{"id":11167,"date":"2025-07-08T20:15:16","date_gmt":"2025-07-08T19:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/shenjester.net\/?p=11167"},"modified":"2025-07-08T20:15:16","modified_gmt":"2025-07-08T19:15:16","slug":"vdekja-e-agon-zejnullahut-reagime-sqarime-dhe-heshtje-rreth-rastit-qe-tronditi-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/2025\/07\/08\/vdekja-e-agon-zejnullahut-reagime-sqarime-dhe-heshtje-rreth-rastit-qe-tronditi-kosoven\/","title":{"rendered":"Vdekja e Agon Zejnullahut: Reagime, sqarime dhe heshtje rreth rastit q\u00eb tronditi Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Kosov\u00ebs ka d\u00ebrguar nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media duke sqaruar rrethanat e rastit ku vdiq nj\u00eb 27-vje\u00e7ar n\u00eb Lipjan pas arrestimit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij institucioni, para arrestimit t\u00eb personit, zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb komunikuar dhe negociuar me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebr 5-6 minuta, me q\u00ebllim t\u00eb bindjes s\u00eb tij p\u00ebr shoq\u00ebrim n\u00eb stacion policor.<\/p>\n<p>Po ashtu, Policia thot\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mbik\u00ebqyr\u00ebsi i nd\u00ebrrimit ka telefonuar ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore personit, pasi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka v\u00ebrejtur gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore dhe psikologjike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb, i nj\u00ebjti ka qen\u00eb jo bashk\u00ebpunues dhe ka tentuar t\u00eb ik\u00eb, por zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb arritur ta arrestojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Policia ka th\u00ebn\u00eb se autoambulanca me ekipin mjek\u00ebsor emergjent, kan\u00eb arritur n\u00eb vendin e ngjarjes brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb (3 min), p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb, ku m\u00eb pas nj\u00ebsia emergjente ka konstatuar vdekjen e tij. <\/p>\n<p>Policia ka deklaruar se n\u00eb vendngjarje te personi jan\u00eb gjetur n\u00eb posedim gj\u00ebsende personale dhe substanc\u00eb pluhur q\u00eb dyshohet t\u00eb jet\u00eb narkotike, e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekzaminim.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i 27-vje\u00e7arit q\u00eb vdiq n\u00eb Lipjan pas arrestimit nga Policia, Alban Zejnullahu, ka th\u00ebn\u00eb se v\u00ebllai i tij ka vdekur si pasoj\u00eb e dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur ndaj tij.<\/p>\n<p>Viktima, sipas tij, ka pasur m\u00eb shum\u00eb se 20 plag\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e trupit.<\/p>\n<p>Zejnullahu ka shtuar se deri tash askush nga institucionet nuk i ka kontaktuar.<\/p>\n<p><strong>Reagimet<\/strong><\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka reaguar sot, m\u00eb 08.07.2025, lidhur me vdekjen e 27-vje\u00e7arit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan, i cili dyshohet se vdiq deri sa po arrestohej pak pas mesnat\u00ebs, m\u00eb 07.07.2025.<\/p>\n<p>Osmani tha se t\u00eb gjitha rrethanat e k\u00ebtij rasti duhet t\u00eb hetohen menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet t\u00eb vihet p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb pa asnj\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNgjarja e r\u00ebnd\u00eb dhe trondit\u00ebse e vdekjes s\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu 27-vje\u00e7ar, rreth s\u00eb cil\u00ebs ekzistojn\u00eb dyshime serioze se ka ndodhur gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb, k\u00ebrkon urgjentisht transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe drejt\u00ebsi t\u00eb pakompromis\u201d- thuhet n\u00eb njoftimin e Presidenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes tragjike t\u00eb 27-vje\u00e7arit Agon Zejnullahu, i cili humbi jet\u00ebn n\u00eb duart e zyrtar\u00ebve policor\u00eb. Bajrami ka shprehur ngush\u00ebllimet p\u00ebr familjen e t\u00eb ndjerit, duke e cil\u00ebsuar rastin si alarmant dhe k\u00ebrkuar hetim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm e t\u00eb gjithansh\u00ebm:<\/p>\n<p>&#8220;Shpreh ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta p\u00ebr familjen Zejnullahu dhe p\u00ebr gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr vdekjen e Agonit!<\/p>\n<p>Prokuroria dhe Inspektorati Policor duhet ta hetojn\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb rast &#8211; t\u00eb gjitha rrethanat dhe pistat e mundshme, dhe t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb detaje rastin e vdekjes s\u00eb 27-vje\u00e7arit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb hetimi t\u00eb zhvillohet pa asnj\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs dhe Inspektorati Policor, duhet t\u00eb garantojn\u00eb zbatimin e standardeve profesionale dhe respektimin e ligjit n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb ndalimit apo trajtimit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, deri te deputeti Kurti, i cili vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb pozit\u00ebn e kryeministrit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Ne kemi p\u00ebrkrahur dhe do t\u00eb p\u00ebrkrahim k\u00ebrkesat e ligjshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira pune dhe mb\u00ebshtetje institucionale, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari dhe zbatim t\u00eb ligjit!&#8221;<\/p>\n<p>Pas vdekjes tragjike t\u00eb 27-vje\u00e7arit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan, vdekje q\u00eb tronditi opinionin publik, duke ngritur dyshime serioze p\u00ebr tejkalim t\u00eb autorizimeve nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, profesori Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin p\u00ebr rrezikun e institucionalizimit t\u00eb dhun\u00ebs brenda organeve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar sjelljes represive t\u00eb autoriteteve n\u00eb Serbi ndaj protestuesve, Krasniqi b\u00ebri thirrje p\u00ebr vigjilenc\u00eb ndaj tendencave t\u00eb ngjashme q\u00eb mund t\u00eb shfaqen edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse policia lejohet t\u00eb sillet brutalisht ndaj nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve, nj\u00eb pakice etnike a fetare, me koh\u00eb ajo fillon e sillet keq ndaj t\u00eb gjith\u00ebve. Ne duhet ta ndalim tendenc\u00ebn e till\u00eb n\u00eb policin\u00eb e Kosov\u00ebs. Shikojeni rastin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Serbi: ajo po b\u00ebn terror mbi protestuesit serb\u00eb. Ajo polici \u00ebsht\u00eb dresuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb terror e krime ndaj joserb\u00ebve, serb\u00ebt jan\u00eb pajtuar, ose kan\u00eb heshtur. Tash po ajo polici u \u00ebsht\u00eb drejtuar vet\u00eb serb\u00ebve.\u201d &#8211; shkroi Krasniqi.<\/p>\n<p><strong>HESHTJA<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti nuk ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr rastin. <\/p>\n<p>N\u00eb heshtje ka q\u00ebndruar edhe drejtori i Policis\u00eb, Gazmend Hoxha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Kosov\u00ebs ka d\u00ebrguar nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media duke sqaruar rrethanat e rastit ku vdiq nj\u00eb 27-vje\u00e7ar n\u00eb Lipjan pas arrestimit. Sipas k\u00ebtij institucioni, para arrestimit t\u00eb personit, zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb komunikuar dhe negociuar me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebr 5-6 minuta, me q\u00ebllim t\u00eb bindjes s\u00eb tij p\u00ebr shoq\u00ebrim n\u00eb stacion policor. Po ashtu, Policia thot\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mbik\u00ebqyr\u00ebsi i nd\u00ebrrimit ka telefonuar ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore personit, pasi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka v\u00ebrejtur gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore dhe psikologjike. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb, i nj\u00ebjti ka qen\u00eb jo bashk\u00ebpunues dhe ka tentuar t\u00eb ik\u00eb,<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":11168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"rank_math_lock_modified_date":false,"slim_seo":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[64],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11167"}],"collection":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11167"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11167\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11170,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11167\/revisions\/11170"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shenjester.net\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}