{"id":11217,"date":"2025-07-09T16:47:39","date_gmt":"2025-07-09T15:47:39","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=11217"},"modified":"2025-07-09T16:47:39","modified_gmt":"2025-07-09T15:47:39","slug":"detajet-nga-dosja-e-prokurorise-per-vdekjen-e-agon-zejnullahut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/07\/09\/detajet-nga-dosja-e-prokurorise-per-vdekjen-e-agon-zejnullahut\/","title":{"rendered":"Detajet nga dosja e Prokuroris\u00eb p\u00ebr vdekjen e Agon Zejnullahut"},"content":{"rendered":"<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d e ka siguruar nga burime brenda Prokuroris\u00eb, thuhet se m\u00eb 7 korrik 2025, rreth or\u00ebs 00:10 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cHajredin Bajrami\u201d n\u00eb Lipjan, t\u00eb pandehurit duke vepruar nga pakujdesia, n\u00eb bashk\u00ebkryerje privojn\u00eb nga jeta nga pakujdesia tani t\u00eb ndjerin Agon Zejnullahu.<\/p>\n<p>Aty thuhet se pasi kishin pranuar informacionin se nj\u00eb qytetar \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb pakontrolluara, e po ashtu \u00ebsht\u00eb duke sulmuar kalimtar\u00ebt e rastit dhe veturat n\u00eb l\u00ebvizje, zyrtar\u00ebt policor\u00eb e hasin tani t\u00eb ndjerin Agon Zejnullahu.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs, tani i ndjeri Zejnullahu, pasi q\u00eb i v\u00ebren zyrtar\u00ebt policor\u00eb duke vrapuar, afrohet tek vetura e Policis\u00eb e cila ishte n\u00eb l\u00ebvizje dhe n\u00eb nj\u00eb moment i nj\u00ebjti rr\u00ebzohet p\u00ebr toke, nd\u00ebrsa vetura e Policis\u00eb vazhdon l\u00ebvizjen p\u00ebrreth 20 metra dhe parkohet.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se tani i ndjeri Zejnullahu, ngritet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke pasur ekuilib\u00ebr t\u00eb \u00e7rregullt dhe vrapon n\u00eb drejtim t\u00eb zyrtarit policor Albian Retkoceri, ku i nj\u00ebjti p\u00ebrdor sprejin lotsjell\u00ebs ndaj qytetarit, i cili m\u00eb pas futet n\u00eb ul\u00ebsen e shoferit n\u00eb vetur\u00ebn \u201cVW Golf 7\u201d, e cila ishte e ndaluar n\u00eb vend t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Prokuroris\u00eb, n\u00eb vendin e ngjarjes kan\u00eb prezantuar edhe t\u00eb dyshuarit- zyrtar\u00ebt policor\u00eb Artidon Konxheli dhe Liridon Rrahmani, t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb zyrtare si dhe i dyshuari zyrtari policor Endrit Beqiri, i cili kishte qen\u00eb jasht\u00eb detyr\u00ebs zyrtare dhe kalimtar i rastit.<\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebrshkruan se tani i ndjeri Agon Zejnullahu, n\u00eb disa momente tenton t\u00eb dal\u00eb nga vetura, mir\u00ebpo e qet\u00ebson qytetari G.B (vozit\u00ebsi i vetur\u00ebs Golf 7), mir\u00ebpo n\u00eb nj\u00eb moment i nj\u00ebjti arrin ta hap\u00eb der\u00ebn e vetur\u00ebs dhe del nga vetura duke tentuar t\u2019iu shmanget zyrtar\u00ebve policor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dosjes se Prokuroris\u00eb, aty nd\u00ebrhyn\u00eb rreshteri Ibrahim Nela, i cili e kap\u00eb tani t\u00eb ndjerin nga krahu i majt\u00eb dhe i nj\u00ebjti rr\u00ebzohet n\u00eb tok\u00eb, e q\u00eb dyshohet se bie me kok\u00eb nga ana e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, thuhet se zyrtar\u00ebt policor\u00eb intervenojn\u00eb duke tentuar ta prangosin dhe vendosen mbi trupin e tij, ku rreshteri q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb tek k\u00ebmb\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>\u201cKu me duar i mban k\u00ebmb\u00ebt, po ashtu n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb qytetarit n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb regjionit t\u00eb shpin\u00ebs ndodhet zyrtari policor Liridon Rahmani i cili kishte veshur jelekun reflektues dhe s\u00eb bashku me zyrtarin policor Albian Retkoceri, q\u00eb ndodhej n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb qytetarit kishin kapur dor\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb tij duke tentuar t\u2019i vendosin prangat\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se zyrtari policor Artidon Konxheli, kishte vendosur gjurin e tij n\u00eb regjionin e shpin\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qaf\u00ebs s\u00eb tani t\u00eb ndjerit, nd\u00ebrsa dor\u00ebn i kishte vendosur tek koka e tij. Kurse, thuhet se zyrtari policor Endrit Beqiri, i asiston koleg\u00ebve t\u00eb tij duke e kapur dor\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tani t\u00eb ndjerit p\u00ebr ta kthyer n\u00eb pozicionin e prangosjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, zyrtar\u00ebt Artidoni dhe Endriti nd\u00ebrrojn\u00eb vendet, ku Artioni p\u00ebrs\u00ebri vendoset n\u00eb pozit\u00ebn para trupit t\u00eb tani t\u00eb ndjerit dhe vendos gjurin e majt\u00eb t\u00eb tij n\u00eb regjionin e shpin\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qaf\u00ebs, nd\u00ebrsa dor\u00ebn e djatht\u00eb e vendos\u00eb n\u00eb regjionin e kok\u00ebs, ku dyshohet se nga pakujdesia e tyre, tashm\u00eb i ndjeri Agon Zejnullahu kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb gjat\u00eb arrestimit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, dyshohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d nga neni 175 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>27-vje\u00e7ari Agon Zejnullahu vdiq n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 7 korrikut n\u00eb Lipjan, pasi u arrestua nga policia n\u00ebn dyshimin se n\u00eb gjendje t\u00eb dehur po sulmonte automjete e kalimtar\u00eb. Lidhur me rastin, pes\u00eb zyrtar\u00eb policor\u00eb jan\u00eb ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d, nd\u00ebrkaq Inspektorati Policor i Kosov\u00ebs ka rekomanduar suspendimin e tyre. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d e ka siguruar nga burime brenda Prokuroris\u00eb, thuhet se m\u00eb 7 korrik 2025, rreth or\u00ebs 00:10 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cHajredin Bajrami\u201d n\u00eb Lipjan, t\u00eb pandehurit duke vepruar nga pakujdesia, n\u00eb bashk\u00ebkryerje privojn\u00eb nga jeta nga pakujdesia tani t\u00eb ndjerin Agon Zejnullahu. Aty thuhet se pasi kishin pranuar informacionin se nj\u00eb qytetar \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb pakontrolluara, e po ashtu \u00ebsht\u00eb duke sulmuar kalimtar\u00ebt e rastit dhe veturat n\u00eb l\u00ebvizje, zyrtar\u00ebt policor\u00eb e hasin tani t\u00eb ndjerin Agon Zejnullahu. Sipas k\u00ebrkes\u00ebs, tani i ndjeri Zejnullahu, pasi q\u00eb i v\u00ebren zyrtar\u00ebt policor\u00eb duke vrapuar,<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11185,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[63],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11217"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11217"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11219,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11217\/revisions\/11219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}