i nj\u00ebjti ka hyr\u00eb n\u00eb ul\u00ebsen e shoferit.<\/p>\n<p>Po ashtu, zyrtari policor ka th\u00ebn\u00eb se qytetari \u00ebsht\u00eb munduar ta qet\u00ebsoj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky s\u00eb bashku me rreshterin kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb 3 metra distanc\u00eb dhe p\u00ebrmes radiolidhjes kan\u00eb k\u00ebrkuar autoambulanc\u00ebn dhe gjithashtu nj\u00eb nj\u00ebsi policore n\u00eb asistim.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se p\u00ebrreth 7-8 minuta kan\u00eb tentuar ta qet\u00ebsojn\u00eb derisa Zejnullahu ka dal\u00eb nga vetura me shpejt\u00ebsi dhe rreshteri Nela e ka kapur p\u00ebr dor\u00eb se bashku me kolegun Liridon Rrahmani.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu n\u00eb at\u00eb rast ka ardhur edhe nj\u00eb koleg\u00eb civil i cili ishte duke kaluar dhe ishte jasht\u00eb detyr\u00ebs zyrtare ai quhet Endrit Beqiri t\u00eb nj\u00ebjtin e njohim sepse ai ka punuar n\u00eb Stacionin Policor ne Lipjan, posa e ka kapur rreshteri nga dora t\u00eb dyshuarin ka arritur q\u00eb t\u00eb shtrij\u00eb p\u00ebr tok\u00eb se bashku me Liridonin, Endritin, un\u00eb dhe Artedoni\u201d, ka deklaruar tutje ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb koh\u00ebs sa kan\u00eb qen\u00eb duke prangosur tani t\u00eb ndjerin, ai ka rezistuar dhe Liridon Rrahmani i ka dh\u00ebn\u00eb prangat e veta, dhe ai \u00ebsht\u00eb munduar ta prangos por nuk ka arritur. Pas k\u00ebsaj, sipas tij, rreshteri Nela kishte arritur t\u2019ia v\u00eb prang\u00ebn n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb pranga edhe n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr. Dhe sipas tij me ndihm\u00ebn e kolegu t\u00eb tij civil, kan\u00eb arritur ta prangosnin n\u00eb dy duart.<\/p>\n<p>\u201cPas vendosjes se prangave t\u00eb dyshuarin e kemi ngjitur n\u00eb pozit\u00ebn ne gjunj\u00eb dhe un\u00eb kam vrapuar n\u00eb vetur\u00ebn zyrtare p\u00ebr t\u00eb marr nj\u00eb shishe me uj\u00eb dhe i kam qit uj\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb dhe n\u00eb kok\u00eb po ashtu i ka afruar uj\u00eb edhe qytetar\u00ebt e m\u00eb pastaj na i kemi qit uj\u00eb. Pas k\u00ebtij momenti un\u00eb ia kam k\u00ebrkuar radiolidhjen Liridon Rrahmanit, me pastaj kam biseduar me baz\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb se a \u00ebsht\u00eb duke ardhur emergjenca pasi ka koh\u00eb q\u00eb e kemi k\u00ebrkuar, nga baza m\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se emergjenca \u00ebsht\u00eb af\u00ebr dhe p\u00ebr 1 minut\u00eb do t\u00eb jet\u00eb te ju, un\u00eb kam vazhduar n\u00eb drejtim t\u00eb kryq\u00ebzimit, t\u00eb rrug\u00ebve \u201cHajredin Bajrami dhe Zylfije Gashi\u201d me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb largoj veturat dhe t\u00eb mund\u00ebsoj ambulanc\u00ebs q\u00eb t\u00eb vije m\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes\u201d, ka deklaruar ai n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Retkoceri ka shtuar se si ka mb\u00ebrritur ambulanca, jan\u00eb afruar me nj\u00eb lese dhe s\u00eb bashku me stafin e ambulanc\u00ebs kan\u00eb ndihmuar ta vendosin tani t\u00eb ndjerin n\u00eb lese p\u00ebr bartjen e pacient\u00ebve. Sipas tij, s\u00eb bashku me autoambulanc\u00ebn kan\u00eb vazhduar tek nj\u00ebsia e tyre bashk\u00eb me rreshterin Ibrahim Nela dhe aty kan\u00eb q\u00ebndruar derisa kan\u00eb ardhur edhe nj\u00ebsitet tjera si forenzika rajonale, prokurori me nj\u00eb asistent, IML, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p> I dyshuari Artidon Konxheli, ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksident kur kishin marr\u00eb informata se nj\u00eb qytetar n\u00ebn ndikimin e alkoolit dhe substancave tjera \u00ebsht\u00eb duke sulmuar qytetar\u00ebt dhe veturat tjera.<\/p>\n<p>Sipas tij, baz\u00ebn e kan\u00eb njoftuar se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb largohen nga vendi i ngjarjes pasi aksidenti ishte i r\u00ebnd\u00eb. Por q\u00eb rreth or\u00ebs 00:20 n\u00eb radio komunikuese ka lajm\u00ebruar rreshteri i nd\u00ebrrimit se duhet asistenc\u00eb e menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Pasi kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vend t\u00eb ngjarjes, sipas t\u00eb dyshuarit Konxheli kan\u00eb par\u00eb qytetarin n\u00eb vetur\u00ebn Golf, q\u00eb po thoshte fjal\u00eb t\u00eb pakuptimta  dhe po b\u00ebnte l\u00ebvizje shum\u00eb t\u00eb \u00e7rregullta, q\u00eb sipas tij nuk ishin veprime normale, dhe se mund t\u00eb ishte n\u00ebn ndikim t\u00eb ndonj\u00eb substance.<\/p>\n<p>\u201cAty kam d\u00ebgjuar se koleg\u00ebt e mi Rreshter Ibrahim Nela dhe polici Albian Ratkoceri, ishin duke i folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta qet\u00ebsonin, mir\u00ebpo personi dukej qart\u00eb se nuk po p\u00ebrmir\u00ebsohet. Pas disa minutash, kam marr\u00eb urdh\u00ebr nga Rreshteri q\u00eb vetur\u00ebn qe isha duke e vozitur e cila ishte n\u00eb kahun tjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizjes ta kthej mbrapa dhe ta bllokoj, shiritin qarkullues ne te cilin ishte duke ndodhur ngjarja\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Zyrtari policor ka deklaruar se sa ishte duke vozitur ka v\u00ebrejtur se koleg\u00ebt e tij ishin duke tentuar t\u2019i vendosnin prangat dhe ka dal\u00eb nga vetura dhe ka shkuar t\u00eb asistoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAty kam pa se kemi has n\u00eb rezistenc\u00eb nga i dyshuari i cili nuk ju bindej asnj\u00eb urdhri t\u00eb zyrtarit policor. Pastaj un\u00eb kam p\u00ebrdor kontrollin e but\u00eb duarthat\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, p\u00ebr ta futur t\u00eb dyshuarin n\u00ebn kontroll. Pasi q\u00eb personi ishte i zhvilluar fizikisht, ne e kishim problem q\u00eb t\u00eb ia vendosnim prangat, mir\u00ebpo pas disa sekonda un\u00eb isha duke ia mbajtur dor\u00ebn e djatht\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb kolegut Endrit Beqiri dhe nuk e kam pa kjart\u00eb se kush ia ka vendosur prangat\u201d, ka deklaruar n\u00eb prokurori ai.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb tani i ndjeri \u00ebsht\u00eb prangosur, ai ka th\u00ebn\u00eb se rreshteri, Albiani dhe Liridoni (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt), e kan\u00eb vendosur n\u00eb pozit\u00ebn e ulur dhe kan\u00eb filluar t\u2019i japin ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke i dh\u00ebn\u00eb uj\u00eb n\u00eb ata sekonda ve\u00e7 se ka arrit edhe emergjenca e qytetit e cila ishte e njoftuar para se un\u00eb t\u00eb arrija n\u00eb lokacion. Atyre i kemi ndihmuar q\u00eb ta vendosin n\u00eb lese dhe ta fusin n\u00eb makin\u00ebn e emergjenc\u00ebs p\u00ebr tretman mjek\u00ebsor dhe m\u00eb pas kam q\u00ebndruar jasht\u00eb ambulanc\u00ebs dhe pastaj nj\u00ebsia AL-101 s\u00eb bashku me emergjenc\u00ebn kane vazhduar drejt objektit t\u00eb emergjenc\u00ebs\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Sipas tij ai s\u00eb bashku me Liridon Rrahmanin kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vendngjarje, dhe pas disa minutash n\u00eb lokacion ka shkuar shefi i operativ\u00ebs, rreshter Bedri Limani.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi rrethuar vendin e ngjarjes me shirit rrethues dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kam v\u00ebrejt n\u00eb vendin ku ishte i dyshuari nj\u00eb qese me substanc\u00eb t\u00eb dyshuar narkotike. N\u00eb lokacion kane dal edhe nj\u00ebsia e Hetimeve t\u00eb SP Lipjan, s\u00eb bashku me forenziken dhe pas disa minutave, nj\u00ebsis\u00eb ton\u00eb na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar asistence nga shefi i nd\u00ebrrimit i cili ishte n\u00eb emergjence\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, ai ka q\u00ebndruar p\u00ebr disa minuta n\u00eb emergjenc\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzuar nga rreshter Ibrahim Nela q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb stacion p\u00ebr t\u00eb intervistuar ankuesit t\u00eb cil\u00ebt i kishte sulmuar i dyshuari.<\/p>\n<p>\u201cKur kam arrit n\u00eb stacion kam pa qe kolegu Xhevat Cokli ishte duke marr deklarate, deri sa isha aty d\u00ebgjova nga ankuesi se si i kishte sulmuar i dyshuari at\u00eb dhe familjen e tij. Dhe nga aty prap\u00eb kam dal n\u00eb vend ngjarje me udh\u00ebzim t\u00eb shefit t\u00eb operativ\u00ebs. Kur kam shku kam pa se aty ishin hetimet rajonale dhe prokurorja p\u00ebr krime t\u00eb renda. Pastaj kemi q\u00ebndrua aty deri sa koleg\u00ebt kane t\u00ebrhequr substanc\u00ebn e dyshuar narkotike, t\u00eb llojit kokain\u00eb dhe kam q\u00ebndrua aty deri sa kemi p\u00ebrfunduar me vendin e ngjarjes, pastaj jemi kthy ne stacion dhe kam p\u00ebrpiluar raportin p\u00ebr veprimet e mia\u201d, ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera, i dyshuari Konxheli.<\/p>\n<p> Edhe i dyshuari tjet\u00ebr- zyrtari policor Liridon Rrahmani, ka th\u00ebn\u00eb se paraprakisht ishte me kolegun e tij Artidon Koxheli n\u00eb aksidentin e ndodhur dhe teksa po merreshin me k\u00ebt\u00eb ngjarje, kan\u00eb marr\u00eb thirrje nga i dyshuari Ibrahim Nela i cili ka k\u00ebrkuar asistenc\u00eb urgjent, e q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj k\u00ebrkese.<\/p>\n<p>Edhe Rrahmani, ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb par\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb se bashku me shoferin e vetur\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb munduar ta qet\u00ebsojn\u00eb tani t\u00eb ndjerin, i cili sipas tij p\u00ebrdorte nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme.<\/p>\n<p>\u201cU kthejke mbrapa nga makina edhe pse n\u00eb makin\u00eb nuk ishte askush duke b\u00ebrtitur me z\u00eb: largohuni prej meje, s\u2019po du me ju pa, nuk po ju njoh\u201d, po ashtu ka p\u00ebrdorur edhe fjal\u00eb t\u00eb cilat nuk kemi mundur ta kuptojm\u00eb se \u00e7ka po thot\u00eb, i cili ishte ulur n\u00eb vetur\u00ebn si\u00e7 e ceka m\u00eb lart\u00eb n\u00eb karrigen e shoferit por i nj\u00ebjti dy k\u00ebmb\u00ebt i kishte jasht\u00eb makine dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar kapte der\u00ebn e makin\u00ebs p\u00ebr ta mbyllur me \u00e7ka i godiste k\u00ebmb\u00ebt e veta duke mos pasur kontroll n\u00eb veprimet e tij\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb deklaruar i dyshuari Rrahmani.<\/p>\n<p>I dyshuari tutje ka p\u00ebrshkruar edhe momentin e vendosjes se prangave tek tani i ndjeri, ku ka th\u00ebn\u00eb se ka asistuar rreshterin dhe n\u00eb ato momenti gjith\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn \u201cduarthat\u00eb\u201d, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll tani t\u00eb ndjerin, pasi sipas tij ai ka pasur reagime trupore t\u00eb pakontrolluara.<\/p>\n<p>\u201cE kemi shtri p\u00ebr toke me \u00e7\u2019rast kemi b\u00ebr\u00eb arrestimin e tij dhe kjo ka ndodh\u00eb e gjitha\u201d, ka deklaruar ai para Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p> Zyrtari tjet\u00ebr policor, i dyshuari Endrit Beqiri, ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, kur nj\u00eb patrull\u00eb policore e ka ndaluar dhe af\u00ebr patrull\u00ebs ka qen\u00eb vetura Golf 7. Sipas tij, aty ka par\u00eb tre zyrtar\u00eb policor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndronin af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb shoferit, ku ishte i ulur nj\u00eb person.<\/p>\n<p>\u201cE kam v\u00ebrejt\u00eb se personi kishte veprime t\u00eb \u00e7rregullta duke e goditur veten me duar si dhe e qitke kok\u00ebn jasht\u00eb vetur\u00ebs dhe u futke p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vetur\u00eb duke i d\u00ebrguar duart te koka, k\u00ebto jan\u00eb pamjet t\u00eb cilat i kam par\u00eb un\u00eb nga vetura ime t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb ndaloj policia\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, qytetari tani i ndjer\u00eb papritmas del nga vetura dhe rr\u00ebzohet, por thot\u00eb se nuk e di n\u00ebse rr\u00ebzohet vet\u00eb apo nga zyrtar\u00eb policor\u00eb, mir\u00ebpo q\u00eb reagimi i zyrtar\u00ebve policor\u00eb thot\u00eb se ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto momente pasi tre zyrtar\u00eb policor\u00eb e kap\u00ebn personin, mbrapa meje sa un\u00eb isha n\u00eb vetur\u00eb ka vrapuar nj\u00eb zyrtar policor drejt personit p\u00ebr t\u2019ju asistuar koleg\u00ebve t\u00eb tij, rrug\u00ebs zyrtarit policor i bie shufra af\u00ebr vetur\u00ebs time pastaj kam dal nga automjeti e kam kapur shufr\u00ebn ja kam ofruar kolegut t\u00eb cilit i ra dhe k\u00ebtu kam v\u00ebrejtur se t\u00eb nj\u00ebjti nuk po arrijn\u00eb ta futin n\u00ebn kontroll duke ja kthyer dor\u00ebn n\u00eb pozicionin p\u00ebr ta prangosur dhe un\u00eb i kam ndihmuar zyrtarit policor i cili nuk ka arrinte ta kthente dor\u00ebn n\u00eb pozicionin p\u00ebr prangosje duke qen\u00eb se personi ishte shum\u00eb i fuqish\u00ebm\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar q\u00eb gjat\u00eb asistimit n\u00eb arrestim n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka qen\u00eb i vendosur mbi trupin e personit p\u00ebr ta neutralizuar, por veprimi i vet\u00ebm ka qen\u00eb vendosja e dor\u00ebs n\u00eb pozit\u00ebn p\u00ebr prangosje.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb prangosur i nj\u00ebjti nuk ka shfaqur rezistenc\u00eb dhe k\u00ebtu nga ana e djatht\u00eb ja kam futur dor\u00ebn n\u00eb mes kraharorit p\u00ebr ta ngritur, aty kam v\u00ebrejtur se personi ishte pa vet\u00ebdije por i ka pasur syt\u00eb e hapur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kam tentuar t\u2019ia kthej vet\u00ebdijen duke ja shkundur fytyr\u00ebn, duke i than\u00eb zgjohu, n\u00eb at\u00eb moment ka ardh\u00eb nj\u00eb qytetar me nj\u00eb shishe uj\u00eb dhe me ka dh\u00ebn\u00eb pastaj me ata uj\u00eb ja kam hedhur ne fytyr\u00eb me bindje q\u00eb t\u2019i kthehet vet\u00ebdija, pastaj ja kam lagur edhe qafen\u201d, ka deklaruar ai n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Tutje, sipas tij, ka d\u00ebgjuar nj\u00eb z\u00eb i cili ka th\u00ebn\u00eb se po vjen ambulanca, dhe \u00ebsht\u00eb ngritur nga vendi dhe ka shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit p\u00ebr ta larguar nga rruga.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb arritur ambulanca kam asistuar stafin e emergjenc\u00ebs p\u00ebr ta futur personin n\u00eb ambulance\u201d, thuhet t\u00eb ket\u00eb deklaruar Beqiri n\u00eb Prokurori. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Dega n\u00eb Lipjan m\u00eb 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin p\u00ebr nj\u00eb muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan. \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, ka siguruar Dosjen e Prokuroris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe deklarimet e t\u00eb dyshuarve dh\u00ebn\u00eb para prokurorit t\u00eb shtetit. N\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dyshuarit para prokurorit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb intervistuar rreshteri Ibrahim Nela, i cili ka deklaruar se n\u00eb momentin kur ka mb\u00ebrritur n\u00eb lokacion, zyrtari policor Albian Retkoceri ka qen\u00eb duke<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":11241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[64],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11239"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11239"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11240,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11239\/revisions\/11240"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}